Ndihma amerikane u kushtëzua me mobilizimin masiv të ukrainasve

Postuar në 21 Prill, 2024 12:30

Paketa e re e ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, duket se është kushtëzuar me mobilizim masiv të trupave nga Kievi. Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, citon burime diplomatike nga Brukseli, sipas të cilëve dekreti presidencial i Volodymyr Zelenskiyt – të cilin TASS e raporton për Vladimir Zelenskiy - për mobilizimin e detyruar të ukrainasve, shoqëruar me sanksione të rënda për ata që shmangen, ka qenë i diktuar nga nga Aleanca Perëndimore që ka kërkuar trupa në terren përpara sesa të vijojë me furnizimin me armë dhe municione.

Furnizimi me armë ka kuptim ka një personel të mjaftueshëm për ta përdorur atë në operacione sulmi dhe mbrojtjeje

citon TASS burimet e veta diplomatike.

Agjencia vë në dukje se ka patur një rend veprimesh që konfirmojnë këtë presion të Perëndimit: më 16 prill Zelenskiy dekretoi ligjin, më datën 19 prill Ministria ukrainase e Mbrojtjes raportoi në një takim online në Këshillin Ukraine-NATO gjendjen në terren dhe planet për mobilizim dhe më 20 prill Kongresi amerikan miratoi paketën e ndihmës prej 60 miliardë dollarësh.

Vetë lajmi i shërbyer nga TASS, synon të nënvizojë idenë se lufta e Kievit është e dirigjuar nga Perëndimi dhe se madje edhe mobilizimi i ukrainasve është pasojë e diktuar nga jashtë vendit, nënkuptim ky i qartë se Kievit i mungon sovraniteti në çdo vendim të rëndësishëm.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Koment i ndertuar duke marre per baze si te vertete safi nje lajm te sherbyer nga TASS -i, i cili citon nje burim diplomatik anonim te Brukselit dhe fap nxirret konkluzioni se Kievit i mungon sovraniteti ne cdo vendim te rendesishem.
Por cfare vendimi tjeter duhet te marre Ukraina kur Putini dhe kamarilla e tij i mohojne me predha e bomba te drejten e ekzistences ketij vendi?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.