"Babalja" e radhës provon se demokracia nuk vetvepron

Postuar në 29 Prill, 2024 14:15

Duket se aktorë të opozitës shqiptare janë trishtuar me shtyrjen apo mostransmetimin nga RAI3 të pjesës së dytë të një reportazhi për Shqipërinë. Reportazh që në pjesën e parë zbuloi me disa të dhëna të reja për opinionin publik Italian se çfarë lloj burri shteti është Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Dhe për pasojë se çfarë bën Giorgia Meloni me marrëveshjet e saj.

Tani, trishtimi lidhet me një pritmëri të madhe dhe të hiperbolizuar se reportazhi do ta ekspozonte Edi Ramën në Shqipëri për pisllëqet e tij, ndërkohë që RAI3 në të vërtetë lojën e kishte me Melonin. Mirëpo a mundet ne të presim se ka ende diçka që e ekspozon më shumë sesa është ekspozuar z. Rama dhe shpurën e tij? A pret me të vërtetë opozita që episode të tilla të përcaktojnë ndryshime politike në vendin tonë?

Ky duket të jetë naivitet i tepruar sidomos nëse kemi parasysh se z. Rama është përballur në 6 vitet e fundit me një seri ngjarjesh të tilla. Mund të veçojmë publikimet e “Bild”, ndërkohë që brenda vendit, seriali “Babale” përfaqëson eksperimentin më të kotë të opozitës që prodhoi vetëm një viktimë: ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa. Edhe ky larguar për shkak të pakënaqësisë së z. Rama me të.

Aq më tepër ka kuptim kjo nëse mbajmë parasysh se z. Berisha vjen nga një qeverisje që u përball me një episod të ngjashëm, që ishte video Prifti-Meta, të cilën e përballoi me katër viktima. Opozita e tanishme nuk ka patur asnjë shans dhe asnjë opsion, apo edhe vullnet të përsërisë konfliktin e 21 janarit 2011, pavarësisht se katalizatorët sipas saj janë shfaqur disa herë. Z. Berisha p.sh ka folur për armatosje, mosbindje civile e kështu me radhë.

Ajo çfarë na provon kjo dredhi italiane është se demokracia nuk është vetveprim i sistemit, sidomos kur prerogativa morale nuk ekziston më. Eventualisht, në një kohë dhe standard tjetër, do të duhet të kishim llogaridhënie apo edhe dorëheqje për serinë e skandaleve që janë dëshmuar. Që mandej do të mund të çonin në zgjedhje dhe rotacion. Kjo nuk provohet.

Ekuacioni skandal-tension-zgjedhje nuk ndodh, kështu që mbetet të vëmë në dukje se sistemit në Shqipëri i mungon alternativa reale. Ajo që është e gatshme dhe e do pushtetin edhe për vete edhe për të ndryshuar disa gjëra. Nuk e kemi këtë realitet ende, ndaj edhe të presësh nga RAI3 se do rrëzojë Edi Ramën, apo do ta diskreditojë më shumë, është pak si vetmanipulim. Sidomos tani, kur po duket se RAI3 u diskreditua në sytë e disa shqiptarëve pse nuk e transmetoi reportazhin, një efekt ky i natyrshëm kur “bisedon me Edi Ramën”, të cilit në fakt i duhej vënë kufiri me lojën e vet: reportazhi i plotë, mandej një intervistë.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Per cfare Babalje e ke fjalen? Mos do te thuash se Salianji e sajoi historine? Mos do te thuash se opozita i sajon ngjarjet? Kjo eshte te jesh i shitur te komunisti edvin hajduti.
Jane gjykatat qe ja zvarrisin me procedure e verteta se jane shitur te kryeministri.
Rrofte Sali Berisha!
Rrofte Ervin Salianji!
Poshte komunistat.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me sa kam dijeni "Report" nuk reagon menjëherë por pasi ka mbledhur me kujdes informacionin e nevojshëm. Gjithashtu është edhe në një negocim për një intervistë të Ramës. Kështu ka vepruar edhe në rastet e denoncimit të deputetes Santanche' si dhe të kryetarit të Senatit Ignazio la Russa. Opozita nuk mund të kapet pas një emisioni investigativ për ta ngritur në kauzë por duhet të jetë koherente në misionin e saj pa zigzage që diktohen nga interesat personale të momentit të lidererëve të opozitës.

Submitted by Dori (not verified) on

Berisha paskesh folur per armatosje?! Si ka mundesi ta thoni nje gje te tille?! Mosbindje civile po, por jo armatosje; jane dy gjera krejt te ndryshme. Mosbindja civile eshte nje akt i skajshem, gjithsesi demokratik; dhe ne fakt, eshte mjeti i vetem qe mund dhe duhet te perdoret ndaj ketij pushteti banditesh.
Parashikimi i nje skenari te tille, eshte njera nga dy arsyet kryesore, se pse Sali Berisha ndodhet aty ku eshte sot. Sesa e vertete eshte kjo qe thote Berisha, e erteton fakti qe te njejten, pak a shume , a ne nje fare menyre, e thote nje personalitet i intelektualizmit shqiptar, si Lubonja; dy figura publike krejt te ndryshme, por me te njejtin mendim per sa i perket menyres sesi mund te rezohet ky pushtet banditesh.
Gjithsesi, mosbindje civile nuk do te kete, dhe as mund ta presesh nga nje popull si ky yni.

Submitted by Aqif (not verified) on

Satrapi Saleh po te kishte mundesi muxhahedinet e Manzes do t,'i hypte ne tankse dhe do t'i perdorte si Saddami kundra kurdeve per te marre pushtetin.
Ky qen plak ne 1997 armatosi gjithe veriun per te sulmuar jugun, por qe doli akoma me keq, me genocid ne Tropoj dhe vellavrasje e gjakmarrje ne gjithe Veriun. Gje, qe akoma sot e kesaj dite i vuajne pasojat.
Berisha mbjell mort dhe mbreteron mbi hirin e viktimave.

Submitted by Dori (not verified) on

E nderuar redaksi, armatsoja per te cilen flet Berisha ne ate interviste, eshte krejt e ndryshme nga armatosja per te cilen shkruani ju.
Armatosja e intervistes ka te beje me ceshtjen e shumedebatueshme te te drejtes se qytetarit per te mbajtur ose jo arme.
Armatosja e shkrimit tuaj, per me teper e pranevene me mosbindjen civile, ka kuptimin e thirrjes per te rrezuar pushtetin e Rames me arme; te pakten keshtu perceptohet nga lexuesit, edhe nese ju nuk keni dashur te jepni kete kuptim ne fjalet.
Perkundrazi, si Berisha por edhe figura te tjera te PD-se, e kane theksuar kur ka qene rasti, qe jane nje parti demokratike, qe nuk perdor forcen e armeve per te ardhur ne pushtet; i gjithe radikalizmi i tyre mbeshtetet ne mosbindjen civile, qe njihet si metode e pranueshme ne demokraci.

Submitted by redaksia on

https://youtu.be/DLPcfPGwWgc?si=SGviQL2qQ76HP-ea

Zoteri, Sali Berisha nuk eshte Flamur Noka qe thote nje gje dhe nuk e di ku con. Deklarimet e tij per.armatosjen erdhen deri ne piken sa e mbylli duke thene "ishin mendime personale", kuptohet pasi gatoi qullin e majit 2017. Por nuk eshte ky celesi i shenimit. Hajde po pranojme qe Saliu eshte nje manar i bute qe edhe coku i iken ndonje fjale kot. 

Submitted by Dori (not verified) on

Nuk dua te flas perseri per "armatosjen", sepse eshte shume e qarte ne komentin qe bera me lart. Por, po me ben pershtypje kjo me qullin e majit 2017. Formalisht, te pakten qe te jemi edhe brenda me korrektesen, ishte Basha ai qe e beri ate gatese. Por, edhe permbajtshmerisht, dukemeqenese Sali Berisha i pyetur enkas per ate marreveshje ne nje emision televiziv , u pat shprehur pikerisht keshtu, citoj: Basha ka keshilltare shume te keqinj! E kishte fjalen per ata qe e paten nxitur per te bere marreveshjen. Nuk e dime se kush jane, sepse nuk permendi emra. Pikerisht; ky qendrim publik i Berishes e perjashton ate automatikisht nga te paturit gisht ne gatesen qullore.

Submitted by redaksia on

Zoteri, flisni sa te deshironi! Kini parasysh qe kam qene ne media para 2017 dhe e kam ndjekur politiken thuajse perdite. Se cfare e si e thote Saliu nje gje, besoj se e kuptoj pa keqkuptime. Qullin e 2017 e gatoi ustai. 

Submitted by Dori (not verified) on

Duke shfrytezuar mundesine qe me jep inkurajimi juaj, po vazhdoj. Mungesa "alternatives reale", ne fakt eshte nje teze qe qarkullon shume ne opinionet e analisteve; e cila, ne thelb, eshte e njejte me tezen tjeter " te gjithe jane njesoj". Po te vihet re me kujdes, do te shihet qe jane analistet pro-qeveritare meseshumti ata qe e perhapin nje teze te tille; analistet e tjere, qe nuk jane pro ketij pushteti, me ose pa dashje, po bejne lojen e tyre. Kjo opozite qe eshte, eshte alternativa e vetme; nuk jane ato partizat e reja, me djem te shkolluar ne perendim, qe pompohen dhe propagandistohen nga ojf-te, ojq-te dhe ambasadat; nje intelektual i vertete, duhet t'i skualifikoje apriori te tilla oferta.
Kemi nje grupim politik qe ka 80 vite ne pushtet; edhe ato vite kur ishte ne opozite, perseri kishte aq shume pushtet; prsh ne 1994 kishte aq pushtet sa popullin qe e kishte indoktrinuar per 50 vite, ia mbushi me shume lehtesi mendjen qe te mos votonte referendumin qe do ta shpallkej Berishen mbret! po keshtu, ne 1997 kishte aq pushtet sa ringjalli zonat operative te dikurshme, duke filluar nga e para, nxiten po kete popull te indoktrinuar te armatosej dhe te marshonte drejt Tiranes per te rifituar, si dikur, me grypen e pushkes, pushtetin; te njejten gje beri edhe me 2011, kur benin thirrje per mijera e mijera martire qe do te duhej te mbulonin bulevardin me kufomat e tyre...
Kemi pra dy grupime te medha politike: kete te socialisteve, qe me 1944, 1997, dhe duke patur parasysh impaktin e madh qe pati 21 janari, edhe ne 2013-en, kane ardhur ne pushtet me gryken e pushkes; nga ana tjeter, eshte ky grupimi tjeter qe udheheq Saliu, i cili, per ironi te te gjithe atyre qe e akuzojne per njemijeenje te zeza, te gjitha radhet kur erdhi ne pushtet, erdhi thjeshte me vote. Ky eshte realiteti politik ne Shqiperi; ata qe nuk e shohin, a ca me keq akoma, qe nuk duan ta shohin, kane nje problem te madh me veten e tyre.
Ky problem eshte po aq i madh edhe se heshtja ndaj lincimit politik qe po i behet Sali Berishes. Sado i keq te jete Berisha, atij po i behet nje padrejtesi kaq e madhe, dhe me kaq arrogance, saqe eshte e papranueshme per nje intelektual te vertete qe te rrije indiferent; dhe kriminale, kur mban qendrim te tipit "mire t'i behet".
Dhe me te vertete, Berisha eshte sot nje gur prove, nje leter lakmuesi, per te gjithe intelektualet. Po shperfillet ne menyre harbute dhe barbare parimi themelor qe eshte bere kusht sine qua non per nje intelektual ne boten e qyteteruar, qe para 300 viteve, sipas te cilit, qe po e them me fjalet e mia: sado i padashur te jesh per mua, jam me ty kur te behet nje padrejtesi!
Kjo heshtje barbare intelektualesh, eshte edhe nje arsye plus atyre qe i permendim shpesh kur themi se pse nuk behet Shqiperia. Ne fakt, eshte tregues se nuk kemi fare te tille, pothuaj.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po mo po, mund te ndjekesh shume gjera dhe ti kuptosh siç do ti. Po kete Ramen qe e ke bere kult, si tia bejme(?)
(Retorike pyetja me e lart i nderuar)

Submitted by redaksia on

Rama kult? Kult? Konsultohu me fjalorin. Eshte kryeminister - fakt ky. Dhe sigurisht qe do shprehemi per aktet e tij. Jemi marre me politikat, jo ceshtje personale. As te artit te tij ne vetvete. 

Rama eshte fatkeqesi, flame. Ky eshte interpretim imi patjeter dhe bindje. Kur te mos jete me ne detyra publike, apo mos te kete ndikim nuk do shkruajme me. As me intereson madje nese jeton me. Qe te jemi te qarte. 

 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ore me kete mire trajtim qe i ben ti, e mendoj dhe une qe mbase qenka kaq i zoti dhe kaq i zgjuar. Mbase jemi me fat qe e kemi, se zgjuarisa ka disa kosto.
Te fleme me qartesine dhe Ramen na ka ngelur. (Meloni taskirat, rradhen)

Submitted by redaksia on

Ishte avdall, por ju(socialistet) e dashuruat ngaqe dashuroni ndryshimin. E zdruguat nga dukja dhe sjellja si kishe bizantine qe jeni(po supozoj qe je socialist, me fal po qe se fyhesh) dhe ja cifti perfekt sundon Shqiperine! Asnje keqardhje per kete, sinqerisht. Ju meritojme! E meritojme edhe duhmen qe pason! 

PS: Mos hap muhabete Saliu se ai me ju eshte.

Submitted by Dori (not verified) on

Pas komentit ( tim) te mesiperm, lexova pjesen e trete te "Cherry Picking" te intelektualit Ardian Vehbiu, dhe vura re nje si nenqeshje tek vetja ime teksa e lexoja. Kjo vinte ngaqe zoteria ne fjale, i nderuar dhe i respektuar ne punen qe ben, mu duk si shembulli perfekt per te ilustruar "cherry picking". Nje rishikim i shkrimeve me teme politiken tek Peizazhet , nga viti 2007 e deri ne 2013-en, me rezulton ne nje mori te tillash per Berishen e kohes; madje edhe me kuturisje te zotit Vehbiu ne fushe te psikikes per te shpjeguar sjelljen e tij aspak demokratike. Ne nje shkrim madje, duke sjelle ndermend "pranevererat" magrebiane, uron edhe nje te tille ne Shqiperi, duke e pare Ramen si protagonist te saj.
Mirepo, qe kur Rama beri realitet "pranveren" shqiptare, shkrimet e intelektualit tone mbi ceshtje te politikes pesojne nje renie drastike. Mire vitet e para (megjithese zullumet e Rames u shfaqen brutalisht qe ne fillim), por keto vitet e fundit kur zullimi i tij ka kapercyer cdo cak e kufi, perseri kemi nje heshtje kembengulese nga intelektuali yne.
Ky, pra, eshte shembulli i perkryer i "Cherry Picking". Ky eshte shembulli i intelektualit te njeanshem, qe shikon vetem ato fakte qe i duhen per te provuar argumentet e tij, dhe jo teresine e tyre.
Ky eshte vetem nje shembull, sepse ka plot te tille; ne fakt , shumica derrmuese e atyre qe pretendojne te jene intelektuale. Keta zoterinj kane thene e c'nuk kane thene per Berishen (madje shume prej tyre, ne nje jermi te padurueshme, vazhdojne akoma ), mirepo heshtin per Ramen.
Dhe e dini cfare?! - Merren me ceshtje madhore qe shqetesojne kombin, duke treguar njesilloj perbuzje per politiken e dites ... a thua se nuk ishin po keta qe dikur shkarrashkruanin tere diten e dites per politike!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.