Arkiv-Op-Ed

E keqja është përtej fotove

Postuar në 08 Mars, 2012 03:44

... Njëzet vjet pas marsit të vitit 1992 shumica dërmuese e shqiptarëve të interesuar për politikën kanë mësuar vetëm një të re nga e kaluara e Sali Berishës para vitit 1990. Që ai paska pasur miqësi familjare me familjen e njërit prej djemve të Enver Hoxhës. Berisha ka detyrimin t’i tregojë publikut natyrën dhe përmasat e kësaj miqësie. Kjo nuk është një çeshtje privatësie. Personalisht kam përshtypjen se skupi i këtij rrëfimi- nese do të ketë një rrëfim- nuk do të prodhojë efekte të tjera politike në dëm apo në dobi të kryeministrit.

Presidenti që na duhet dhe Presidenti i politikës

Postuar në 07 Mars, 2012 04:12

Edhe qytetari më i paregjur me politikën shqiptare, i pyetur për Presidentin që na duhet, e di se si ta formulojë përgjigjen. Ne na duhet një President i paanshëm, që të qëndrojë përmbi palët, moralisht i respektuar prej tyre,  që të jetë aktiv në ngjarjet e rëndësishme, pa qenë invadent në pushtetet e tjera, por edhe pa qenë indiferent. Ne na duhet një President  konsensual, që të paqtojë konfliktualitetin shkatërrues që ka përfshirë politikën, i cili do t’i dedikohej kryesisht punës për forcimin e pavarësisë së Prokurorisë e Drejtësisë.

Jehona e lëvizjes së Oketës

Postuar në 06 Mars, 2012 02:38

Kaloi më shumë se një javë nga deklaratat publike të deputetit Gazmend Oketa dhe akoma lëvizja e tij politike përbën dhe gjeneron lajm. Divorci i tij politik nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe zyrtarizimi i pjesëmarrjes në ‘partinë e Topit’, krijoi një jehonë të konsiderueshme, ndërsa u diskutua në shumë emisione mediatike me në qendër temat politike, u analizua nga opinionistë nëpër gazeta dhe u shoqërua nga komente jo pak të forta të deputetëve të tjerë të PD-së dhe jo vetëm. Por, pse bëri kaq përshtypje dhe bujë lëvizja e Gazmend Oketës?

Ku janë vijat e kuqe?

Postuar në 05 Mars, 2012 04:07

Produktet e para të fusnotës u dhanë shumë shpejt. U pa shumë mirë se kush fitoi e kush humbi. Serbia e fitoi statusin e shtetit kandidat, u afrua shumë afër Bashkimit Evropian, ndërkohë që nuk bëri as më të voglin hap për tërheqjen e saj nga Kosova dhe shuarjen e strukturave të saj në Kosovë. Madje, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq nuk hezitoi që edhe publikisht të deklarojë se ata luajnë me dy karta, në njërën anë synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe në tjetrën anë nuk heqin dorë nga Kosova.

Përse nuk duhet djegur Kurani?

Postuar në 04 Mars, 2012 05:09

Dyzina njerëzish kanë vdekur në protestat dhe sulmet që ndodhën menjëherë pasi amerikanët dogjën disa kopje të Kuranit në bazën ajrore të Bagramit në Afganistan. Zemërimi i shprehur pjesërisht është i lidhur me faktin se kush i dogji librat, por edhe me arsyet se pse u dogjën librat. Në një situatë ndryshe Kalifi i tretë pas vdekjes së Muhamedit, urdhëroi shkatërrimin e disa librave Kurani. Thuhet se dikush u ankua tek ai se mes sirianëve dhe njerëzve të Kufas (Iraku i sotëm) kishte përplasje dhe tension, mbi tekstin e saktë të Kuranit. Ai duhej ta ndalonte këtë përplasje.

Lezha dhe largimi i Oketës

Postuar në 03 Mars, 2012 04:13

Incidenti i fundit protokollar me Presidentin e Republikës në Lezhë nuk duket e frymëzuar thjesht dhe vetëm nga padurimi i Kryeministrit të vendit për të shkelmuar çdo rend institucional dhe protokollar për pasojë.

AKZ dhe mantra e nacionalizmit populist

Postuar në 02 Mars, 2012 04:47

Pak kohë më parë, në një opinion të botuar në portalin ResPublica, Eduard Zaloshnja shkruante se, sipas rezultateve të një sondazhi, binomi Aleanca Kuq e Zi – partia “Topi”,  nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin ditën kur u krye sondazhi, do të merrte nga 13 deri në 17 për qind të votës kombëtare. Por në fakt, s’është nevoja për sondazhe që të kuptosh se tashmë këto dy forca premtojnë të luajnë një rol me rëndësi në jetën politike shqiptare.

Pse nuk po lind një alternativë e re?

Postuar në 01 Mars, 2012 03:11

Shqipëria gjendet në një krizë të thellë politike jo vetëm për shkak të konfliktit permanent mes PD dhe PS, mes Berishës e Ramës. Kriza, mbi të gjitha, po shfaqet në degradimin e mendimit politik dhe në mjerimin e alternativave për ta kapërcyer atë. Gjithë debati politik në Tiranë është mbyllur në zyrën e Kryeministrit, në llogarinë në Twitter të kreut të opozitës dhe në disa metra katrorë të tri-katër studiove televizive.

Kë rrezikon realisht Kreshnik Spahiu?

Postuar në 29 Shkurt, 2012 04:26

Jam në një mendje me Sokol Ballën kur thotë se, arsyeja e vetme e reagimit agresiv kundër kuqezinjve të Kreshnik Spahiut nga të mëdhenjtë e politikës, është frika. Nuk shikoj arsye të ndonjë lloji tjetër, për shembull, parimore, ose identitare apo qoftë edhe patriotike. Jo! Thjesht dhe vetëm kanë frikë nga shprishja e rendit (thuajse) organik të një bipolarizmi i cili, tashmë, nuk rezulton i keq vetëm për ata. Kanë njëzet vjet që përmes këtij bipolarizimi ekstrem ushqejnë njëri-tjetrin dhe riciklohen prej njëri-tjetrit.

Ç’po ndodh në pokerin e politikës?

Postuar në 28 Shkurt, 2012 04:26

Në Shqipëri po kemi disa lëvizje në lojën politike që meritojnë vëmendje, pasi duken të mbarsura me të papritura interesante. Nuk mund të mos binte në sy fakti që udhëheqësi i lëvizjes Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, u shfaq në Top Channel i vetëm përballë katër gazetarëve. Këtë “nder” të madh mediat dhe gazetarët ua kanë bërë vetëm figurave të staturës së liderit të maxhorancës, Berisha, liderit të opozitës, Rama, dhe ndonjëherë më të rrallë Ilir Metës. Çfarë po ndodh kështu? A ka lindur vërtet një forcë e rëndësishme politike?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed