Arkiv-Op-Ed

Eksportimi i Islamizmit Made in Albania

Postuar në 10 Prill, 2012 04:47

Po të shtrydheshim në formulimin e një liste me mallra shqiptare të eksportuara, doracaku do të ishte imponues…për keq. Të paktën përgjatë dekadës së parë të tranzicionit, megjithë kundërshtimet tona, që vijnë më shumë nga prekja në sedrën nacionaliste e jo nga ndonjë racionalitet, për çdo Kadare, kemi eksportuar, le të përdorim një numër dosido sa për rrumbullakosje, 500 prostituta. Ndërsa për çdo Invamulë 100 kriminelë. Për Angjelin Preljocajn, Ermonela Jahon, Eliza Dushkun, Masiela Lushën, Lorik Canën e ndonjë tjetër, 500 kilogramë canabis Lazarati.

Të mos fshihemi pas Viktor Gushit

Postuar në 09 Prill, 2012 03:21

Viktor Gushi, grabitësi që vrau me gjakftohtësi arkëtaren Leonora Kaloçi vepronte në rrethana të sofistikuara… i studionte dhe i kryente grabitjet e bankave i vetëm… nuk përdorte makinë dhe as celular… hante bukë me kos dhe flinte në makina të braktisura, por shpenzonte miliona në loto…”

Bomba poetike e politike!

Postuar në 08 Prill, 2012 04:38

Dita e mërkurë, 4 prilli i vitit 2012 do të hyjë në histori. Në historinë e Gjermanisë, Izraelit, Iranit dhe para së gjithash në bio e bibliografinë e nobelistit gjerman për Letërsi, Günter Grass. Poezia e tij me titullin “Was gesagt werden muss” (shqip: “Atë që duhet thënë”) e botuar në të njëjtën ditë në “Süddeutsche Zeitung“ të Munihut, “New York Times” të New Yorkut, “La Republicca” të Romës dhe “El Pais” të Madridit, brenda vetëm disa orësh u bë tema e planetit, në poetikë e politikë, të kaluar, tashme e ardhme, histori e diplomaci.

Kur Kushtetutën e shkel autori i Kushtetutës

Postuar në 07 Prill, 2012 03:55

Shqipëria konsumoi këto ditët e fundit një shkelje të re të Kushtetutës së vendit. Shumica në pushtet, formalisht nëpërmjet ministrit të saj të Mbrojtjes, shkeli atë nen të dokumentit të saj themeltar, që ia jep kreut të shtetit tagrin për të emëruar komandantët e forcave përbërëse të Ushtrisë me propozim të ministrit të Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes, autori formal i shkeljes deri më sot, ishte mbrojtur nëpërmjet shefit të Shtabit, se “ne nuk respektuam Kushtetutën, sepse ne respektuam një ligj mbi autoritetet e komandimit”.

Demografia, kohë e ndryshme, të njëjtat gënjeshtra

Postuar në 06 Prill, 2012 04:48

Studimet mbi demografinë janë nga më të vështirat. Burrat me mjekër kryejnë llogari që zgjasin shpesh me dekada dhe në fund japin konkluzione relative. Por këto teknikalitete shkencore vështirë se mund të hyjnë në punë në Shqipëri, veçanërisht po të dëgjosh Kryeministrin teksa flet pa pasur asnjë studim në dorë, për normën e vdekshmërisë foshnjore, jetëgjatësinë mesatare të popullsisë apo vdekshmërinë e nënave në lindje.

Ja se çfarë na tha Kryeministri:

Komente mbi konkursin e Monumentit të Pavarësisë

Postuar në 05 Prill, 2012 03:40

Si rrallëherë në këto dy dekadat e fundit po shohim shpesh prononcime mediatike të drejtuesit të Galerisë Kombëtare në informimin që po i bën opinionit publik mbi konkursin e monumentit kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë. Ajo që vihet re në këto prononcime, të cilat u bënë qoftë në krah të ministrit të MTKRS-së, z. Aldo Bumçi, si dhe në mediat elektronike, ishte theksi në pjesëmarrjen më të gjerë të artistëve, më masivja në dekadat e fundit, me mbi 60 artistë dhe mbi 80 projekte konkurruese, si dhe grupimi i prurjeve të projekteve në artistë “vendas” dhe të “huaj”.

Për të qarë e për të qeshur

Postuar në 04 Prill, 2012 03:41

Kam ndjekur me vëmendje reagimet pas lajmit për zhvillimin e paradës gay në Tiranë, jo vetëm nëpërmjet çfarë është thënë e shkruar nëpër media, por edhe nëpërmjet një sërë komunikimesh të tjera, siç janë p.sh. e-mail-et që tashmë na hyjnë nëpër postat tona elektronike si vizitorë të dëshiruar e të padëshiruar, apo komentet e shumta nëpër blogjet tona të mbushur me anonimë, që dikush i ka krahasuar me nevojtoret publike ku njerëzit shkruajnë ndonjë broçkull nëpër muret ndërkohë që dhjesin, e pastaj ikin pa e lënë identitetin e tyre.

Ti qofsh o Lulzim Basha!

Postuar në 03 Prill, 2012 04:42

Fotografitë më mbresëlënëse të Tiranës, por edhe më pak të njohurat, janë padyshim ato të qytezës osmane të para-ndërhyrjeve urbanizuese. Dhe jo vetëm fotografitë, por edhe gravurat e rralla që nga Edward Leare e tekëndej apo përshkrimet plot ngjyra te Degrandit, Hahnit a Ipennit. Nga kjo Tiranë, e banuar në masë dërrmuese nga muhamedanë, e më pak nga gogë a vllehë, thuajse nuk ka mbetur asgjë: një a dy shtëpi, jashtë hirit të institucioneve e që IMK-ja ua ka harruar derën, ura në rrugën që shpinte për Shinjergj dhe xhamia e famëshme e Ethem Beg Tiranës në qendër, të cilën Enveri e kurseu.

Nocioni “malok” në tri kohë

Postuar në 02 Prill, 2012 04:05

Në ligjërimin e përditshëm, në atë politik, mediatik, artistik dhe popullor, ndeshim jo rrallë nocionin “malok”. Fjala malok është një epitet fyes, i cili për përdoruesit nënkupton ata banorë që vijnë në Tiranë nga Veriu i vendit, madje edhe ata që nuk vinë, por që jetojnë atje ku janë në punën e tyre.
Rrënjët e saj emotive janë të hershme dhe kanë origjinë politike.

Për një teatër te ri kombëtar

Postuar në 01 Prill, 2012 06:48

Ne jemi një popull që për rrethana historike, tashmë të ditura, e kemi nisur shumë vonë aktivitetin teatror dhe ende nuk ia kemi dalë që ta bëjmë këtë art në një medium të dashur për njerëzit.
Për herë të fundit teatri në Shqipëri lindi në vitin 1880, si koncept i importuar nga jashtë. Ai lindi si lëvizje amatore, kryesisht brenda shkollave dhe përgjatë gjysmës së parë të shekullit të njëzet edhe brenda komunitetit të zejtarëve dhe intelektualëve të pavarur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed