Arkiv-Op-Ed

Jo, nuk u krye, Bacë! Vetëm ja ka nisë...

Postuar në 19 Shkurt, 2013 03:51

Para më shumë se 5 vjetësh, 3 ditë pas shpalljes zyrtare të Pavarësisë së Kosovës nga Parlamenti i Kosovës, saktësisht më 20.2.2008, e kisha shkruar një artikull me titull provokues: “Jo, nuk u krye, Bacë! Vetëm ja ka nisë..:” dhe të njëjtën ua dërgova disa gazetave dhe disa faqeve tona shqiptare në internet.

5 vjet vendnumëro

Postuar në 18 Shkurt, 2013 04:35

NË KOSOVË, NË NJË  cikël që përsëritet në një harmoni të çuditshme, përafërsisht çdo 8 vjet, ndodh nga një ngjarje shumë e rëndësishme që ndikon rrënjësisht në jetën e qytetarëve. Mbase kjo mund të qëndrojë si e vërtetë edhe pothuajse përgjatë krejt 100-vjetorit, që nga pavarësia e Shqipërisë, gjegjësisht okupimi i Kosovës nga Serbia, por me një ritëm shumë të saktë, veçanërisht, ky cikël konstant prej mesatarisht 8 vjetësh është i vërejtshëm në këta 40 vjetët e fundit.

Schmitt-i dhe dekadenca e frikshme e studimeve historike jashtë Shqipnisë

Postuar në 16 Shkurt, 2013 05:38

 

Enciklopedia (e lajthitjeve identitare) maqedonase

Postuar në 15 Shkurt, 2013 03:47

LAJTHITJA E PARË: Maqedonasit vrapojnë në Bullgari për t’u pajisur me pasaporta bullgare dhe kjo nuk i pengon ata të vazhdojnë ta quajnë veten patriot. Kështu parapëlqen të vetëtrajtohet edhe ish-kryeministri Georgivski, i cili qysh para disa viteve me dokumente ishte bërë bullgar. Sipas raporteve të mediave, vetëm në Qystendil jetojnë mbi pesë mijë maqedonas, të cilët morën pasaporta bullgare me procedurë speciale.

Ndarja e fajit

Postuar në 13 Shkurt, 2013 04:50

Hashim Thaçi e Ivica Dacic janë përfituesit më të mëdhenj të përfshirjes së dyshes presidenciale në dialog. Ata nuk do të jenë fajtorët e vetëm për rezultatin përfundimtar.

 

Atifete Jahjaga e Tomislav Nikolic mund t’i mbrojnë deklarativisht pozicionet “e forta” të shteteve që udhëheqin, por shefat e qeverive të tyre, Hashim Thaçi e Ivica Dacic në praktikë po provojnë të gjejnë zgjidhje – natyrisht duke bërë kompromise.

Tabir Saraji dhe interpretimi i 21 Janarit

Postuar në 12 Shkurt, 2013 06:51

Emanuel Kanti besonte që realiteti i konformohet mendjes së njeriut. Por kjo nuk do të thotë se ne mund ta lexojmë realitetin si të duan interesat tona. Objektiviteti i njohjes qëndron në faktin se realiteti u ofrohet mendjeve normale në një formë dhe përmbajtje konstante. Por ky objektivitet cenohet pikërisht kur vjen momenti i interpretimit të të dhënave të realitetit nga vetë mëndja. Përgjithësisht njerëzit bien dakord për sa i takon interpretimit të fakteve natyrore. Por ndryshon puna në sferën shoqërore.

Gjykata dhe puçi i 21 janarit

Postuar në 10 Shkurt, 2013 10:34

 

Masakra e shqiptareve të palinduna

Postuar në 10 Shkurt, 2013 07:04

Quhet “abort selektiv” dhe ka për qëllim me ia pre fillin e jetës krijesave që kanë fatin e keq me i përkit seksit femnor. Tashma kjo praktikë në Shqipní po përcakton nga pikëpamja sociologjike nji të ardhme të zymtë ku për nji femën mbas disa vitesh do të ketë tre ose ma shumë meshkuj.

Fenomeni quhet gendercide, ai specifik i vrasjes së fetusit të krijesave që i përkasin seksit femnor quhet femicide, dhe praktikohet kryesisht për arsye kulturale, jo vetëm në vende si Kina e India por tash së fundi edhe në Shqipni, ku ekziston nji shoqni tejet anmiqsore ndaj femnave.

Drejtësia vdiq, të na rrojë bujqësia!

Postuar në 08 Shkurt, 2013 02:46

Gjykata e Tiranës sot mori një vendim, që lajmeroi shqiptarët dhe botën mbarë se deformimi I demokracisë shqiptare arriti shkallën e vet të fundit. Sot edhe ata që besonin tek tranzicioni i zgjatur I Shqipërisë nga diktatura në demokraci, e morën vesh se ky tranzicioni ynë i programuar në zyrat e Partisë së Punës dhe i drejtuar nga besnikët fanatikë të diktaturës komuniste paskej qenë vërtet sui generis.

Cilët janë Lance Armstrongët tanë?

Postuar në 07 Shkurt, 2013 07:14

LANCE ARMSTRONG gjithsesi është hero. Por, jo ai që kishte qenë deri dje. Çiklisti më i famshëm i të gjitha kohëve, për vite e vite me radhë ka shërbyer si frymëzim shpresëdhënës i të gjithë njerëzve, si rrëfim i personit që mundi sëmundjen vdekjeprurëse dhe u bë kampion absolut sportiv. Pasi që ia kishte dalë të shërohet nga kanceri në testikuj, që i ishte shpërndarë edhe në tru dhe mushkëri, Lance jo vetëm që iu kthye sportit sërish, por arriti deri atëherë të paimagjinueshmen: fitoi plot shtatë gara Tour de France radhazi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed