Arkiv-Op-Ed

Bishti i Pallës dhe bishti i lugës

Postuar në 19 Prill, 2012 03:41

Të të “përpijë” deti, apo të hash turpin me bukë?! Njëra ndodhi, tjetra pritet të ndodhë… Fitimtare po dalin të dyja, por si fillim shkarkimi dhe emërimi i komandantit të Flotës Detare në kundërshtim me kushtetutën, ishte një turp i kapërdirë lehtë, sepse ministria e Mbrojtjes, ajo e Jashtme dhe qeveria, kanë si qëllim më të madh çështjen e ndarjes së detit me Greqinë. Nga ana tjetër presidenti i vendit Bamir Topi, që është edhe kryekomandant i Forcave të Armatosura, reagoi vonë, butë dhe me një lloj indiference për shkeljen e ligjeve në emërimin dhe shkarkimin e kuadrove të ushtrisë.

Dilema evolucion, revolucion

Postuar në 18 Prill, 2012 03:03

Një vërejtje serioze ndaj shkrimit tim të fundit, “PS, bashkë apo vetëm”, që ndryshe mund të titullohej edhe “PS, bashkim apo pastrim” më erdhi nga një lexues, i cili, duke më përmendur përzgjedhjen nga PS të kandidaturës së avokatit të krimit të Gërdecit, Visha, më thoshte se gaboja po të mendoja se një opozitë që bashkon kundër Berishës tërë “qelbësirat” (sipas një etiketimi të M. Nanos), mund të ishte më mirë se sa vazhdimi i qëndrimit tonë në qelbësirllëkun e pushtetit të Berishës. Nuk ishte një berishist ky, jo.

Hamoviçët, Fazlliçët dhe “shqiptarët”

Postuar në 17 Prill, 2012 17:01

Është shumë e vërtetë se Vuk Hamoviqin dhe Damir Fazliqin nuk i solli në Kosovë Qeveria e Shqipërisë dhe as familja Berisha. Ata u gjetën këtu edhe atëherë kur ne ende po mundoheshim t’i hapnim sytë nga përfundimi i luftës. Në fakt, me gjasë ata nuk ishin larguar kurrë. Rrinin këtu si një statujë, për të na treguar se të lirë ishim, por varësisë nga Serbia dhe serbët nuk i shpëtuam dhe që shtet mund të mos bëheshim kurrë.

Një propozim i thjeshtë për plehrat

Postuar në 17 Prill, 2012 06:08

Edhe një herë, siç e ka për talent, propaganduesi i madh, Kryeministri i vendit Sali Berisha, dhe mikrofonat satelitorë të tij në media, na imponuan axhendën e debatit publik. Plehrat! Janë një problem i madh, gjenden kudo. I kanë dhënë Shqipërisë nëpër botë imazhin e një vendi mikpritës, por për fat të keq, të ngopur me plehra.

Atë që Rama s’i jep dot opozitës

Postuar në 16 Prill, 2012 03:58

Edi Rama është munduar dje të lajë mëkatin me shejtanllëk, tek u përpoq të argumentonte vendimin e tij për t’u servirur shqiptarëve kandidaturën e avokatit të Fatmir Mediut. Ndoshta do kish qenë më mirë të heshtte se t’i përvishej kësaj përpjekjeje sizifiane, për t’u hedhur hi syve “qytetarëve të keqkuptuar opozitarë”. Sepse në gjithë argumentet e tij, kreu i PS-së vetëm të vërtetën nuk thotë.

Mr. Arvizu, help us out!

Postuar në 15 Prill, 2012 05:16

Zoti Ambasador, ndoshta për ndonji çast qysh se jeni caktue me detyrë në Tiranë mund ta keni ndie veten të lodhun prej kaosit, keqkuptimeve, levantinizmit, rrenës së ngritun në rangun e metodës dhe shumë veçorive tjera, që s’na dallojnë prej fqinjëve tanë, por thjesht prej nji vendi me të vërtetë demokratik si ai i jueji.

Ju dhe shteti që përfaqsoni, ma shumë se askush tjetër, ka kontribue në këto dy dekada në konsolidimin e demokracisë së brishtë shqiptare.

Kambanat bien për Edi Ramën

Postuar në 14 Prill, 2012 04:27

Nuk është as fragmenti i predikimit të njohur, as vepra e Heminguejit, po ndoshta versioni i fundit mbi këtë temë i hedhur në politikën shqiptare. Viti tjetër është vit elektoral, tashmë flitet për numërimin elektronik, pra për të zgjidhur një nga dilemat, dyshimet, parregullsitë dhe për të shkuar drejt një rezultati të pranuar të zgjedhjeve. Për të zgjidhur shumë gjëra, për të ndryshuar atë që po fillon të quhet rëndom në komente, regjim. Diçka që na kujton shprehjen “regjim gangsterësh”, aq të njohur rreth 15 vjet më parë.

Turkofili elektorale. Sa vlen?

Postuar në 13 Prill, 2012 03:26

Që Shqipëria ka e duhet të këtë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë- kjo nuk ka mbetur për t’u zbuluar në vitin 2012! Disa njerëz shohin fenë myslimane pikën e fortë lidhëse mes dy vendeve. Feja është një argument i jashtëm dhe sipërfaqësor në raport me arsyet e thella të natyrës gjeopolitike. Edhe sikur të ishte e gjitha ateiste, e gjitha e krishterë apo budiste, në konfi guracionin gadishullor ku ndodhet Shqipëria do ta kishte, siç e ka, një pilastër të palujtshme të politikës së saj të jashtme miqësinë me Turqinë.

Pse nuk mjafton largimi i Berishës

Postuar në 12 Prill, 2012 04:18

Sa më shumë afrohen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, aq më shumë po gjen hapësirë një ide e çuditshme, sipas së cilës, për të bërë një ndryshim të madh nuk kanë rëndësi programet, idetë dhe as morali politik. Të zhgënjyer përfundimisht nga paaftësia dhe pamundësia e Edi Ramës për të ndërtuar një frymë entuziaste opozitare, për të ngjallur besim dhe shpresë te shtresa të ndryshme të shoqërisë, kritikët e ashpër të qeverisë mendojnë se e vetmja mënyrë që opozita të vijë në pushtet është aritmetika e votave duke bërë aleancë me këdo, mjaft që të jetë kundër Sali Berishës.

PS, bashkë apo vetëm?

Postuar në 11 Prill, 2012 04:58

Partia Socialiste, që përfaqëson forcën më të madhe opozitare në vend, është në një situatë që po duket shumë konfuze përsa i përket strategjisë së saj për të shkuar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Në retorikat e PS sot mund të dallosh dy korrente. Sipas njërit prej tyre, koalicioni duhet zgjedhur me sa më shumë parti, duke mos përjashtuar edhe LSI, e cila, tani që kryetari i saj ka kapërcyer edhe “rrezikun” e gjyqit, mund të luajë më lirisht në skenën politike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed