Arkiv-Op-Ed

Pashallarët blu

Postuar në 17 Shkurt, 2012 06:42

Në fillim të këtij viti, ministrat shfrytëzuan ekranet për të paraqitur bilancin e rezultateve të arritura në sektorët që mbulojnë. Dy elementë i karakterizuan këto paraqitje: e para, stili uniform i paraqitjes, aq sa pothuajse e kishin të shkruar në ballë faktin që këtë raportim televiziv po e bëjnë me urdhër, dhe e dyta, distanca e largët midis asaj që raportonin dhe realitetit shqiptar. Pa asnjë përjashtim, secili prej tyre fliste për gjëra që nuk i takojnë nahijes ku jetojnë shqiptarët.

Pyetja e Zotit

Postuar në 16 Shkurt, 2012 07:59

Dje, diku në periferitë e ndyra të Tiranës, vdiq një foshnjë 5-muajshe. I kish bërë reaksion vaksina dhe, për tri ditë torture të paprera, askush nuk kish qenë në gjendje të kuptonte arsyen.

Vëllezërit e çuditshëm nga Kaukazi

Postuar në 15 Shkurt, 2012 11:14

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe miqtë e tij të rinj nga Azerbajxhani, janë bazuar në një teori historike të hedhur poshtë nga të gjithë gjuhëtarët dhe shkencëtarët për të justifikuar një marrëdhënie që mbetet në thelb thjesht biznes pa skrupuj moralë.

A ka perënduar ylli politik i Pollos, Imamit dhe Rulit?

Postuar në 15 Shkurt, 2012 05:30

A ka perënduar ylli politik i Genc Pollos, Arben Imamit dhe Genc Rulit? Kjo është e vetmja pyetje që mund të bëhet lidhur me tre nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë Berisha, dhe po ashtu për tre nga emrat më të njohur të tranzicionit politik shqiptar si dhe të historisë së Partisë Demokratike dhe të djathtës moderne shqiptare. Arsyeja?

Politika të mos tallet me profesoratin!

Postuar në 14 Shkurt, 2012 03:52

Arsyeja pse po i shkruaj këto radhë janë disa miq të mi, që më kërkuan me këmbëngulje pse nuk rikandidova për postin e dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës. Dua t’ju them atyre dhe të tjerëve se, moskandidimi im është një shenjë proteste e vogël karshi politikës, që ka ndërruar ligjin në momentin kur duhet të ishin shpallur zgjedhjet në universitetet publike. Në asnjë vend të botës demokratike politika nuk do të guxonte të bënte diçka të tillë, nga frika e opinionit universitar dhe e opinionit publik në tërësi.

Standardi historik i Ahmet Zogut

Postuar në 13 Shkurt, 2012 03:28

Ahmet Zogu qe ai që qe, por pasardhësi i tij ishte shumë herë më i tmerrshëm. Kjo bazë e dobët krahasimi po na shpie në disa ide të gabuara mbi standardet që një udhëheqës në Shqipëri duhet të plotësojë për t’u klasifikuar si një figurë e ndritur historike. Ky është një problem aktual, për shkak të faktit që kryeministri i sotëm po fillon të mendojë se si do ta shohë historia kohën e tij, gjë që ka krijuar një angazhim shtetëror për të parë me më shumë pozitivitet atë periudhë historike nga fundi i Luftës së Parë Botërore deri në pushtimin italian.

Përse të gjithë heshtin për kartelin e sigurimeve?

Postuar në 12 Shkurt, 2012 02:45

Të gjithë ata që kanë një autoveturë, një traktor, një autobus apo një kamion, morën një lajm të keq këtë fillim muaji. Kompanitë e sigurimeve, të gjithë në një zë, pas një pakti të përbashkët, vendosën ta rrisin çmimin e policës së sigurimit me 2-3 herë. Nuk ka nevojë për shumë hetime. Ekspertët thonë se nëse të gjithë kompanitë që ofrojnë të njëjtin shërbim unifikojnë çmimet dhe ndjekin të njëjtin politikë në treg, ky quhet monopol. Kompanitë shqiptare të sigurimit, as më pak e as më shumë krijuan një kartel. Një kartel që tashmë kontrollon një nga tregjet më fitimprurëse ne vend.

Ideja e gabuar dhe hilacake e blerjes së shtetësisë

Postuar në 11 Shkurt, 2012 07:19

(titulli i redaksisë sonë)

 

E sigurt që nuk do të jetë vetëm sipas Kushtetutës

Postuar në 10 Shkurt, 2012 04:26

Sali Berisha e ka administruar në mënyrën më të keqe të mundshme çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Për shkak të një defekti (mbase) sentimental që nuk e lejon të bashkëjetojë institucionalisht me këtë institucion, i shpalli luftë Bamir Topit duke mos e kandiduar. Sikur të ishte mbyllur me kaq, mbase nuk do të kishim filluar të flisnim për presidentin e ardhshëm tetë muaj para skadimit të mandatit të presidentit aktual. Nëse kjo ndodhi, fajtor është vetëm Sali Berisha.

A është një yll Lulzim Basha

Postuar në 09 Shkurt, 2012 04:32

Ndonëse prej ngjitjes së tij në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës e deri më sot nuk ka shënuar ndonjë akt politik për t’u mbajtur mend, Lulzim Basha u cilësua nga ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, një yll në ngjitje në qiellin e politikës shqiptare. Kjo deklaratë e ambasadorit shkaktoi mjaft reagime. Opozita, me Edi Ramën në krye, shprehu menjëherë pakënaqësinë për një vlerësim të tillë ndaj një politikani që ata e quajnë përgjegjës për vrasjet e 21 janarit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed