Taksë progresive? Jo, faleminderit!

Postuar në 08 Shkurt, 2012 04:34

Në debatin mbi sistemin fiskal që duhet adoptuar në Shqipëri (maxhoranca ka zgjedhur të mbrojë e të praktikojë taksimin e sheshtë, dhe opozita e majtë atë progresiv), janë dëgjuar zëra të shumtë. Ne të website-it respublica.al u kemi dhënë vend zërave në favor të taksimit progresiv; dhe kjo për shkak të frymëzimit liberal-progresist, mbi të cilin është ngritur kulturalisht vetë ëebsite-i. Por ka dhe zëra të tjerë që mbrojnë tezën e kundërt. Një nga këta është dhe Besart Kadia, i cili ka shkruar për Mapon artikullin e mëposhtëm. Është mirë të njihen të gjitha këndvështrimet. Redaksia.

Para disa ditësh, sekretari i Shtetit për Financat në Austri, Andreas Schieder, në një takim me kreun e opozitës, Edi Rama, tha se “taksimi i sheshtë në nivel të ulët nuk është një ide e mirë, pasi favorizon vetëm të pasurit dhe u merr paratë njerëzve të varfër”. Më pas Sekretari i Shtetit mësohet të jetë shprehur se sistemi progresiv i taksave është i rëndësishëm si për Austrinë ashtu edhe për Shqipërinë. Andreas Schieder nuk është ligjbërës në Shqipëri dhe as ekonomist me ndikim, por mik i vendit tonë duket se është, ndaj, duke e marrë në konsideratë vërejtjen e tij, natyrshëm shtrohet pyetja: mundet me të vërtetë Shqipëria të përfitojë nga një taksë progresive në këto kohëra dhe të ndihmojë shtresat në nevojë?

Dhe më pas edhe pyetja tjetër po aq e rëndësishme: çfarë ndikimi do japë ajo në rritjen ekonomike afatgjatë të vendit?

Austria, sikundër dhe shumë shtete të Europës Perëndimore, ka krijuar modelin e shteteve sociale ku shteti synon të përmirësojë dhe mbrojë interesat e qytetarëve të saj nëpërmjet rishpërndarjes së pasurisë dhe ofrimit falas të shumë shërbimeve në ekonomi. Për këtë arsye, në rast se do të përdorim te ne sistemin a taksave si në Austri, do të implementonim tatim të sheshtë mbi fitimin në  masën 25% dhe që arrin deri në 35% në rast se je një rezident i huaj. Këtu duhet bërë dallimi me tatimin mbi të ardhurat, të cilat janë progresive.

Tatimi mbi të ardhurat personale atje fillon nga 0% për të ardhura vjetore në 11 000 euro, duke u rritur gradualisht deri sa arrin nivelin prej 50% kur të ardhurat janë mbi 60 000 euro. Kuptohet se niveli i të ardhurave në të cilin taksa progresive do të aplikohet në Shqipëri do jetë më i ulët, pasi dhe pagat vjetore janë më të ulëta se në Austri, por sërish taksa progresive që na jepet si model nga Austria po të zbatohet do të thotë që bankieret tanë, inxhinierët, e avokatët do të duhet të japin gjysmën e të ardhurave të tyre shtetit, pas një niveli të caktuar të ardhurash.

Nga ana tjetër ky sistem taksash nuk ndihmon në stimulin fiskal. Vetë vendet e Europës Perëndimore gjatë krizës financiare janë munduar të ulin sa më shumë nivelin e taksave për të ndikuar sadopak në përmirësimin e nivelit të të ardhurave reale të qytetarëve; një përgjigje klasike kejnesianiste për të rritur konsumin e më pas Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Për këtë arsye kontradikta e parë dhe mungesa e koherencës e politikave ekonomike të opozitës për rifutjen e taksës progresive në Shqipëri vjen nga argumenti i përdorur që nga viti 2008, se Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike. Për rrjedhojë, taksa progresive në një periudhë të vështirë ekonomike nuk është stimuluese dhe në të mirë të ekonomisë Shqiptare.

Por argumenti më i rëndësishëm që duhet analizuar më qartë nga ekonomistët në Shqipëri ka të bëjë me efektet e futjes së sistemit të taksave si ato në Austri në rritjen ekonomike. Ky argument ka mbërthyer botën për vite me radhë, para se të niste debati këtu në Shqipëri, i cili gjithsesi mbetet i huazuar. Dy profesorë me influencë në Amerikë, Alberto Alesina dhe Dani Rodrik, kanë shkruar një artikull akademik më 1994, që akoma dhe sot është ndër më të cituarit në ekonomi, me titull “Politikat e Rishpërndarjes dhe Rritja Ekonomike”. Ky punim ka si qëllim parësor të studiojë marrëdhënien që ka politika me rritjen ekonomike në një model të thjeshtë të “rritjes së brendshme”, ku qytetarët kanë perceptime të ndryshme për shpërndarjen e pasurisë. Pika kryesore e modelit është se individët janë të ndryshëm dhe për rrjedhojë dhe në faktorët e tyre personalë të prodhimit. Sipas tyre, janë dy tipe të faktorëve të prodhimit: faktori akumulues, pra kapitali, dhe faktori joakumulues: krahu i punës. Me kapital ata nënkuptojnë çdo aset që çon në rritjen e produktivitetit si kapital fizik e njerëzor dhe avancim teknologjik. Për rrjedhojë, të ardhurat nga këto të fundit janë zakonisht më të larta se nga krahu i punës që, sipas tyre, është i pakualifikuar dhe për rrjedhojë dhe me pagesë të ulët. Pra, taksat progresive i shërbejnë politikave të rishpërndarjes dhe jo produktivitetit ku të ardhurat në ekonomi transferohen te punëtorët e pakualifikuar dhe për rrjedhojë ulin incentivat për të akumuluar kapital nga individë, kompani inovatore apo me mundësi financiare për të investuar dhe për të hapur vende të reja pune. Për shkak të 50 vjetëve komunizëm, Shqipëria sot ka nevojë për rritjen e kapitalit njerëzor e fizik më shumë se çdo gjë tjetër!

Këtu reflektohet dhe ndarja mes politikanëve, të cilët janë të shqetësuar në shpërndarjen e tortës dhe për rrjedhojë në vota, dhe ekonomistëve, të cilët janë më të interesuar në bërjen e tortës sa më të madhe. Politikanët kanë dy zgjedhje për të bërë, me pasoja në rritjen ekonomike. Në rast se e shohin votuesin tipik si të varfër, atëherë zgjedhja që mund të maksimizojë numrin e votave është në rritjen e nivelit të taksave për bizneset e sipërmarrësit e bankat dhe më pas rishpërndarjen e kësaj pasurie. Nga ana tjetër, në rast se mendojnë se rritja ekonomike dhe stabiliteti ekonomik është më i rëndësishëm në periudhën afatgjatë, ata do të imponojnë taksa të ulëta që ndihmojnë në rritjen e kapitalit prodhues, që më pas sjell vende pune të reja. Por kontradikta në këtë sistem është se ajo që mund të maksimizojë votat nuk sjell rritje ekonomike!

Në rast se do të përdorim sistemin fiskal Austriak, atëherë do të ketë impakt direkt në nxitjen për shkollim apo investim në një ekonomi. Për të parë sesi do të ndikonte në rritjen ekonomike afatgjatë, kujtojmë vështirësinë e akumulimit të burimeve njerëzore të mirarsimuara në Amerikë, Itali e Angli. Në rast se pas studimeve ata do të marrin një rrogë afërsisht katër herë më të lartë se paga mesatare në Shqipëri dhe vendoset një tatim mbi të ardhurat deri në 50%, atëherë shtysa për brezat e ardhshëm që të shkojnë e të studiojnë jashtë shtetit nuk do të jetë e lartë, pasi të ardhurat që do të marrin do të jenë më të ulëta dhe jo tërheqëse për t’u kthyer në Shqipëri. Gjithashtu, një investitor i huaj, i cili nuk e njeh realitetin e Shqipërisë, por pikëniset për çdo plan investimi prej nivelit të taksave dhe infrastrukturës energjetike dhe rrugore në hartë, kur të shohë se vendi zbaton një sistem taksash si ai në Austri, do ta mbyllte menjëherë kapitullin “Shqipëria”.

Se treti: a është ky një trend që duhet ndjekur, duke qenë se vendet e tjera fqinje po bëjnë të njëjtën gjë? Kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë. Taksa e sheshtë implementohet për momentin në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Rusi, Rumani, Bullgari, Çeki, Bosnjë-Hercegovinë etj. Të gjitha këto janë vende të Europës Lindore, të cilat kanë pasur të njëjtin problem për vite me radhë pas rënies së regjimit komunist: evazionin fiskal. Për këtë arsye, për të ulur këtë fenomen negativ, taksa e sheshtë është parë si mënyra më efikase për të konsoliduar buxhetin e shtetit dhe nxitur rritjen ekonomike. Rifutja e kësaj takse në Shqipëri do të na bënte të vetmin shtet në Ballkan me këtë praktikë. Në rast se me të vërtetë rishpërndarja e pasurisë shihet si e vetmja mundësi për barazi sociale, ka të ngjarë që kjo të dështojë pa konsoliduar të gjithë instrumentet e kontrollimit të të ardhurave personale të qytetarëve Shqiptarë. Një mënyrë është deklarimi i të ardhurave, i cili do të minimizonte evazionin fiskal. Por iniciativa e fundit për projektligjin për deklarimin e të ardhurave për të gjithë personat që realizojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit nuk është votuar nga opozita në komisionin e ekonomisë!

Sipas modelit Alesina dhe Rodrik, programi i opozitës për taksë progresive do të rriste bazën e saj elektorale, por jo rritjen ekonomike në Shqipëri. Ideologjikisht opozita nis një debat të dobishëm se cila është mënyra më e mirë për të ndihmuar shtresat në nevojë në Shqipëri. Propozimi i saj, se taksa progresive do të jetë zgjidhja, duhet parë me rezervë. Sipas hipotezës së Kuznets, gjatë rritjes ekonomike pabarazia në ekonomi fillimisht rritet dhe më pas ulet pa iu referuar taksës progresive. Rritja ekonomike dhe konkurrueshmëria duhet të mbeten përparësi për vendin tonë, siç dhe ilustron një raport i vitit 2009 i Bankës Botërore dhe PNUD-it, se varfëria në Shqipëri është përgjysmuar nga viti 2002 në vitin 2009 nga 25.4% në 12.4% të popullsisë. Për këtë arsye ka mënyra të tjera shumë më efikase e produktive që mund të ndihmohen të varfrit në Shqipëri, të cilat nuk do të cenonin konkurrueshmërinë tonë, por përkundrazi do ta rrisnin atë. Shumë shtete perëndimore kanë futur skema të ngjashme me New Deal-in amerikan, ku të papunëve apo të varfërve u ofrohet ndihmë nga shteti për t’u trajnuar e për t’u dhënë një zanat si këpucar, mekanik etj. Shkollat profesionale duhet të bëhen fokusi kryesor për këtë shtresë dhe jo shpërndarja e pasurisë.

Reformat dhe forcimi i institucioneve, liberalizimi i tregut dhe shteti i së drejtës duhet të mbeten prioritet, pasi është vërtetuar tashmë edhe nga shumë studime për Europën Lindore se këto mbeten thelbësore për një rritje të qëndrueshme dhe për një ulje të mëtejshme të varfërisë.

Besart Kadia, Mapo

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

Artikulli i ketij gazetatarit anonim te Mapos-s (te ngrije doren kush e njihte perpara) tregon qarte pse lidershipi i PS-se eshte vari i trapit. Ky tipi, qe ia fut kot ne shume pika, sidoqofte arrin te tregoje nje pike te rendesishme: se cfare lemshi behet kur ke lider per ekonomine Mimi Kodhelin. Se po te kujtohemi mire ishte e para qe foli per taksen progrsive diku ne nentor. Qe atehere Edi Rama e te tjere e kane mbeshtetur, perfshire edhe Zaloshnjen ne rradhet e ketij blogu.

Taksa progresive austriake nuk ka asnje lidhje me Shqiperine, ndryshe nga si deshiron ta nxjerre ky z. gazetar. Ajo cka ne kemi nevoje eshte taksim te te shume te pasurve dhe plote kategorive te tjera qe nuk paguajne. Sepse sic ndodh ne cdo vend me kapitalizem te eger, ashtu ka ndodhur edhe tek ne. Ke biznese si AMC qe kane fitime kolosale dhe paguajne 10 % takse mbi fitimin, po aq sa nje klub ne Burrel, i cili ndoshta e mbyll vitin me 1.000.000 leke te vjetra fitim. Sigurimet shteterore i paguan edhe ky burrelsi i varfer, ashtu si edhe TAP-in e famshem, tatimin mbi te ardhurat e punesimit. Tek ne duhet korrigjuar niveli mbi te cilin duhet taksuar. Dmth. i varfri s'duhet te paguaje. I mesmi paguan dhe i pasuri akoma me shume. Por kuptohet jo ne kuoten e 50% sic le te kuptohet ky Besarti i Cilit. Sikur valle te binim dakort mbi keto reforma, do te na duhej nje sistem i rilevimit te fitimit me saktesi per cdo qytetar dhe biznes. Kjo eshte nje pike akoma me e veshtire. Edhe ne kete pike Edi Rama çalon, si zakonisht. A e keni degjuar valle ta permendi? Po per taksen e prones? Kudo ne Europe ke takse mbi pronen apo token. Nga ana e PS-se kerkohet qartesi sidomos kur kemi parasysh se ne rradhet e tyre ka shume biznesmene qe s'do te jene te lumtur. Por ja, sa te ngreje Eglantina komisionin e rradhes, dhe do te zgjedhim edhe tekstin e reformes se taksave me komision. Do t'ia japim per teme diplome nxenesve tek Kristali, dhe pastja komisioni i Egles do te zgjedhe diplomen me te bukur.

Ciao!

Submitted by Albi (not verified) on

Ky djali nuk eshte gazetar (pse kemi gazetar ne qe dine kush eshte Alesina???) po eshte pedagog i UET-it, nga ata njerez qe Rama ua ka ndalu politiken. Po te mos kesh kaluar rinine tende neper ojq-rat e pavlefshme te Tiranes gjasat jane qe ke tru e per rrjedhoje je i rrezikshem.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Qofte ke Daja i thone kesaj pune.

Ne Shqiperi pa nje siguri politike e me kete sistem adnimistrativ te superkorruptuar vijne vetem spekullatore te huaj, mafioze qe me ane te kesaj takse kane mundesi edhe te zhvatin sa me shume. Per Salen ka rendesi te vijne thjesht sa per hyrjen e valutes ne vend keshtu mund te mbyllet vrima e zeze te defiçitit tregtar.

Ky muhabeti i taksimit eshte krejt bosh, siguri politike dhe administrate efiçente e te zbarkojne te huajt serioze edhe sikur te jete taksa hiperprogresive.

Submitted by hapi (not verified) on

Bravo Anonim.

I rroftë taksa e sheshtë kur shteti nuk të garanton se prona jote është vërtet e jotja dhe duhet të harxhosh milionat nëpër gjyqe e bakshishe për çdo hap që bën biznesi yt.

Taksa e sheshtë vetëm sa nxjerr defiçit shtetin se asgjë tjetër nuk bën!

Submitted by JeDu (not verified) on

Artikulli eshte shkruar nga dikush qe eshte i punesuar te universiteti europian i tiranes, pra eshte e qarte qe ate lloj argumentimi do bente. Disa argumente jane te sakte, sidomos fjalia e fundit e shkrimit, te tjere argumente, natyrisht qe jo. Edhe nje gje tjeter : Alesina dhe Rodrik nuk jane eksperte ne fushen e taksimit, por ne fushen e ekonomise politike, ekspertet per taksimin jane nder te tjera Emmanuel Saez, Paul Diamond (fitues i cmimit Nobel) dhe te rinj si Weinzerl etj etj. Per me teper Alesina nuk ka nje rekord te paster shkencor, dmth qe ka dale disa here se ben artikuj shkencore tendencioze per te mbeshtetur kauzat e te djathtes ne amerike, prandaj nuk eshte i paster (shkrimi i fundit qe i eshte "rrezuar" si punim i dobet dhe tendencioz eshte nje paper me Ardagna, nje studente te tij, rreth masave shtrenguese fiskale). Pra te nisesh nga ai paper i vetem i cili per me teper nuk ka per fokus shqyrtimin e taksimit progresiv apo te sheshte por dicka tjeter, te nisesh nga ai ,per te bere keshilla per rastin shqiptar, eshte ose diletantizem ose perpjekje per tu hedhur hi ne sy atyre qe e lexojne dhe qe fatkeqesisht nuk kane ate profil.

Nje fakt tjeter interesant per ata qe do e lexojne komentin : mbi 80% e ekonomisteve akademike amerikane jane pro taksimit progresiv dhe kunder takses se sheshte, prandaj ai debat, se cfare takse duhet te kete, nuk eshte gati fare i hapur ne qarqe akademike. Per cfare "zihen" njerezit eshte : sa i forte duhet te jete progresiviteti, cilat te mira duhen taksuar etj, e jo per sheshtesi taksash !

Fatkeqesisht nuk kam kohe keto dite qe te shkruaj nje pergjigje te plote dhe te lexueshme nga cdokush ndaj shkrimit, por duhet bere sepse eshte turp, qe shqiptaret ne ate gjendje qe jane flasin akoma per brockulla me takse te sheshte. Po gjeta nje slot te lire kohe ne 1-2 muajt e ardhshem do i dergoj respublika-s nje argumentim tjeter per kete pune, se ia vlen te behet !

Submitted by hapi (not verified) on

Amin shoku!

Të lutem shkruaje atë shkrimin tënd se na shkatërruan këto ekspertët e taksimit të sheshtë, që e kanë çu ekonominë për lesh. I rrofshin prrallat me Reagan (idhulli që deklaron Saliu) që edhe janë diletantizëm shkencor edhe hedhin hi syve publikut që ta hajë më mirë.

Përshëndetje!

Submitted by Albi (not verified) on

2. Si do te mbushet buxheti i shtetit?

Kush tha qe eshte qellim ne vetvete mbushja e buxhetit te shtetit? Shteti duhet te konsumoje ate qe prodhon, e jo te perdoret nga politikanet per te kryer vepra per te marre vota.

3. Retorikes ne artikull per rritjen ekonomike dhe punesimin po i permend ca fakte. Eshte e kunderta e asaj qe thote artikullshkruesi. Renia ekonomike ne vendet me takse te sheshte eshte me e shpejte dhe me e dhimbshme sesa ne vendet me takse progresive: Letonia – 4.6% 2008 dhe -13.1% 2009, Estonia -3.6% 2008 dhe -10.3% in 2009, Lituania -11% ne 2009, etj. Edhe nje fakt me shume qe te gjithe keta teoricienet e takses se sheshte kane llafe dhe nuk kane fakte.

Mehhh!! Correlation v. causation i thone kesaj, gabimi kryesor qe te mesojne ne statistike. Vendet balltike paten krize te madhe sepse kishin flluska ne sektorin bankar dhe imobiliar. Politika fiskale nuk ishte aspak problem, biles edhe sot kane borxhe te ulta. Mos ngaterroni cdo koncept. Italia ka taksim progresiv e megjithate eshte ne vuajte te medha. Po nuk eshte taksa progresive problemi.

Une gjithsesi nuk besoj qe taksat jane aq te rendesishme per rritjen, me shume jane debat politik. Po fakti eshte qe ne nuk kemi patur te djathte te vertete ndonjehere, e per rrjedhoje maksimumi i kundershtise qe behet per ato ide eshte "perralla alla Reagan" nderkohe qe ka nje shkolle te madhe pas atyre ideve. Reagan ishte vetem nje fasade, e vetem kaq, se nuk u ul ai te bente teorite ekonomike.

Submitted by Anonim (not verified) on

@ Albi,

Me vjen mire qe e paske lexuar dhe per kete arsye po te jap shpjegim.

1. Kur them si do mbushet buxheti shtetit nuk e them si qellim ne vetvete. Pyetja nenkupton qe ka dy alternativa: ose te varfrit ose te pasurit. Komentin "Shteti duhet te konsumoje ate qe prodhon, e jo te perdoret nga politikanet per te kryer vepra per te marre vota" nuk e kuptoj se ku do te dalesh. Nese mund te ma sqarosh te jap pergjigje edhe per kete.

2. Nuk jam zgjatur me vendet balltike por, meqe i ke dhene koment, po e vazhdoj ca me tutje. Ka lidhje me kerkesen agregate. Taksa e sheshte stimulon kerkesen agregate ne periudhe bumi sepse stimulon konsumin. Ne periudhe renie ekonomike, taksa e sheshte rrudh kerkesen agregate. Kjo sepse, baza e gjere e taksimit demton shtresen me te ardhura te ulta qe eshte ne perqindje shume me e madhe se popullsia me te ardhura te larta. Meqenese te ardhurat shtese (marginale) ne pjesen e varfer kane peshe me te madhe ne konsum sesa te pjesa e pasur, goditet pikerisht konsumi duke shkatuar renie ekonomike. Nese vendet balltike do te kishin ato rezerva ne buxhet qe permend ti, do te kishin bere mire te stimulonin kerkesen agregate me investime shteterore. Pra nuk ka vetem correlation por ka causation.

Persa i perket debatit per taksat dhe stimulimin ekonomik mendimi im eshte qe politikat fiskale mund te stimulojne ekonomine por duke u perdorur me kujdes. Per Reganin, jam 100% dakord me ty.

Submitted by Albi (not verified) on

1. Nuk duhet te jete objektivi mbushja e buxhetit te shtetit. Nqs fillojme e mendojme te rritim taksat vetem per te mbush buxhetin e shtetit ulim eficencen e sektorit privat, atij qe eshte vertete produktiv.

2. Taksa e sheshte propozohet me shume nga te "djathte", pra nuk ka synin kerkesen agregate, por oferten. Shihet si supply-side policy.

Shtetet balltike po te donin mund te kishin perdorur politike fiskale kunderciklike, i kishin mundesite, por problemi eshte zotimi qe kane ato per te hyre ne Euro (Estonia e para). Ashtu sic po na mesojne rastet e Greqise, Italise, Spanjes, dhe Frances tani, politika fiskale me monedhe jo ne kontroll qenka gje e veshtire gati e pamundur. Kjo eshte sfida e vendeve te Europes.  Mos harro qe USA, qe kishte nje balance fiskale jo shume pozitive e taksa jo shume progresive biles regresive per capital gains, ndermorri nje nga stimujt fiskal me te medhenj e qe ne fund po rezulton nga me te sukseshmit.  Kjo vetem sepse kishte kontroll mbi politiken e saj monetare.

Submitted by Anonim (not verified) on

1. Edhe nje here Albi, nuk kam thene qe te rrisim taksat nga 100 ne 150 por kam folur per menyren se si do te kompozohet 100. Taksa e sheshte kalon barren fiskale te 100 nga te pasurit tek te varferit. Nese duhet rritur apo jo nga 100 ne 150 eshte debat tjeter. Ketu mund te flasim per te mirat publike kundrejt te mirave private dhe per perfitmin shtese te shoqerise te marre nga 1 lek i shpenzuar nga privati ose nga shteti. Kjo pike ha debat por nuk ka lidhje me ate qe them une.

2. Taksa e sheshte vertet eshte supply side policy por jep efekte ne kerkese. Per kete arsye thellon efektet e ciklit.

3. Per vendet baltike, EU dhe USA, falemderit per informacionin.

I shkrova ato komente per t'iu kundervene propagandes per "te mirat" e takses se sheshte. Uroj qe te mos jesh ne Shqiperi ku te shqyhen veshet cdo dite me "arritjet" e "fanarit ndricues qe po cudit boten".

Respekte

Submitted by tani97 (not verified) on

po vazhduam me mbrojtesa te nje ide, ta keni te sigurte se edhe Sala do te gjeje mbrojtesa per idete e tija (ndoshta edhe persona te vdekur me kohe). Keshtu nuk shtyhet. Prandaj edhe me lart tallesha me Edvinin, sepse po dergon ujin tek mulliri i Sales. Sala ne 2004 na krijoi GOP-in si e si per te risjelle ne qeveri ne menyre te justifikuar persona si Ben Imami e Neritan Ceka, apo Genc Pollo e Eno Bozdo (ky i fundit vdes te beje artikuj et gjate ekonomie tek Panorama ku shpalos idete e qeverise pak dite perpara ndonje vendimi maskara qeverie). E mendoni se c'eshte i afte te beje po te gjeje ndonje cmim Nobel qe ka thene njehere kur ishte i ri, nje ide qe i pelqen Sales.

Fakti eshte qe taksa e sheshte aktuale ka ndihmuar shume pak biznese dhe nuk ka sherbyer per t'i dhene hov ekonomise. Se ku eshte ekonomia ne Shqiperi e dine mire ata qe jetojne ne te. Duhet taksuar ai qe fiton shume (nuk ka rendesi se si, per temen ne fjale) dhe duhet kapur ai qe nuk deklaron. Le te marrim vetem nje shembull. Diku ne Farke po ndertohen nje grumbull i ri vilash luksoze. Neper Tirane flitet per ndarjen e tyre sipas oborrit qeveritar dhe sipas atij opozitar. Cmimet fillojne nga 400.000 Euro copa dhe ndertues eshte Zamiri. A e keni degjuar ndonje te PS-se ta permende si ceshtje?

Ciao!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.