Arkiv-Op-Ed

Kur flet biznesi…

Postuar në 31 Mars, 2012 05:20

Dje ka qenë një rast i mirë për të mbajtur shënim biznesin. Por nuk ka ndodhur kështu. Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit shqiptar, nën sloganin “Një Shqipëri konkurruese” duke tentuar, sikurse u tha në takim, “konsultimin me biznesin e hapave të mëtejshëm për përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjes së konkurrueshmërisë”. Rezultati? Tre orë takim, po aq transmetim i drejtpërdrejtë nga disa televizione dhe në fund… pesëmbëdhjetë faqe në ueb-in e Këshillit të Ministrave (një rast krejt i rrallë).

Rrugë të tretura

Postuar në 30 Mars, 2012 04:22

Dje, Partia Socialiste organizoi një Tryezë për infrastrukturën e vendit. Përmenda në atë tryezë një shembull të së shkuarës së harruar, por të përsëritur, dhe po e sjell edhe këtu bashkë me disa shembuj të tjerë gjithaq të harruar, por edhe ata të përsëritur në kohë. Them se mjaftojnë për t’u treguar shqiptarëve se si nuk duhet vazhduar më të bëhen gjërat në këtë vend.

Diplomati anglez, Wadham Peacock, i konsullatës britanike në Shkodër, në librin me kujtime: “Shqipëria vendi i braktisur i Evropës”, shkruan për Shqipërinë në vitin 1881:

Paqe përmes seksit apo rregull përmes hurit?

Postuar në 29 Mars, 2012 04:39

E adhuroj natyrën për mënyrën sesi i ruan ekuilibrat e saj të brendshëm, që i sigurojnë asaj vazhdimësinë deri në përjetësi. Ne, homo sapiens-at, e kemi imituar, e kemi manipuluar, e kemi nënshtruar dhe shkatërruar natyrën përmes një procesi që na pëlqen ta quajmë kulturë. Sidoqoftë kjo kulturë, që në disa raste e quajmë të zhvilluar, por që në fakt shpreh shpesh shkallën e shkatërrimit të natyrës, kjo kulturë pra, nuk na ka ndihmuar ta imitojmë natyrën në pikën e saj më të fortë: në procesin e homeostazës, pra të gjetjes dhe ruajtjes së balancave organike.

Një paradë për fëmijët e ngujuar

Postuar në 28 Mars, 2012 03:16

Një deklaratë e lëshuar kuturu pak ditë më parë nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, shkaktoi një furtunë reagimesh nga organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht ato që lidhen me të drejtat e komunitetit LGTB, Avokati i Popullit dhe së fundi edhe nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. Delegacioni i BE, përmes deklaratës së shpërndarë të martën medias, shprehu habinë dhe shqetësimin e thellë lidhur me deklaratën e zv.ministrit të Mbrojtjes dhe kryetarit të PLL, z. Ekrem Spahia.

Standardet për demokracinë

Postuar në 27 Mars, 2012 04:39

Sllovenia, një vend midis traditës ballkanike dhe asaj austrohunagreze aplikoi këtë javë referendumin popullor për të vendosur mbi të drejtat e homoseksualëve. Mazhoranca parlamentare miratoi një Kod familjar liberal, në emër të standardeve të demokracisë, por po në emër të këtyre standardeve partitë politike me bazë kristiane, grupet qytetare dhe institucionet fetare reaguan duke përdorur të vetmin mjet kushtetues: referendumin.

Konfliktualiteti dhe diversiteti i Kryeministrit

Postuar në 26 Mars, 2012 03:56

Ka pasur një pasazh të gjatë replikash, në intervistën e fundit të Kryeministrit Berisha, në studion e Fevziut, në përgjigje të një pyetjeje të gazetarit Lorenc Vangjeli, lidhur me natyrën konfliktuale të stilit politik të kreut të mazhorancës. Në vetvete, kjo pyetje ngërthen, ashtu siç ishte edhe simbolika e momentit të intervistës, një spektër të gjerë historik ngjarjesh, qëndrimesh, sjelljeje politike e njerëzore, marrëdhëniesh me miq e kundërshtarë, që Berisha ka lënë pas në këto njëzetedy vjetët e fundit.

Mbi problemet e Kokëdhimës me gazetarët dhe shtetin

Postuar në 25 Mars, 2012 06:16

Dje e përditshmja sportive më e vjetër në vend nuk doli në treg. Me gjasa kriza financiare që ka mbërthyer grupin mediatik të Kokëdhimës po jep shenjat e veta. Edhe pse besoj se ajo do të ridalë sërish në treg, jam i bindur se problemet e mbijetesës nuk do të mbyllen. Kriza financiare ka shkaktuar nga ana tjetër probleme të mprehta me mospagesën e gazetarëve për disa muaj, gjë që i ka vendosur ata në një pozitë shumë të vështirë.

Ç’është mirë e ç’është keq?

Postuar në 24 Mars, 2012 04:49

Kur njëri nga ata aventurierët evropianë që nga pak merreshin edhe me antropologji, shumë kohë më parë, diku në xhunglat e pashkelura të Afrikës, kishte zbuluar disa nga fiset afrikane, të cilët as që kishin idenë për civilizimet përtej, pyetja e parë kishte të bënte me konceptin e tyre për vlerat.

Çka është e keqja, ajo më e keqja që mund t’ju ndodhë juve?, - kishte pyetur ai.

Pse ish- ambasadori Withers duhet marrë seriozisht

Postuar në 23 Mars, 2012 04:42

Intervista e fundit e ish-ambasadorit amerikan, John Withers, kaloi me një vëmendje të caktuar në Tiranë, por ndoshta jo me vëmendjen që meritonte. Në këtë shkallë vëmendjeje me siguri ka ndikuar fakti se pala që ka qenë objekt i kritikave më të forta, qeveria, u përpoq ta injoronte intervistën. D.m.th., mediat që ajo kontrollon drejtpërdrejt ose jo, nuk i dhanë hapësirë asaj, por ndërkohë as opozita që deri diku ishte gjithashtu objekt kritike, nuk e trajtoi ashtu si duhet.

Qeverisë nuk i besohen as të vërtetat

Postuar në 22 Mars, 2012 03:39

Që qeverisë mos t’i besojmë të pavërtetat që thotë, jemi në rendin normal të marrëdhënieve me të. Çështja fillon e komplikohet kur na bëhet organike të mos i besojmë as të vërtetave të saj. Kjo, në fakt, është simptoma akute e krizës së besimit që mbërthen një shoqëri me ata që e qeverisin. Kjo është, në fakt, kriza e qeverisë sonë. Për mos ta lodhur shumë arsyetimin, le t’i drejtohemi shembullit të djeshëm lidhur me raportin e kontrollit që Ministria e Drejtësisë ka përpiluar për Prokurorinë e Përgjithshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed