Arkiv-Op-Ed

Zgjedhjet që prishën ligjësitë e tranzicionit

Postuar në 25 Qershor, 2013 04:36

Qytetarët shqiptarë votuan dje në mënyrë masive duke ia dalë të tejkalojnë ngjarjen e rëndë që ndodhi në qytetin e Laçit, ku një qytetar mbështetës. Nuk ka mbaruar një pjesë e rëndësishme e procesit zgjedhor, por disa mesazhe mund të nxirren që tani në të nxehtë, kur rezultati s’ka marrë ende formë përfundimtare. Ka një rrethanë që ta lehtëson identifikimin e këtyre mesazheve. Prirja në rezultat që kanë shfaqur kutitë e para të hapura po vazhdon me kokëfortësi, dhe duke pasur parasysh rendin e çrregullt të hapjes së kutive, atëherë duhet besuar se kjo prirje do të respektohet deri në fund.

Një ditë në sportelet e shtetit

Postuar në 24 Qershor, 2013 08:08

Nisem që në 08:30 për të mbaruar punë sa më herët në zyrat rajonale të shërbimit të transportit dhe të automjeteve, me qëllim që të mund të shfrytëzoja ditën ku më prisnin studentët e mi që  përgatiten për mbrojtjen e
masterit. Arsyeja? Krejt idiote: gjatë kontrollit të fundit teknik të makinës, u gjet se në lejen e qarkullimit kishte një germë gabim në numrin e shasisë: në
vend të C-së, punonjësi i shërbimit përkatës e kishte bërë L. Gabim që ishte pasqyruar në të gjithë sistemin.
- Makinën e ke në rregull, – më pat thënë tekniku, – por s’ta jap certifikatën

Nji kontribut i ri në lamijen e studimeve tona historike

Postuar në 23 Qershor, 2013 18:16

Para pak kohësh doli në qarkullim botimi i dytë i monografisë së studjuesit arbëresh Italo Sarro, me titull “L’insediamento albanese di Pianiano” (Viterbo 2013, ff. 277, ISBN 978-88-97955-20-7).

Erdhën prapë të mallkuarat

Postuar në 21 Qershor, 2013 07:45

Në kolltukët e vjetër/ Bythët e reja zunë lesh/ Iku zoti Zot, erdhi shoku Zot…”.

Autostrada e Baldushkut, krimi ekonomik dhe tuneli i Krrabës

Postuar në 19 Qershor, 2013 03:54

Opinioni publik jetoi për një kohë të gjatë me përpjekjet e zbulimit të Korridorit Qendror  Jugor (Boshti  Jugut), përjetoi me vetë sakrificat për të ndërtuar segmentin e parë rrugor me financime private ose siç  quhet me format e pastra konçesionare. Propoganda se nuk u siguruan financimet nga kompanitë private    nuk është e vërtetë. Financimet e  ndërtimit  autostradës  Baldushkut  u  siguruan , kjo është e  dekumentuar  .

Antiplumb

Postuar në 17 Qershor, 2013 05:25

Njëra nga batutat që me sa duket ka ngjitur më fort në këtë fushatë zgjedhore (pasi rëndom batutat satirike kanë më shumë peshë këtu te ne, sesa premtimet serioze), ka qenë e ajo e “gjyshit me antiplumb”.

“Kur më lëshojnë ëndrrat…”

Postuar në 14 Qershor, 2013 05:59

Fushata elektorale për 23 qershorin ka arritur tashmë një pikë shumë të lartë. Dhe, të gjitha shenjat janë se në dhjetë ditët që mbeten, temperatura elektorale do të vazhdojë të ngjitet. Siç ishte e pritshme, kjo fushatë, dukshëm më shumë se të gjitha fushatat elektorale të zhvilluara gjatë këtyre 22 vjetëve demokraci, është përqendruar në të ardhmen ekonomike të vendit. Udhëheqësit e dy partive të mëdha kanë hapur një thes përrallor premtimesh, për të ushqyer ëndrrën e shqiptarëve për mirëqenie.

Beteja e fundit e gjyshit notar

Postuar në 13 Qershor, 2013 05:15

Në këtë fushatë pa program dhe pa debate, një batutë po zë gjithnjë e më shumë vend: ajo e gjyshit me antiplumb. Pasi ka provuar të bëjë fushatë duke e injoruar kundërshtarin e tij (2009), pasi ka provuar gjithashtu të ndryshojë tërësisht qëndrim duke dashur të fitojë zgjedhjet me sloganin “fajin e ka Saliu” (2011), Edi Rama e ka kthyer në një nga lajtmotivet e kësaj vere, moshën dhe lodhjen e Berishës. Ai po i sheh ato si një mundësi më shumë për të ngadhënjyer në 23 qershor.

Të menaxhosh lajmin online

Postuar në 12 Qershor, 2013 05:17

Përhapja e internetit si një mjet komunikimi nga fundi i shekullit XX, ka ndryshuar shumëçka në jetën e njeriut. Interneti jo vetëm që ka ndryshuar në masë të madhe mënyrën e komunikimit mes njerëzve, por edhe e ka zëvendësuar atë me një formë të re, për formësimin e së cilës, me apo pa vetëdije, të gjithë ne kontribuojmë çdo ditë.

Na kanë marrë peng hajdutët

Postuar në 10 Qershor, 2013 02:11

Kjo fushatë, përpos të qenët më falsja, më boshja nga idetë dhe më e pista në historinë e Shqipërisë, po na rezulton edhe më e shtrenjta për xhepat e politikanëve.

Si asnjëherë më parë, ofertat për blerje votash nuk janë kaq sheshit dhe kaq “normale”. Si asnjëherë më parë, reklamat nëpër televizione janë në volume përtej çdo imagjinate po paguhen me para të pista, të krijuara nga korrupsioni i bollshëm.

Si asnjëherë më parë, politikanët nuk kanë fare nevojë për votat e shqiptarëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed