Arkiv-Op-Ed

Klosi, requiem shprese vs një kulture vdekjeje

Postuar në 29 Prill, 2012 04:42

Menjëherë sapo mora vesh vdekjen e Ardian Klosit, gjëja e parë që bëra ishte një lutje për shpirtin e tij dhe në wall-in tim të Facebook-ut, pa thënë se kujt ia kushtoj, vendosa një requiem të Mozart-it (Lacrimosa) me këto fjalë që po i sjell në latinisht (origjinali) dhe në shqip (shqipërimi im): Lacrimosa dies illa /Qua resurget ex favilla /Judicandus homo reus. /Huic ergo parce, Deus:/Pie Jesu Domine, /Dona eis requiem. Amen (Mbushë me lot plot ajo ditë/ Kur prej zjarrit ka me u ngrit, /Për me u gjyku njeriu fajtor. /Por ti kurseje o Hyj qiellor.

Koha e “Pranverës arabe” e shteteve?

Postuar në 28 Prill, 2012 04:55

Dy gjëra dalin në pah në Lindjen e Mesme që nga nisja e “Pranverës arabe” – njëra është ajo që ka ndodhur dhe tjetra ajo që nuk ka ndodhur. Gjëja që ka ndodhur është ajo se për të parën herë në historinë moderne arabe, regjimet autoritare dhe sunduesit janë rrëzuar, apo janë sfiduar seriozisht, nga demonstratat popullore, e jo – siç ka ndodhur në të kaluarën – nëpërmjet puçeve ushtarake.

100 vjetori si show parazgjedhor

Postuar në 27 Prill, 2012 05:36

Është e drejtë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Italia dhe disa vende të tjera perendimore të jenë në top listën e të ftuarve në festën e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë. E gjithë kjo për të nderuar historinë dhe etërit e mëvetësisë. Me zemër të hapur duhet të ftohen edhe miqtë dhe aleatët e mëvonshëm, deri te më të rinjtë, pavarësisht se mund t’i kemi patur përballë apo me thikë pas shpine para njëqind vjetësh. Miqësitë, në asnjë rast, nuk mund të jenë peng i së shkuarës. Shekulli ka shëruar shumë plagë, Shqipëria ka rilindur nga hiri i saj.

Ministri i Financave zbulon realitetin

Postuar në 26 Prill, 2012 03:22

Më mirë vonë se kurrë! Në një intervistë dhënë ‘Zërit të Amerikës’, ministri ynë i financave z.Ridvan Bode, vendosi të mos luajë më politikën e strucit por ta shohë realitetin në sy. Ai bën dy konstatime flagrante për shumicën e analistëve të ekonomisë, por që qeveria aktuale refuzonte t’i pranonte: ‘Po, ekonomia shqiptare ka humbur ritmin e lartë të rritjes. Po, Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit në rajon dhe kjo është problematike’ pohoi Bode.

Shqipëria pas 10 vjetësh

Postuar në 25 Prill, 2012 05:56

Ndryshimi nuk është as cilësi e as pasojë e domosdoshme e rrjedhjes së kohës. Ndryshimi ndodh kur ndryshojnë shkaqet që deri në atë moment japin të njëjtat pasoja. Për këtë arsye, nëse pas 10 vjetësh Shqipëria do të jetë ndryshe, do të duhet të vërenim që sot procesin e ndryshimit të shkaqeve të situatës në të cilën ndodhemi sot.  Në tekstin e mëposhtëm kam renditur disa nga faktorët që ndikojnë më tepër në proceset e ndryshimit demokratik të një vendi. Siç do ta vëreni, tabloja nuk është edhe aq optimiste.
Trashëgimia politike.

Mesazhet e skandalit të interkonjeksionit

Postuar në 24 Prill, 2012 04:54

I ashtuquajturi skandal në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kilovoltësh midis Shqipërisë dhe Kosovës u zhduk (me ndonjë përjashtim të vogël) nga titujt e parë të mediave në Shqipëri, madje u zhduk fare nga lista e temave. Në Kosovë me këtë temë merret vetëm një gazetë , “Zëri”, ajo që e publikoi e para skandalin, ndërsa faqja e saj online mbetet e bllokuar. Gazetat e tjera kosovare vazhdojnë të publikojnë komente prolifike mbi rrugët e bashkimit kombëtar natyral ose jonatyral nga lloj-lloj patriotësh të improvizuar.

Nano-Nano, Circus-Circus

Postuar në 23 Prill, 2012 04:35

Nëse ka diçka, që edhe kritiku më i madh i Nanos (unë kam qenë e deri diku mbetem ende njëri prej tyre) nuk e mohon dot, është se ish-lideri i së majtës mbetet një politikan i aksionit. Ndërkohë që Berisha bën interesantin duke bërtitur, Rama misteriozin, duke heshtur, e Meta të sigurtin duke qeshur për Presidentin, Fatos Nano edhe këtë herë lëvizi i pari. Lëvizi duke mos thënë të vërtetën e madhe: se ai më shumë se askush tjetër e do fort prej një dekade atë post, i cili çuditërisht është lakmuar pikërisht në këtë dekadë, thuajse më shumë sesa posti i Kryeministrit.

Nano, një rrugë me gropa drejt Presidencës

Postuar në 22 Prill, 2012 06:27

Tashmë është zyrtare kandidatura e parë për postin e Presidentit. Ndërsa Jozefina Topalli vijon të thotë në mënyrë hipokrite, se ndihet mirë në poltronin e kreut të Kuvendit, ndërkohë që emra të njohur e të panjohur kanë nisur të mbushin faqet e para të gazetave, Fatos Nano u vetofrua para dy ditësh, për të tretën herë në karrierën e tij, për të zënë vendin e Bamir Topit në korrikun e ardhshëm.

Një formulë refuzimi për Nanon

Postuar në 21 Prill, 2012 04:25

Për nga mënyra sesi po përpiqen të administrojnë ambicien e Fatos Nanos për presidencën, dy partitë kryesore mund të përkufizohen vetëm në këtë mënyrë: të frustruara politikisht. Totalisht të frustruara. Fatos Nano përfaqëson aktualisht simbolikën e psikozës së impotencës së Sali Berishës dhe Edi Ramës. Çdo analizë, çdo stërhollim, çdo interpretim që del jashtë këtij kuadri “klinik” është një dokërr kokë e këmbë. Të cilën jo vetëm nuk e beson kush, por as nuk do që ta dëgjojë njeri.

Mafia e karrotrecave, arritja e parë e kryetarit Basha

Postuar në 20 Prill, 2012 03:27

Prej mbi njëzetë ditë, makina ime ndodhet në ambientet e Policisë Bashkiake në Tiranë, në pritje të përgjigjes së një ankimimi të bërë prej meje, dhe që ankimon dëmtimin e automjetit gjatë tërheqjes me karroatrec. Deri më sot, asnjë përgjigje, përveçse: Sipas ligjit afati i përgjigjes është deri dt ….. .(!) Një muaj për përgjigjen. Një muaj, unë duhet të bllokoj makinën (nuk mund ta tërheq pa një përgjigje ndaj ankimimit). Të faleminderit o Shtet! Të faleminderit Bashki!

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed