Arkiv-Op-Ed

Taksë progresive? Jo, faleminderit!

Postuar në 08 Shkurt, 2012 04:34

Në debatin mbi sistemin fiskal që duhet adoptuar në Shqipëri (maxhoranca ka zgjedhur të mbrojë e të praktikojë taksimin e sheshtë, dhe opozita e majtë atë progresiv), janë dëgjuar zëra të shumtë. Ne të website-it respublica.al u kemi dhënë vend zërave në favor të taksimit progresiv; dhe kjo për shkak të frymëzimit liberal-progresist, mbi të cilin është ngritur kulturalisht vetë ëebsite-i. Por ka dhe zëra të tjerë që mbrojnë tezën e kundërt. Një nga këta është dhe Besart Kadia, i cili ka shkruar për Mapon artikullin e mëposhtëm. Është mirë të njihen të gjitha këndvështrimet. Redaksia.

Ballkani, para ndryshimeve të reja të kufijve

Postuar në 06 Shkurt, 2012 15:24

Ballkani Perëndimor mund të pësojë ndryshime të kufijve – ka tërhequr vërejtjen Instituti Gjerman për Politika dhe për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare në studimin e tij të fundit.  Studimi i titulluar “Rasti normal nuk planifikohet – dhjetë situata politike që meritojnë vëmendje”, i realizuar në nëntor të vitit 2011, ka pasur në cak të analizës edhe situatën në Ballkanin Perëndimor, ku ka nxjerrë në pah që në Ballkan, në një të ardhme, mund të ketë sërish ndryshim të kufijve aktualë. 

Për një opozitë ndryshe

Postuar në 06 Shkurt, 2012 07:19

Cilido mund ta kujtojë fare mirë sloganin opozitar ‘përtej së majtës dhe së djathtës’ në zgjedhjet e fundit parlamentare, fiaskon që prodhoi, jo aq në rezultatin e përgjithshëm, sa në mënyrën se si u interpretua nga media dhe u prit nga publiku në përgjithësi. Në fakt, qe hiç më pak sesa një dëshirë e mirë për të imituar të paktën në nivel retorike frymën progresiste që përcolli i njëjti slogan në Britaninë e Madhe gjatë qeverisjes Blair dhe SHBA përgjatë qeverisjes Clinton.

Shokët e Çimit dhe shokët e Lulit

Postuar në 05 Shkurt, 2012 04:47

Lul Basha me siguri po e vonon vetë kthimin në Shqipëri. Tashmë i janë shtuar sikletet. Deri dje kishte intervistën te Zëri i Amerikës, kur, mesa duket i kthjelluar nga erërat e ftohta që atje fryjnë së fundmi me origjinë nga Lindja, ai shpërtheu duke i quajtur të pafajshëm “kokëpalarët” e vrarë më 21 Janar dhe duke kërkuar “nxjerrjen e përgjegjësve politikë, nga të gjitha palët”. Por sot Luli e ka pak të vështirë të vijë në Tiranë. Disa nga shokët e tij janë shkarkuar nga puna dhe sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën dhe fjalën e tij. Por ai nuk i ndihmon dot.

Basha, një "yll" që ngjitet mbi kufoma

Postuar në 04 Shkurt, 2012 10:01

Kohët fundit, në kampin blu, ka nisur të perceptohet një etje për ta reklamuar Lulzim Bashën si një “yll të ri në ngjitje” në qiellin e politikës së trazuar shqiptare. Dhe më shumë se me karrierën e tij politike, kjo tendencë duket se lidhet me nevojën që po shfaqet në kampin blu, për një dalje të butë të Sali Berishës nga politika, tani që më shumë se kufijtë fizikë, janë ata politikë që e bëjnë vazhdimin e karrierës së tij, haptazi të demoduar përballë rotacionit normal të lidershipeve që sugjeron një demokraci normale. Shkurt, në kampin blu kanë nisur të mendojnë për “pasardhësin”.

“Heronjtë” e Berishës po frikësohen

Postuar në 04 Shkurt, 2012 06:57

Tre deputetë të opozitës dorëzuan të enjten në sallën e Kuvendit imunitetin e tyre për tu rihetuar lidhur me rolin e tyre më 21 Janar. Të tri deputetët ishin të qartë në dy pika: Që nuk ishin të shqetësuar nga hetimi, dhe që kërkonin hetim dhe për Sali Berishën. Ky i fundit sikur ta kishte parandjerë furtunën ndaj tij, mungoi në sallë. I qartë se topi ngelej në fushë të tij dhe akuzat për vrasje do t’i bëheshin para syve, ai shmangu seancën që e ka kërkuar aq shumë në çdo takim me ambasadorë apo zyrtarë të huaj, të shqetësuar për hetimin e 21 Janarit.

Nevojë për pak shtet

Postuar në 03 Shkurt, 2012 04:51

Jemi në nji krizë të thellë institucionale, e ndoshta kjo asht kriza jonë vendimtare, ajo që mund të zgjidhë nji herë e mirë, pozitivisht ose negativisht, problemet aktuale. Enti në krizë asht shteti, pra ne të gjithë, madje diçka ma shumë se ne të gjithë të marrun së bashkut, pse në krizë asht edhe e ardhmja jonë. Jo e nesërmja, ajo që vjen mekanikisht si pasojë e rrotullimit të Tokës, por e ardhmja e qytetarëve që kanë me banue mbas disa vitesh në vendin tonë.

Romët, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhë”

Postuar në 02 Shkurt, 2012 03:08

Pas Gërdecit, ngjarja më e rëndë që kam përjetuar në këtë vend, është ajo që atëherë kur ndodhi, gati një vit më parë, u denoncua me mjaft vonesë: spastrimi racor i 45 (a më shumë) familjeve rome në periferi të Tiranës, të njëjtët që pamë dje të merreshin në mbrojtje të drejtpërdrejtë nga Avokati i Popullit.

Edhe 21 janari është i rëndë, e unë nuk e harroj 21 janarin. Por, romët e djegur te Stacioni i Trenit nuk kanë ardhur kurrë në derën e kryeministrit. Ata ndoshta nuk kanë hyrë kurrë as në qendër të Tiranës, përveçse për të lypur.

Marrí dhe utopi

Postuar në 01 Shkurt, 2012 06:52

Duke e përdorur Beogradin për të shantazhuar, e Tiranën për të përfituar, nuk bëjmë gjë tjetër vetëm ngecim në vend, të lumtur me marritë dhe utopitë tona.

Një fotografi në të cilën Ibrahim Rugova shihet duke ia shtrënguar dorën Slobodan Milosevicit dhe duke buzëqeshur është përdorur për vite të tëra nga kundërshtarë të tij, ndër të cilët më së shumti anëtarë të PDK’së, për ta luftuar e shantazhuar atë.

Në kërkim të një “vendi” pune

Postuar në 31 Janar, 2012 13:12

Duke folur për një televizion, ditë më parë, pyetjes se si e priste fushatën e vitit 2013, Kryeministri Berisha iu përgjigj se e konsideronte mandatin e tretë, si një magnet. Pra, si një tërheqje thuajse hyjnore, fatale e të pashmangshme. Ky teatralitet i kreut të shumicës nuk është as i ri e as i padëgjuar më parë. Ai është përbetuar historikisht se do të bënte një gjë, për të bërë të nesërmen krejt të kundërtën. Edhe kur thotë se nuk do të jetë ai kreu i shtetit, kjo duhet besuar vetëm për momentin kur Berisha shprehet ashtu.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed