Arkiv-Op-Ed

Zëvendësimi i pavarësisë

Postuar në 05 Korrik, 2013 04:17

Politikanë e diplomatë të ndryshëm të vendeve anëtare të BE-së vijnë shumë shpesh në Kosovë. 22 shtete të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për çdo javë kemi nga një apo më shumë vizita të zyrtarëve të lartë të këtyre shteteve. Janë bërë pesë vjet që shteti i tyre e ka njohur pavarësinë e Kosovës. E, megjithatë, sa herë që vijnë në Kosovë në këto tri vitet e fundit, pavarësisht postit që kanë ata zyrtarë, porsa zbresin në Aeroportin e Prishtinës bëhen ndërkombëtarë nga Brukseli.

Epiqendra e ndasisë së botës islamike

Postuar në 04 Korrik, 2013 07:12

Hera e fundit kur unë lashë Bagdadin isha në një barelë. Ishte 11 prilli i vitit 2003, katër ditë pasi trupat amerikane hynë në kryeqytetin e Irakut në fund të një fushate të lehtë për të rrëzuar Sadam Huseinin. Forcat amerikane e patën rrahur Bagdadin për shumë javë dhe ndërsa tanket amerikane nxitonin drejt qytetit, unë u bëra një viktimë rastësore krahas shumë irakianëve.

Në ditën që Bagdadi ra, unë po prisja për një kirurg irakian për të më operuar dhe për të hequr copa shrapneli dhe kockash nga truri im. Ai më shpëtoi jetën.

Një vlerësim për pragun e Republikës së Pestë

Postuar në 03 Korrik, 2013 12:54

Shqipëria hyri në zgjedhje në një klimë të acaruar politike, me një sistem elektoral të papërputhshëm me veçoritë e një vendi me dallueshmëri kulturore dhe një shteti unitar, në një vend në të cilin përgjegjësia shtetërore, cilësia e shtetit, ndarja e pushteteve, interesat e publikut gjenden ende në fazat e veta embrionale dhe të pazhvilluara ngjashmërisht me vendet e tjera europiane.

Dy narrativat e Edi Ramës

Postuar në 02 Korrik, 2013 04:50

Në vitin 2009, Partia Socialiste nuk i fitoi zgjedhjet, por as nuk i njohu ato. Sipas socialistëve votat u vodhën. Në retorikën e tyre, ajo çfarë kishte ndodhur ishte një përsëritje e lehtë e vitit 1996, ndërsa ajo që rrezikonte pushteti në fuqi ishte diçka e ngjashme me vitin 1997.
Ndonëse shumë veprime e vendime që pasuan nga Edi Rama dhe kryesia e PS-së nuk ishin shumë bindëse (greva e urisë pas shpalljes se bojkoti kishte mbaruar, etj) dyshimi mbi ato zgjedhje mbeti.

Probleme artificiale në marrëdhëniet shqiptaro-greke

Postuar në 01 Korrik, 2013 08:07

 

Po kalojnë muaj që të gjithë ata nënshtetas  shqiptarë me vendlindje në Greqi dhe që  në pasaportat e tyre shqiptare, nuk kanë  të shënuar toponimin e vendlindjes sipas  normave të shtetit Helen, për këto toponime të akredituara në OKB, nuk mund të kalojnë  pikat kufitare me Greqinë. Problemi është shumë  shqetësues pasi bëhet fjalë për mijëra raste të kësaj  natyre. 

Sali Berisha, shkëlqimi dhe rënia e kardiologut që dominoi për 22 vjet

Postuar në 01 Korrik, 2013 05:01

Një “hero” për mbështetësit e Partisë Demokratike, një “antihero” për mbështetësit e socialistëve, një “burrë-shteti” sipas gjykimit të votuesve të PD-së dhe analistëve pranë kësaj force politike, një politikan destruktiv për të majtët, një autoritar për kritikët e tij brenda së djathtës. Por cili është cilësimi real për Sali Berishën, Kryeministrin në largim, i cili dha dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike në mbrëmjen e 26 qershorit?

Madhështia e shpërfillur e thjeshtësisë

Postuar në 01 Korrik, 2013 04:12

Dje në mëngjes, m’u para hyrjes së pallatit ku banoj, pashë një grumbullim që jepte e merrte përkulur mbi një njeri të rrëzuar. I derdhnin ujë mbi fytyrën e bërë meit, ndërsa ia godisnin me pëllëmbë për ta përmendur. Ishte një djalë fare i ri që qe shembur befas. E ëma, e shastisur nga tmerri, i thërriste në emër, ia fërkonte shpatullat. Pranë saj, ndoshta e motra, qëndronte e mekur. Afrohem i shqetësuar me pyetjen “çfarë ka?” në buzë dhe aty pashë, njeriun që me gjestin e tij, “më urdhëroi” të bëj këtë shkrim, duke anuluar një tjetër për “zgjedhjet”.

Islamistë të mirë dhe të këqinj?

Postuar në 30 Qershor, 2013 14:05

Qendrimi ndaj presidentit egjiptian Mursi, tregon se sa serioze janë premtimet e Perëndimit, për të mbështetur lëvizjet demokratike në botën arabe, mendon Rainer Sollich. 

Z.Kulla, ose Ndriçimi i errët i Presidentit Nishani

Postuar në 28 Qershor, 2013 09:02

Më 20 qershor kam botuar në faqet e gazetës Mapo artikullin me titullin Çështje të idiotësisë. Ishte një reagim ndaj dy shkrimeve të Z. Ndriçim Kulla lidhur me një letër të Imzot Rrok Mirditës drejtuar Gjeneralit Sandër Lleshi. Titulli më i përshtatshëm i artikullit të tanishëm do të ishte: Çështjet e idiotësisë vijojnë. Në një rast të tillë do të më duhej ta mërzisja lexuesin me nxjerrjen në pah të të gjitha kundërshtive dhe pasaktësive, përveç çalimit të fortë të arsyetimit të Zotit Kulla, paraqitur në artikullin e tretë me titullin elegant: Lidhe qenin Zotni Rrok Mirdita.

Fitimtarë pa fitore

Postuar në 27 Qershor, 2013 03:07

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

MicrosoftInternetExplorer4

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed