Arkiv-Op-Ed

Gogoli Ahtisaari

Postuar në 04 Mars, 2013 03:39

Pakoja e Ahtisaarit, që i bie Kushtetuta e Kosovës, po kthehet në një meny restorantesh, nga e cila Beogradit mund t’i lejohet të zgjedhë atë që do, por të mos e pranojë si tërësi. Në këtë mënyrë marrëveshja eventuale e 4 marsit në Bruksel për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shuarjen e strukturave “paralele” të sigurisë, vështirë se mund të nënkuptojë pranimin e “Ahtisaarit” nga Beogradi dhe serbët e veriut.

“Vlera” e kapitalit dhe vlerat e shoqërive demokratike: përfundimi i zgjedhjeve 2013 në Shqipëri*

Postuar në 03 Mars, 2013 10:26

 

"Nënës tënde… motrës tënde… burrnis’ tënde…”

Postuar në 01 Mars, 2013 04:01

Në Shqipëri ka para së gjithash krim shtetëror: Gërdeci, korrupsioni me bllok shënimesh, 21 Janari, për të vazhduar me kërdinë e votës e kështu duke përmendur veç majën e ajsbergut. Dhe ky krim, shtetërori pra, është energjizuar fort nga 2008 e këtej. Por, ka dhe krim që do ta quaj social dhe, për mendimin tim, nëse s’do të qe i pari i energjizuar, s’do qe në këtë gjendje as i dyti.

Bëni Kryeministrin, zoti Kryeministër!

Postuar në 28 Shkurt, 2013 08:12

Nuk është vërtet diçka e jashtëzakonshme, aq më tepër për ata që e njohin Kryeministrin shqiptar, i cili në të shpeshtë e përdor foltoren e mbledhjes së qeverisë apo të grupit parlamentar për të akuzuar kundërshtarë, rivalë apo qoftë edhe njerëz të thjeshtë që mendojnë ndryshe nga ai apo edhe gazetarë që flasin për të vërteta që nuk i pëlqejnë atij. E këtë radhë u bëra pjesë edhe unë, duke më renditur, duke më rreshtuar, duke më akuzuar si pjesë e një oborri politik, duke më bërë oborrtar të interesave të vogla a të mëdha qofshin. Kjo më bëri të qesh e të dëshpërohem njëkohësisht.

Institucionalizimi i gënjeshtrës

Postuar në 28 Shkurt, 2013 04:23

1.

Të fillojmë nga fundi.

Në fund të procesit të tanishëm negociator mes Kosovës dhe Serbisë (që ende quhet “dialog”, për arsye të qetësimit të opinionit publik të të dyja vendeve), ka gjasa të mëdha që Bashkimi Evropian të propozojë që marrëdhëniet mes këtyre vendeve respektive dhe Bashkimit Evropian të ngrihen në një nivel më të lartë. Serbisë ka gjasa t’i ofrohet data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE e Kosovës, ka gjasa, t’i jepet data për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit.

Shtetet e Pabashkuara te Europes

Postuar në 27 Shkurt, 2013 04:39

Nuk di ne se antropologet do t’a intepretonin rezultatin e zgjedhjeve ne Itali duke thene se, tej krizes se rende ekonomike, Italianet cmenden per Opera Buffa. Sepse Beppe Grillo dhe Berlusconi andej kane dale. Sa per Bersanin ky ngjan me shume me nje burokrat te deshtuar ne filma sovjetike te kohes se Gorbacovit.

A duhet ndjekur shembulli i Rusisë?

Postuar në 26 Shkurt, 2013 04:54

Duma ruse ndërmori një hap legjislativ, përmbajtja dhe efekti i të cilit shkon përtej kufi jve të Rusisë dhe i cili me sa duket krijon një model të ri, që mund të bëhet nxitje në të gjithë hapësirën e shteteve ish-komuniste. Në 22 shkurt Duma miratoi unanimisht në leximin e parë, nga gjithë deputetët pa përjashtim, një projektligj, i cili ndalon zyrtarët që të kenë llogari bankare jashtë shtetit, që të kenë bono thesari të emetuara nga shtetet e huaja apo të disponojnë aksione në banka apo sipërmarrje jashtë vendit.

Saga Ballkanike

Postuar në 25 Shkurt, 2013 04:40

Kjo mund te quhet nje sage bashkohore ballkanike. Ja si eshte historia e sagës. Aty nga viti 1985 një komision i OKB-së caktoi standardizimin e emertimeve ne dokumentet nderkombetare per shume nga shtetet e ketij rruzulli.  Me pak fjale, u morën vesh ekspertët, që grekët p,sh. t’a shkruajnë ne dokumentet nderkombetare emertimin e qytetit te Vlorës si “Vlore” dhe jo “Avlona” siç e shkruajne në librat e tyre. Ne te njejten menyre shqiptarët p.sh, duhet që në dokumentet ndërkombetare t’a shkruajne emertimin e Greqise si “Greece” dhe jo “Greqi” siç e shkruajme ne librat tane.

Pse nuk i liberalizohen vizat Kosovës?

Postuar në 21 Shkurt, 2013 07:49

Të gjitha raportet e strukturave të BE-së, të brendshme dhe të jashtme, rreth Kosovës nxjerrin një konkludim jashtëzakonisht të rëndë: Kosova paraqet rrezik për sigurinë e brendshme të BE-së. Për ata të cilët e kanë të vështirë ta kuptojnë se çfarë mendohet me këtë pohim, ja një nga shpjegimet e mundshme. Europianët e shohin Kosovën si vend tranziti të drogës, të heroinës dhe të kokainës. E shohin si vend ku trafikohen gratë dhe fëmijët. Institucionet e Kosovës nuk kanë vullnet të qartë për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Taksirat Taksash

Postuar në 20 Shkurt, 2013 04:27

Diskutimi nëse një vend duhet të zbatojë një system taksash të sheshtë (me përqindje fikse mbi të ardhurat) apo të shkallëzuar (përqindje që rritet me rritjen e të ardhurave) është mbyllur prej kohësh në vendet e zhvilluara. Vendet e zhvilluara, pa as edhe një një përjashtim, edhe kur drejtohen nga qeveritë e djathta kanë përshtatur prej kohësh taksën e shkallëzuar. Vendet në zhvillim herë pas here bien nën mashtrimin e ndonjë politikani që promovon taksën e sheshtë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed