Probleme artificiale në marrëdhëniet shqiptaro-greke

Postuar në 01 Korrik, 2013 08:07

Po kalojnë muaj që të gjithë ata nënshtetas  shqiptarë me vendlindje në Greqi dhe që  në pasaportat e tyre shqiptare, nuk kanë  të shënuar toponimin e vendlindjes sipas  normave të shtetit Helen, për këto toponime të akredituara në OKB, nuk mund të kalojnë  pikat kufitare me Greqinë. Problemi është shumë  shqetësues pasi bëhet fjalë për mijëra raste të kësaj  natyre.

Pas disa tolerimesh, shteti grek tregohet i  vendosur në qëndrimin e vet pasi në një rast të tillë  nuk ka toleruar as qytetarët shqiptarë me kombësi  greke. Në aspektin normativ ligjor ndërkombëtar,  shteti grek ka të drejtën me vete, pasi çdo shtet  anëtar i OKB-së, në rastin konkret Shqipëria, është  i detyruar që në dokumentacionin e vet zyrtar të  respektojë toponimet e një vendi tjetër sipas për-caktimeve për këto toponime të akredituara nga  ky shtet, në rastin konkret Greqia, në këtë Organizatë.

Ashtu si Greqia bën në dokumentacionin e  vet zyrtar me toponimet analoge shqiptare. Fakt  është se bëhet fjalë për rastin e parë në marrëdhëniet midis dy vendeve ku preken aq drejtpërdrejtë qytetarët e thjeshtë, sidomos fëmijët e  të rinjtë. Problemi është komentuar shpesh si një  “tekë” e Greqisë për gjëra formale. Dhe më keq  akoma kur thuhet se këto “teka” Greqia kërkon t’i  zgjidhë duke përdorur si mjet presioni ndaj Tiranës  këta mijëra qytetarë të pafajshëm.

Ky argument  duket i pavend pasi, si në aspektin politik, shoqëror  edhe kombëtar, Greqisë nuk i leverdis të kultivojë  tek mijëra shqiptarë një ndjenjë antigreke. Politika zyrtare e Greqisë ka treguar të kundërtën, bile  duke paguar shpesh një kosto të brendshme politike shumë të lartë. Ajo, në vlerësim të lartë të rolit  të marrëdhënieve njerëzore midis Shqipërisë e Greqisë, ka adoptuar me kohë faktorin e emigrantëve  shqiptarë në Greqi, si argument të rëndësishëm në  kultivimin e marrëdhënieve shumë të mira midis dy  vendeve.

Në këtë kuptim nga pala greke janë bërë  përpjekje të shumta për një zgjidhje të problemit të  krijuar. Tolerimin e kërkuar nga pala shqiptare Athina  e ka kondicionuar minimalisht me angazhime konkrete të Tiranës për një zgjidhje të problemit, qoftë  edhe në një thellësi kohe. (Kuptohet se në radhë të  parë ka kosto të lartë për vet qytetarët, të cilët nuk  kanë asnjë faj.) Kështu duhet kuptuar shtyrja e disahershme e zbatimit të mora-toriumit në lidhje me këtë pikë  nga ana e Greqisë.

Tirana zyrtare  (konkretisht Ministria e Jashtme) duket se kërkon tolerime  pa kushte dhe pa angazhime  konkrete për respektimin e  kësaj të drejte ndërkombëtare  të Greqisë. Madje, nga zyrtarë  të lartë politikë të kësaj Ministrie, bëhen edhe deklarata,  ndoshta për konsum të brendshëm, se “ne nuk do të ndryshojmë gjuhën tonë shqipe”.

Duket gjithashtu se politika e jashtme zyrtare  e vendit tonë, duke e paraqitur problemin si një pretendim formal të Greqisë, kërkon t’ia derivojë problemin frymës më të gjerë nacionaliste antigreke. Në  këtë sens i vjen doresh fakti i të ushqyerit së antigreqizmit midis emigrantëve shqiptarë në Greqi,  shtresë e cila në të gjitha rastet e përkeqësimit të  marrëdhënieve të Shqipërisë me Greqinë, ka treguar  se shërben si amortizator i shkëlqyer për kapërcimin  e situatave të padëshirueshme, shpesh duke paguar  vetë kosto jo të pakta. Por ku qëndron problemi dhe pse pikërisht tani u  kujtua Greqia, për një problem që ka të paktën dy  dekada?

Do të mjaftonte kjo pyetje për të mënjanuar argumentin formal. Megjithatë duke e gjykuar  problemin në aspektin formal do të na rezultonte se  fajin e kanë përkthyesit nga greqishtja në shqip, të  cilët “lejuan” që toponimet greke të përktheheshin  siç shqiptohen në shqip dhe jo siç janë akredituar nga  Greqia në OKB për përdorim ndërkombëtar.

Po të qe  kështu, besoj se problemi do të qe vërtet formal dhe  thjeshtësisht i kapërcyeshëm. Aq më tepër se popujt  e të dy vendeve nuk kishin paragjykime për toponimet e tyre, madje ato ishin shumë të përbashkëta.  Fakt është se problemi filloi kur në një masë të madhe pasaportash shqiptare biometrike po përdoreshin  toponime inekzistente në Greqi,  të cilat në Shqipëri shërbenin për  të mbështetur e mbajtur gjallë  retorikën nacionaliste.

Logjika  e do që, nëse Greqia do të pranonte këtë toponomastikë lindjeje në pasaportat e shtetasve  shqiptarë, kjo, në një moment  të caktuar, mund të përdorej si  argument të pranimit de facto nga ana e Greqisë të atyre  pretendimeve që shfaqeshin  në disa media shqiptare, sa herë që pala greke  kthente në kufi qytetarë shqiptarë, pasaportat e  të cilëve përmbanin toponime me vendlindje të  kësaj natyre. Si përfundim do të thosha që situ-ata e krijuar është vërtetë e dhimbshme, anti-humane deri edhe e palejueshme, madje me një  kosto shumë më të madhe për Greqinë.

Shekulli

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

A mund te sjelle dikush ca shembuj konkret, si i duan Greket dhe si i perdorin Shqiptaret.

Pak kam degjuar per kete, pasi autori nuk jep shtjellime, do ishte mire te illustrohet nga ata qe jane hasur me kete problem. Nisur nga ky konkluzion...

Si përfundim do të thosha që situ-ata e krijuar është vërtetë e dhimbshme, anti-humane deri edhe e palejueshme, madje me një  kosto shumë më të madhe për Greqinë. (artikulli)

Situata duket (gati) tragjike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.