Kolegji ose vendimi që nuk thotë asgjë

Postuar në 23 Korrik, 2013 04:30

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk do të thotë asgjë. Si i tillë, ai nuk prek interesa partiakë, as të PD e as të PS, duke qenë se nuk ndryshon gjë në matematikën e rezultatit: e djathta do ketë katër mandatet e saj në Lezhë, ndërsa e majta tre. Një shënim pas këij vendimi duhet mbajtur, megjithatë: gjykatat në Shqipëri, ose vendimet e tyre, me sa duket, shkojnë andej nga janë mazhorancat politike. Kjo ka implikimet e veta për të gjithë ne, të majtë a të djathtë, por stima e publikut apo monitoruesve të tjerë, vendas a ndërkombëtarë, për sistemin e drejtësisë, është e ditur tashmë, por kjo nuk përbën fokusin e këtij shkrimi.

Verdikti i Kolegjit, që e bën nul vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës, është thjesht një procedurë e pasngjarjes. Ngjarja është shpalosur ndërkohë para syve të të gjithëve, të intersuar ose jo: vullneti i të paktën 1200 votuesve në qarkun verior është tjetërsuar. Ky numër mund të mos jetë i mjaftueshëm për të përmbysur fate, për të prodhuar mandate, por ai del e tepron për të shpjeguar manifakturën e manipulimit të votave. Ky shpjegim bëhet më i hidhur e më i rëndë kur shoqërohet me statusin e manipuluesit: opozita.

Lezhës, kaq i mjafton për t’u futur në fjalorin politik të tranzicionit si një prej kundravajtjeve të trasha. Siç kanë hyrë, e rrinë aty në siklet të plotë, Dushku, megaDushku, e të tjera eksese të politikës në raport me zgjedhjet. Lezha është dyfish negative në simbolikën e vet, sepse është krijesë e strukturave opozitare, nga të cilat ne presim të vijnë me idealizmin e munguar të pushtetit, por edhe sepse, kur në Shqipëri kërkohet ‘hapje kutish’ nuk bëhet për transparencë, por për interesa personale apo politike.

Edi Rama e pat bërë togfjalëshin ‘hapni kutitë’ slogan kryesor të katër viteve të dyta të tij në opozitë, dhe kësaj radhe ishte në luksin perandorak që të lejon një fitore e papërmbysshme, për t’i lënë kutitë të hapeshin. Diferenca e koalicionit të majtë është e tillë, sa nuk do të përmbysej edhe po të hapeshin kutitë e të gjitha zgjedhjeve që nga vitit 1992. Mosankimimi i rinumërimit të Lezhës e të Shkodrës, do jepte shenja se ai e kish pasur seriozisht më 2009, dhe shqetësimi i asokohe i shefit socialist do të përkthehej si brerje për standardet e zgjedhjeve dhe të demokracisë, dhe jo, siç u krijua perceptimi, se bëhej thjesht për karrigen e kreut të Partisë Socialiste. Kryqëzatat e Ramës duket se ka rënë bashkë me rrëzimin e vendimit të KQZ për të rinumëruar Lezhën. Ai e kish me ngut e tepri zulmën e retorikës së dallimit të vetes nga Sali Berisha e të ngjashmit. ‘Nuk jam politikan’, thoshte vazhdimisht Rama. Dhe, JO, theksonte me të madh: NUK JEMI NJESOJ.

Njëmijë-e-dyqind votat e Lezhës nuk ia cënojnë matematikën e rezultatit koalicionit të majtë. Mbi matematikë, ngaqë nuk u krijua dot frymë, siç e pranuan edhe vetë, u ndërtua aleanca parazgjedhore. Imazhin, ama ia zbehin. Mazhoranca e re është opozita e djeshme që ankohej për zgjedhje të vjedhura, ndërkohë që kapet vetë në akt. Stress testi i demokracisë ka ende për të na dëshmuar për pushtetin që përgatitet të ngrihet në fillim të shtatorit. Nëse kundravajtjet fillojnë që në opozitë, në pushtet ato bëhen mënyrë të qeni.

Mapo

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Ke te drejte, por je ne krahun e gabuar te historise or mik. Jo vetem ne krahun e humbesve, por ne krahun e atyre qe rrenuan kete vend, plaçkiten pasurine publike dhe vrane njerez. Per te gjitha keto ti s&#39;ke pasur gje per te thene, dhe fakti qe mjaullin hipokrizine tende per voten e deformuar, nuk i heq asgje njeanshmerise tende. Mundet qe Rama te ndjeke gjurmet e Berishes ne menyren e ushtrimit te pushtetit(çka edhe une e dyshoj fort), por kjo nuk e ndryshon fatin tend: nje troubadour i oborrit te njerezve me pushtet. Nje fat i mjere ky, po te me pyesnin mua...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.