Arkiv-Op-Ed

Midis cubave e pushimeve në det

Postuar në 18 Korrik, 2013 12:08

Kufijtë shqiptarë në Morinë e në Han të Hotit, ku policë e doganierë të bërë rreth pinë duhan e ndonjë tjetër ta bën me dorë “Hajde shqipe!”, në rregull është. Në rrugëtimin shqiptar, për qytetin shqiptar, kalon vetëm kufij shqiptarë. Përpara tyre, gjithmonë asfalt, shkëmbinj e male. Malet dhe plakat e tyre që dikur të ngarkuara me barrë spiunonin shqiptarët e ikur nga të dyja anët e kufirit, për t’i mbërthyer në hekurat e burgjeve në Shqipëri e në Kosovë.

Rama, Berisha dhe FMN

Postuar në 18 Korrik, 2013 05:11

Për të diskutuar rreth debatit të fushatës elektorale për rëndësinë e ‘rikthimit’ të FMN-së në Shqipëri duhet pikësëpari të interpretojmë rolin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në tërësi, si dhe arritjet apo impaktin e tij në Shqipëri, opinionet gjatë krizës për ekonominë shqiptare dhe së fundmi mbi debatin e qeverisë Berisha me këtë organizëm gjatë dhjetorit të vitit 2012. Kjo do të na ndihmonte për të kuptuar se çfarë mund ta presë ekonominë shqiptare në muajt e ardhshëm në rast se qeveria e re nënshkruan një marrëveshje me FMN.

Koha për opozitë opozitës

Postuar në 16 Korrik, 2013 05:01

Konkurrimi për kryetarin e ardhshëm të PD po vendoset në fokusin e demokratëve, duke e pushtuar tinëzisht krejt interesin e tyre. E gjitha kjo është përgatitur me kujdes nga z.Berisha dhe zotëruesit realë të PD. Demokratët e thjeshtë, që akoma ruajnë të paprekur mendimin se qeverisja e vendit nuk është gjë tjetër veçse një zgjatim i mënyrës se si qeveris partinë, e ndjekin procesin me një trishtim edhe më të madh se humbjen e 23 qershorit. Në 23 qershor ata nuk humbën asgjë. Në 23 qershor humbën pronarët, zotëruesit e PD dhe jo demokratët e thjeshtë.

Olldashi-Basha, gara e vazhdimësisë

Postuar në 15 Korrik, 2013 04:48

Fushata e dy kandidatëve për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, i gjeti Lulzim Bashën dhe Sokol Olldashin në një situatë surreale. Partia e tyre është ende në pushtet (në fakt, në detyrë), qeveria vijon punën formalisht pa ndryshime, Berisha firmos ngritje pagash dhe vendime rutinë, kurse ministrat e tij vazhdojnë të shpallin tenderë, të cilët lëvizin nga vendi miliona euro. Ndërkohë ata duhet të sulmojnë një qeveri, e cila ende nuk ekziston. Njihet kryeministri, por jo kabineti apo programi i saj.

Dom, merru me grigjën tënde!

Postuar në 12 Korrik, 2013 09:07

Në një shkrim të shkruar nga Gjergj Meta, i cili nga titulli “dom” që gjejmë në internet më duket si njeri i fesë, përmendet edhe emri im, duke më cilësuar si një nga “shkërbejtë” e Rilindjes (term që autori i shkrimit thotë se e ka marrë prej “mikes” së tij Ledi Shamku-Shkreli) dhe si një nga përkrahësit e qëndrimeve “konservative”, “të mbrujtura në laboratorët e regjimit komunist”. Nuk e kuptoj pse ky njeri i fesë nuk merret me punët e fesë, po hidhet edhe në punë që janë larg obligimeve të tij.

Koha për opozitë opozitës

Postuar në 12 Korrik, 2013 03:45

Konkurimi për kryetarin e ardhshëm të PD po vendoset në fokusin e demokratëve, duke e pushtuar tinëzisht krejt interesin e tyre. E gjitha kjo është përgatitur me kujdes nga z.Berisha dhe zotëruesit realë të PD. Demokratët e thjeshtë, që akoma ruajnë të paprekur mendimin se qeverisja e vendit nuk është gjë tjetër veçse një zgjatim i mënyrës se si qeveris partinë, e ndjekin procesin me një trishtim edhe më të madh se humbjen e 23 qershorit. Në 23 qershor ata nuk humbën asgjë. Në 23 qershor humbën pronarët, zotëruesit e PD dhe jo demokratët e thjeshtë.

Shqipëria pas Asphaltier künsten

Postuar në 11 Korrik, 2013 13:11

Këtë shkrim megjithatë po e nis nga fundi: Aty ku përfundoi procesi zgjedhor, me të cilin përfundoi një epokë dhe filloi një tjetër, në pikën e ndarjes në të cilën që të dy oligarkët shqiptarë (Edi Rama dhe Sali Berisha) impresionuan publikun me fjalime prej burrështetasish.

Mbi kryereformën e Shqipërisë

Postuar në 09 Korrik, 2013 06:16

Ditën që gazetari Blonde kish mbetur pa asnjë grosh dhe miq, e i vendosur tja hiqte vetes, ftesa mberriti. Kontesha i propozonte martesë, e cila shoqërohej me një muaj mjalti në zonat ku « mtonjësit e mëdhenj» duke përdorur fshatarët kishin zënë pronat e gjeneralit plak tashmë i vdekur. Blondeja u nis për të parë edhe njëherë vëndet e bukura dhe të sistemuara. Po cfarë të shihte.. Në vënd të tyre një mizëri e pafundme kasollesh që rrethonin kështjellën dhe gjithcka. Mtonjësit që ndanë plackën e gjeneralit nuk ishin më dhe fshatari kishte fituar…

Berisha e la Shqipërinë pa shkencë e dituri

Postuar në 07 Korrik, 2013 11:58

Fitorja që korri koalicioni i majtë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 është vlerësuar me të drejtë nga opinioni publik si një fitore spektakolare, jo për gjë tjetër, por se fitorja në këtë masë nuk ka qenë e parashikuar. Ndodhi e kundërta e zgjedhjeve legjislative që u zhvilluan më 22 mars 1992, kur fitorja që korri Partia Demokratike në ato zgjedhje ishte gjithashtu spektakolare.

Egjipti: revolucion dhe rishtas revolucion

Postuar në 07 Korrik, 2013 03:44

Egjipti apo Misiri, siç i thonin dikur, ne shqiptarëve nuk mund të na zgjojë veçse kujtime të mira. Atje lindën e vepruen shoqnina të shumta patriotike përgjatë gjithë ‘800 dhe fillimeve të ‘900 e me to janë të lidhun emnat e patriotëve të kulluem si Thimi Mitko, Thoma Krei, Ilo Avramushi, Spiro Risto Dine, Ismajl Haki beu, Milo Duçi, Thoma Avrami, Thanas Tashko e padyshim edhe poetët Andon Zako Çajupi, Filip Shiroka e shumë atdhetarë të tjerë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed