L’onorata societá Rama - Meloni: Una faccia, una mazza!

Postuar në 11 Nëntor, 2023 23:28

Marrëveshja për emigrantët e bëri kryeministrin Rama personazhin e emisionit “Fratelli di Crozza” këtë javë në Itali. Me Ramën që u përgjigjet pyetjeve të gazetarit ndërsa kërkon herë pas here miratimin e kryeministres Meloni, materiali satirik e vë theksin te ajo që i bashkon shqiptarët dhe italianët veç racës: una mazza (një shuk parash), thënë ndryshe e njëjta prirje për të korruptuar dhe për t’u korruptuar.

Lidhja me Italinë është emocionale dhe Shqipëria është edhe pse nuk është apo jo Giorgia. Ne mendojmë t’i bëjmë BE-së një propozim që nuk mund ta refuzojë. Si familje sepse Italia dhe Shqipëria janë kushërinj. Nëse një kushëri na kërkon një gurore, sepse atë na keni kërkuar, për 100 milionë në vit, për 5 vjet, për të depozituar aty “mbeturinat”. Shqipëria bën biznes. Miq të jugut që ju ngatërroj me shqiptarët se jeni njësoj.

Shqipëria dhe Italia janë një familje e madhe. Janë xhentilë, të ngjashëm, puthim duart. Jemi në majë të ekonomisë familjare. Italia e para dhe ne të dytët. Italia dhe Shqipëria, una faccia e una mazza

Shuku është keqkuptim i humoristit, sepse z. Rama deklaroi se e bëri falas protokollin. Sepse “lui é un uomo d’onore” siç edhe ilustron gjesti “alla Vitto Corleone” i humoristit italian. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.