Arkiv-Op-Ed

Elhaida, mes divës dhe Hirushes

Postuar në 06 Qershor, 2013 17:01

Javës që kaloi rrjetet sociale u përmbytën nga reagimet që shkaktoi lajmi se Elhaida Dani kish fituar konkursin The Voice of Italy, një spektakël amator që organizohej për herë të parë në vendin fqinj. Gjithsesi reagimet, qofshin edhe puro emocionale, janë më se legjitime për raste të tilla.

Çfarë po ndodh në Turqi dhe pse

Postuar në 04 Qershor, 2013 10:44

Gjithçka filloi me një pemishte fiqsh. Për muaj me radhë një grup i palëkundur mjedisorësh kishin protestuar kundër një projekti të mbështetur nga qeveria për të prerë pemët, që t’i hapej rruga një qendre tregtare dhe kompleksi rezidencial në sheshin ‘Taksim’ të Stambollit. Javën e shkuar ata organizuan një tubim paqësor, kamping, këngë dhe valle afër pemëve të kërcënuara.

23, takim me historinë

Postuar në 01 Qershor, 2013 06:18

Gara elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit po trajtohet si një betejë rutinë, megjithëse në një këndvështrim, nuk është aspak e tillë. Në debatet televizive, në përplasjet mes palëve, në reagimet e opinionistëve, flitet kryesisht për llojin e taksimit dhe për rrugët, për GDP-në dhe borxhin në rritje, për arsimin dhe shëndetësinë. Natyrisht këto janë tema të paanashkalueshme të një beteje politike.

Por, kjo e 2013-ës është e veçantë, sepse ajo nuk është vetëm një garë, por në një farë mënyre një takim me historinë.

Fantazma e demokracisë

Postuar në 29 Maj, 2013 03:44

Në njërën prej kryeveprave të kinemasë surrealiste, në filmin e titulluar “Fantazma e lirisë” regjizori aragonez Luis Buňuel përcjell imazhin e një bote të përmbysur, ku konvencionalja shndërrohet në habi, ku vlera shndërrohet në tabu, ku e vërteta e dukshme dhe e prekshme kthehet në objekt kërkimi, ku prangat bëhen liri e liria bëhet zinxhir, e kështu me radhë, duke kaluar përmes një vargu jo-linear dhe jo-konsistent ngjarjesh e duke ekspozuar kështu brutalisht spërdredhjet shpeshherë të pakuptimta e arbitrare të përdoruesve normalë (apo normalizuesve të përdorur) të vetë gjuhës e të shenj

Fan Noli, nxënës i përjetshëm me pesë diploma

Postuar në 27 Maj, 2013 05:32

Fan Noli është nga ato figura jo të zakonshme, që ngaherë të befason jo vetëm me veprën e gjithanshme, por edhe me jetën e tij. Mbi të gjitha, ai ishte njeri me germa të mëdha dhe si i tillë, shpërfaqet në tërë dimensionet njerëzore. Kështu, në historinë e kulturës sonë kombëtare, Fan Noli u takon atyre rasteve tepër të rralla, veçanërisht të kohës së tij, që në të katër stinët e jetës mbeti deri në fund nxënës. Nxënës në fëmini e në djalëri, në rini, në moshën e pjekurisë dhe në vitet e pleqërisë.

Akti makabër i Londrës dhe një lloj i ri terrorizmi

Postuar në 24 Maj, 2013 05:15

Një akt terrorist nuk duhet të shkaktojë vdekje në shkallë të gjerë dhe gjymtime, që të jetë thellësisht tronditës dhe rrjedhimisht të arrijë synimet. Vrasja makabre në mes të ditës e një ushtari jashtë shërbimi më 22 maj, në një rrugë të një lagjeje të qetë suburbane në Londrën juglindore, ishte në njëfarë mënyre një kthim mbrapa në një kohë të shkuar. Anarkistët e fundshekullit 19, në Evropë zhvilluan një teori të njohur si ‘propaganda e aktit’, në të cilën teatraliteti i krimit ishte të paktën po aq i rëndësishëm sa edhe shkalla e dhunës së përdorur.

Maxhoranca, opozita dhe double standardi ynë

Postuar në 23 Maj, 2013 05:04

Pas publikimit të listave nga ana e partive u vu re që vëmendja e të gjithëve u drejtua tek “risitë e çuditë” e listave të PS-së, dhe fare pak vëmendje pati, për të mos thënë aspak, për “risitë e çuditë” e listave të PD-së. Unë vetë, me anë të një shkrimi në të nxehtë, u fokusova tek dukuria “Kokëdhima”, dhe te rasti “Malaj”, dhe as që më shkoi mendja të merresha me atë që ndodhte në listën e kandidatëve demokratë për deputetë. Të njëjtën gjë bënë dhe shumë kolegë të mi.

Rënia e madhe e Jozefina Topallit

Postuar në 21 Maj, 2013 05:29

Sipas modës së hershme dhe zakonit me po të njëjtën moshë, çfarë ndodh në Partinë Socialiste shihet me lupë edhe kur objekti është thjesht një qime, ndërsa për bëmat e Partisë Demokratike, edhe kur bëhet fjalë për trarë në sy, gjithçka kalohet me pak fjalë. Njëlloj si në atë komunikimin idhnak të dhisë me delen për çështjen e hershme të bishtit të ngritur lart. Kësaj rregullsie nuk i ka shpëtuar edhe diskutimi për listat e kandidatëve për deputetë që kanë paraqitur dy partitë kryesore në vend.

Dy murgesha dhe një foto kopertine

Postuar në 17 Maj, 2013 07:28

Mund të ishte e denjë për kopertinën e një reviste erotike me fantazi të shfrenuar, se sa për të ilustruar një histori serioze dhe shumë të sinqertë që motrat karmelitane në Nënshat të Shkodrës kanë lejuar të shkruhej për to. Kësaj here, fotografi Armand Sallabanda dhe ata që drejtojnë Madame Mapo-n më duket se e kanë katranosur paksa duke ilustruar historinë e dy murgeshave me një foto të tillë. Qerpikët e lyer, vetullat e hequra dhe buzëkuqi i dendur bashkë me pudrën në fytyrën e modeles janë krejt antiteza e asaj çka motrat kanë thënë e bëjnë në jetën e tyre.

Filozofia me sytë e Gombrowicz

Postuar në 16 Maj, 2013 06:51

Nëse dikush do donte që t’i kuptonte bazat e filozofisë, duhej të lexonte pikërisht Gombrowicz dhe shpjegimet e tij. Francesco Catalucio thotë se ishte pikërisht ky libret, që e shpëtoi këtë autor gati të panjohur në Shqipëri nga vetëvrasja. Libri i autorit të këndshëm polak na vjen me një parathënie të këndshme të Catalucio dhe pastaj nocione, kategori dhe filozofitë e më të mëdhenjve të njerëzimit në filozofi, nga një vëzhgues shumë interesant. Përmes lupës së Gombrowicz ata na vinë thjeshtë por edhe në mënyrë shumë të përmbledhur dhe ashtu si mund të asimilohen nga publiku.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed