Arkiv-Op-Ed

Në kërkim të eshtrave të babait

Postuar në 14 Maj, 2013 08:40

Siç e di, me të gjitha forcat e mija, po mundohem të sjell eshtrat e tim’eti në Atdhe. Sa herë që kërkoj shpjegime përgjigjet janë rrëshqitëse dhe pa përfundim. Deri sa të kem jetë do të vazhdoj ta kërkoj…. ose do të bëhen gërmimet ose duhet të më thonë se nuk duan të ndërhyjnë, por nuk duhet të tallen me mua.

LAJME TË MIRA

Postuar në 13 Maj, 2013 03:43

Një muaj para përvjetorit të katërt të shpalljes së pavarësisë, i kam shkruar dy artikuj për të përditshmen “Zëri” dhe “The European Voice” lidhur me faljet masive që presidentët e Kosovës i kishin bërë gjatë tri viteve të kaluara pikërisht në këtë ditë. Ata kanë falur 72 kriminelë më 2009 (Fatmir Sejdiu), 62 më 2010 (Sejdiu) dhe 103 më 2011 (Jakup Krasniqi, si ushtrues detyre i Presidentit).

Punëtorët tanë dhe Fantozzi

Postuar në 12 Maj, 2013 05:14

 

Punëtorët e të papunët e varfër shqiptarë, janë bërë të gjithë si ky personazh i kinemasë italiane që shpërfaq pikërisht atë mjeranin që s’do të gjejë kurrë forcë të kundërpërgjigjet apo të organizohet

 

Summum jus summa injuria

Postuar në 11 Maj, 2013 05:13

Më ra ndërmend kjo shprehje e famshme latine e Ciceronit në De officiis, që më parë ishte thënë nga Terenci në një formë, tjetër, summum jus saepe summa est malitia (drejtësia në aplikimin e saj më maksimal shpesh është e barasvlefshme me ligësinë më të madhe,) ndërsa ndiqja rastësisht lajmet që po jepnin fjalët e Nazimes përpara trupit gjykues. Për mua vazhdoi reflektimi edhe pas lajmeve dhe shprehja e famshme, me gjithë vjetërsinë e shekujve, ka mbetur e pakundërshtueshme.

Media e Ballkanit (dhe ajo shqiptare) -lost in transition

Postuar në 09 Maj, 2013 03:37

Shtypi ballkanik i ditëve të sotme është më shumë një zgjatim i politikës sesa përfaqësues i opinionit publik. Një pjesë e konsiderueshme e medias vazhdon të kontrollohet nga grupe të fuqishme politike. Në njëfarë kuptimi, ato lloje komentesh që një numër autorësh (të tillë Karol Jakubovicz, Mihai Coman, Colin Sparks dhe Tomasz Goban-Klas) kanë përdorur për të karakterizuar situatën e medias në shoqëritë pas-komuniste kanë vlerë edhe për rajonin e Ballkanit: ‘Shtypi u bë pluralist, por jo i pavarur’, dhe ‘Shtypi u bë i lirë, por jo i pavarur’.

Giulio Andreotti kultivues i historisë

Postuar në 08 Maj, 2013 03:43

Vdiq në moshën 94-vjeçare Giulio Andreotti, nji prej politikanëve ma jetëgjatë të Italisë së mbasluftës, miniera e gjallë që ruente “thesare” të pathanshme që i mori përgjithmonë me vedi në amshim.

 

Letër Komisionit të Helsinkit

Postuar në 06 Maj, 2013 04:31

Zotit Robert Hand, Këshilltar Politik i Komisionit të Helsinkit,Uashington DC

 

Zoti Hand,

Jam duke Ju shkruajtur lidhur me seancën dëgjimore të Komitetit të Helsinkit për Shqipërinë të planifikuar për këtë të hënë, 6 maj 2013 në Uashington DC.

Thaçi ka hallin e “kokës së vet”

Postuar në 05 Maj, 2013 11:36

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e di shumë mirë se çfarë është marrëveshje e mirë dhe çfarë e keqe. Ai e di në detaje se çfarë i sjellë Kosovës marrëveshja me Serbinë. Ai ka qenë partneri i katërt në këtë dialog, në mesin e SHBA-së, BE-së dhe Serbisë. Është pikërisht Thaçi i përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare të jetë në krye të këtij dialogu si partner nga Kosova, sepse ndërkombëtarët ia dinë “hallin” e “dertin”.

Demokracia e fishekut të bravës së çelësit

Postuar në 05 Maj, 2013 05:13

Koha që po jetojmë, çdo ditë e më shumë po na përplas në fytyrë lloj-lloj imazhesh dhe Tirana është kthyer në një teatër absurd ku personazhet ngatërrohen me lloj-lloj karikaturash groteske. Ende pa u shuar jehona e “semiotikës së leshit”, në vend u prodhua një mit tjetër, “miti i veshit” dhe ende pa u shuar jehona e këtij rrëfimi grotesk, publikut iu përplas në fytyrë apo iu ngjesh në surrat një fotografi tjetër, ajo e karikaturës së demokracisë sonë. Kjo është brava e çelësit, më shkoqur akoma, fisheku i bravës së çelësit.

Zbutja e Kryeneçes

Postuar në 01 Maj, 2013 03:48

 

Pa e njohur shtetin e Kosovës, pa kërkuar falje për krimet e kryera, madje pa shprehur as më të voglën keqardhje, Serbia ia doli të fitojë një marrëveshje të mirë për rregullimin e brendshëm të Kosovës, rsepektivisht akomodimin e disa dhjetëra mijëra serbëve të Veriut në atë mënyrë, sa që mund t’ua ketë zili secila popullatë pakicë e ngjashme kudo në botë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed