Arkiv-Op-Ed

Qeveria Rama: E re, femërore, provokuese

Postuar në 03 Gusht, 2013 04:35

Qeveritë e reja gjithmonë, dhe ndoshta për arsye psikologjike më shumë se të çdo lloji tjetër, mund të shoqërohen me një aurë optimizmi dhe shprese. Ua jep këtë pah natyra njerëzore, e cila e do një hov të ri, një pikënisje tjetër, një erë ndryshimi. Te kjo erë, duhet thënë, strehohet edhe “fati i parë” i qeverisë Rama, të shpallur tri ditë më parë. Optimizmin dhe shpresën i ka pra në favor.

Në Shqipëri nuk ndodhin shumë, por pak aksidente rrugore

Postuar në 31 Korrik, 2013 04:46

Një scooter, një nga ata motorët e vegjël, bënte përpara me një zukamë përtace të shtunën e shkuar. Pak para mesditës, nën një diell përvëlues, në superstradën Tiranë-Durrës, ku dukej se nxitonin drejt plazhit ata më të ngeshmit ose më të zënët me punë. Një palë duar të vogla që sikur dalin nga barku i burrit që nget motorin, janë vendosur mbi peciglasin e ngushtë të kilometrazhit.

Brazili, Papa Bergoglio dhe të rinjtë

Postuar në 29 Korrik, 2013 04:09

Brazili i futbollit spektakolar, i pyllit amazonik, mushkëria e botës, por edhe i Favela-ve të varfëra e i gradaçielave të larta, për pak ditë është bërë edhe vendi i mbledhjes së të rinjve katolikë nga e gjithë bota për kremtimin e Ditës Botërore të Rinisë. Brazili është ndër ato toka e realitete të sfidave të mëdha bashkëkohore. Sikurse, pak a shumë, krejt Amerika Latine, Brazili është pikëtakimi i paradokseve të mëdha. Edhe për Kishën katolike ky realitet paraqet sfida të veçanta.

Misioni i (pa)mbaruar i FRD-së

Postuar në 26 Korrik, 2013 07:10

Në traditën politike moderne menjëherë pas zgjedhjeve politike çdo parti konkurruese dhe ekip politik bën bilancin e vet elektoral. Nëse fiton, analizon fitoren dhe përgjegjësinë, nëse humbet analizon humbjen dhe programon ndryshimin. Në rastin shqiptar kjo nuk po ndodh. PS mori aq shumë vota sa e ka mendjen tek ndarja e pushtetit jo tek gabimet jo të pakta saj, PD evitoi analizën dhe po inskenon një garë brendapartiake për kryetar, LSI ndjehet mirë me rezultatin dhe nuk ka kohë për analizë.

Kërkesat për Lulzim Bashën

Postuar në 25 Korrik, 2013 04:56

I nderuemi z. Kryetar,
Urimet e mia me rastin e zgjedhjes suej kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. (PDSH). Ky sukses dhe privilegj shoqënohet gjithashtu me përgjegjsinë e randë të funksionit partiak që merrni përsipër, si dhe me mbarëvajtjen e shtetit shqiptar, ku PDSH përban nji element aktiv dhe thelbësor.

Boll më me Daytonasit

Postuar në 24 Korrik, 2013 10:43

Na ishte njëherë një shtet në Ballkan që imitonte stilin amerikan të përbërë prej dy entiteteve, dhjetë kantoneve, një krahine dhe me kabinet të stërngarkuar qeveritar, ku qindra ministra qeverisnin prej së afërmi rreth katër milionë banorë, por nuk bënin pothuajse kurrgjë për ta, pasi prioritet e kishin ruajtjen e privilegjeve që u siguronte vendi i tyre i punës.

Kolegji ose vendimi që nuk thotë asgjë

Postuar në 23 Korrik, 2013 04:30

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk do të thotë asgjë. Si i tillë, ai nuk prek interesa partiakë, as të PD e as të PS, duke qenë se nuk ndryshon gjë në matematikën e rezultatit: e djathta do ketë katër mandatet e saj në Lezhë, ndërsa e majta tre. Një shënim pas këij vendimi duhet mbajtur, megjithatë: gjykatat në Shqipëri, ose vendimet e tyre, me sa duket, shkojnë andej nga janë mazhorancat politike.

Pse ke lexuar Dostojevskin?!

Postuar në 22 Korrik, 2013 02:05

I mbetur jetim nga të dy prindërit, kalova një fëmijërí të trishtuar. Sado që njerëzit e mi më mbanin afër, unë prapë sillesha i pakënaqur, duke kërkuar si lëmoshë dhembshurí njerëzore. Prindërit më patën llastuar, ndaj isha bërë pak kryelartë dhe i trajtoja ata që më rrethonin sikur ma kishin borxh dashurinë. Vetëm kur mësova që tim atë e patën pushkatuar komunistët pa faj dhe nëna qe mbyllur në psikiatrí ngaqë s’pati duruar masakrimin e të vëllait, nisa të ndryshoj. Kur shumë dashamirës më mësonin të përshtatesha, unë sepse ndihesha i fyer. Por, mbaj mend që s’u zemërova asnjëherë me ta.

Basha si kryetar i Demokratëve: pesë argumente

Postuar në 20 Korrik, 2013 05:15

Lulzim Basha mund ta gjejë veten më 23 korrik në një pozicion kundër të cilit ka luftuar në të shkuarën e re: kryetar partie, kryetar bashkie, por jo deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Thënë ndryshe, ai do të jetë një ediramë në Partinë Demokratike. Pra, i duhet të bëjë opozitë duke qenë pjesërisht në pushtet, dhe njëkohësisht jashtë një prej aulave kryesore të politikëbërjes, Kuvendit të Shqipërisë. Megjithatë, do na duhet të bëjmë një dallim mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ose më saktë z. Basha do të na e japë ose jo të drejtën për ta bërë këtë dallim. Dallimi konturohet te vendimi i z.

Për një PD më të madhe se kryetari

Postuar në 19 Korrik, 2013 10:56

Partia Demokratike është partia e parë politike që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. U krijua si një shpërthim i mendjes dhe i shpirtit për liri dhe dinjitet njerëzor, në kulmin e skamjes dhe urisë për gjithshka. PD ishte një forcë qytetare, libertare që hapi dyert dhe i çliroi mëndjet e të gjithë shqiptarëve për t’i udhëhequr drejt suksesit individual dhe shoqëror, ekonomisë së tregut, pronës private, inisiativës së lirë dhe barazisë së oportuniteteve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed