Arkiv-Op-Ed

Koherenca e një ambasadori

Postuar në 21 Mars, 2012 04:18

Në një hark kohor prej tre muajsh, Xhon Uithers, ish-ambasadori karizmatik i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka bërë që të flitet sërish për të. Pas intervistës së janarit te “Zëri i Amerikës”, ai ka dhënë një tjetër intervistë, kësaj radhe për mediat shqiptare. Në fakt, ky rikthim i tij në skenë nuk është i vetmi, po të marrësh parasysh se edhe gjatë vitit 2011, kur ai e kishte lënë prej kohësh detyrën, kabllogramet e “Uikiliks” zbuluan imazhe të pamëshirshme të klasës tonë politike, të pikturuara nga diplomati i lartë amerikan.

Retorika e mobilizimit të prapësive

Postuar në 19 Mars, 2012 05:37

Kryeministri i Shqipërisë  Sali Berisha mund të jetë i pari dhe i fundit  kryeministër  në botën demokratike që  ka festuar dhe  vazhdon  të festojë ditën e  ardhjes së tij në pushtet me 22 mars 1992.  Jo me paratë e veta- me paratë e veta dhe më njerëzit e tij të afërt mund ta festojë sa herë të dojë-por me paratë e taksapaguesve shqiptarë, duke e organizuar  si një festë  tipike të regjimit.

Gjysmëfinalet e populizmit

Postuar në 17 Mars, 2012 05:21

Përplasja e ardhshme zgjedhore do të jetë shumë interesante.  Por, ndërsa një pakicë shqiptarësh shpresojnë ende vaktazi ndonjë ndryshim cilësor, duket se zhvillimet do të vijnë në drejtimin e kundërt.

Komiteti i të marrëve

Postuar në 16 Mars, 2012 05:02

“Seç mbete në Komitet, medet o Gani medet”.

Bamir Topi ndoshta jo, por Presidenti meriton respekt

Postuar në 15 Mars, 2012 02:54

Mbase, në marrëdhëniet etike mazhorancë-presidencë, nuk e kemi prekur ende kulmin, por nuk jemi shumë larg. Parodizimet sarkastike, koloriti i epiteteve, adresimet pa minimumin e politesës institucionale, apo pasioni për të përdhosur në mënyrë totale, duket se janë kthyer në një lloj parafilie politike, ku epshi për të poshtëruar zhvendoset në mënyrë konstante nga emri tek institucioni. Pikërisht kjo po ndodh mes mazhorancës dhe Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

Po me të djathtën ç’i duhet, xhanëm?

Postuar në 13 Mars, 2012 03:46

Çështja e rithemelimit të së djathtës apo ndarja e PD-së në tri copa prej ku mund të zërë fill e djathta e re shqiptare, ka qenë një temë aq e rëndësishme këto ditë, sa editorialit të Edi Ramës të shtunën iu përgjigj dje kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryeministri Sali Berisha.

Mein Kampf dhe kujdestarët e moralit

Postuar në 12 Mars, 2012 04:35

Botimi i librit të Adolf Hitlerit, në gjuhën shqipe, ka krijuar një pështjellim të pazakontë në median shqiptare. Palët pro dhe kundër, gjithnjë mediatikisht duket sikur po bëhen gati të shpallin luftën e radhës, shyqyr që është një luftë me fjalë në erë. Përveçse kaq bie në sy fakti se ky lajm ka marrë dhenë edhe matanë gardhit të botimeve shqiptare, që bie ndesh me rregullin e botimeve të kohëve të fundit, ku në fakt vetëm sa kemi çuditur veten.

Dhuna e opozitës, vrasjet e qeverisë dhe Arvizu

Postuar në 11 Mars, 2012 07:19

Një intervistë e ambasadorit amerikan në Tiranë dhënë Janusz Bugajskit në “Albanian Screen” ka rikthyer në vëmendjen e opinionit publik çështjen e dhunës së ushtruar nga opozita në demonstratën e 21 Janarit që pati për bilanc vrasjen e 4 demonstruesve dhe plagosjen e jo pak të tjerëve.

Djathtas ka ngjarje

Postuar në 10 Mars, 2012 04:11

Viti 2005 nuk është i largët. Distanca që na ndan nga ai është pak a shumë sa dy mandate qeverisjeje. Kush kujton atë verë të nxehtë të politikës shqiptare, nuk e ka harruar imazhin e karros socialiste, prej nga iknin një nga një, kush fshehurazi e kush në mes të ditës, aleatë të majtë e të djathtë. Këta të dytët madje, duke hedhur në kosh çka kishin sharë e bërtitur kundër Doktorit për një dekadë a më shumë, iu bashkuan qerres së fitimtarit krejt natyrshëm, sikur s’kishte ndodhur asgjë. Ishte vera që ktheu në pushtet PD-në dhe Berishën.

As me ligj, as me kanun

Postuar në 09 Mars, 2012 06:14

Pasi kemi 568 vjet që u biem daulleve e çiftelive për të përkujtuar Besëlidhjen, papritur kuptuam se politika jonë s’qenka e aftë as ta përkujtojë atë, e jo më të jetë në gjendje për një besëlidhje të re. Dhe meqë provat për punë evropianësh nuk bëhen me këngë majë krahit, edhe kjo provë kaloi përmes një fjalë të vetme, të cilën edhe atë, evropianët na i kanë mësuar: protokoll.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed