Pse ke lexuar Dostojevskin?!

Postuar në 22 Korrik, 2013 02:05

I mbetur jetim nga të dy prindërit, kalova një fëmijërí të trishtuar. Sado që njerëzit e mi më mbanin afër, unë prapë sillesha i pakënaqur, duke kërkuar si lëmoshë dhembshurí njerëzore. Prindërit më patën llastuar, ndaj isha bërë pak kryelartë dhe i trajtoja ata që më rrethonin sikur ma kishin borxh dashurinë. Vetëm kur mësova që tim atë e patën pushkatuar komunistët pa faj dhe nëna qe mbyllur në psikiatrí ngaqë s’pati duruar masakrimin e të vëllait, nisa të ndryshoj. Kur shumë dashamirës më mësonin të përshtatesha, unë sepse ndihesha i fyer. Por, mbaj mend që s’u zemërova asnjëherë me ta. Vetmia bëri fole në zemrën time dhe unë çdo gjë e bisedoja me veten. Dalëngadalë u bëra një lloj ëndërrimtari. Çdo natë ripërtypja mbresat e ditës. Dhe mahnitesha me aftësítë që kishin njerëzit për të arritur atë që donin. Por egoizmin nuk ua përbuzja. Më dukej sikur dashuría për veten ishte mekanizmi që i bënte të kuptonin dhe hallet e të tjerëve. Justifikoja, madje, shejtanllëqet dhe dinakërítë e moshatarëve për të më shfrytëzuar aftësitë që kisha në mësime. Ishin ditë kur s’dihej ç’drejtim mund të më merrte jeta… Por fati s’paskësh qenë krejt kundër meje. Një ditë se si më ra në dorë një libër i F. M. Dostojevskit dhe, që nga ajo kohë u bëra, si të thuash, rob i tij. Ky gjení u bë papritur mësuesi im! Kurse unë, i dhënë pas tij, mësova enkas gjuhën ruse për të lexuar ç’kish shkruar pena e tij. Dhe m’u hap një botë e panjohur, e mahnitshme. Gëzimet që nisa të ndiej s’ua shpjegoja dot të tjerëve. Po ku ta merrja unë me mend se sa do të më kushtonte leximi i tij? Se artistët e mëdhenj janë të dobishëm, aq sa jemi ne të aftë të ushqejmë shpirtin tonë me nektarin e tyre! Megjithatë, kam mbetur i kënaqur nga miqësía me të, kur mendoj se ku mund të kish përfunduar anija ime në ato kohëra të rrezikshme. Duke jetuar me shpirtin engjëllor të personazheve të tij, kisha nisur pa shkak të ndihesha fajtor për çdo të keqe që u ndodhte atyre që kisha rrotull, aq sa duhej të kalonin ditë që të çlirohesha nga ankthi i asaj lloj përgjegjësíe imagjinare. Kjo fajësí m’u bë sëmundje dhe unë, për t’i shpëtuar, nisa të kujdesesha për hallet e të tjerëve sikur ato të ishin të miat. Kështu, dalëngadalë, fillova të paguaj haraçin e gëzimeve që më jepnin bukuritë e skenave të përshkruara nga mësuesi im. S’kaloi shumë kohë nga dita kur zura të çuditem me veten. Kisha vënë re që nuk po u zemërohesha atyre që më ironizonin a që më shihnin me nënçmím. Dallova më tej që më vinte keq për gjithë ata që njerëzia i përbuzte. Më vonë, duke shqyrtuar sjelljen time, më ra në sy që, aq sa shpërfillja këdo që mbahej në të madh, merrja nën mbrojtje kë s’ish i zoti i vetes. Dhe, duke u shqetësuar për të tjerët, më qenë afruar shumë nga moshatarët që nuk më patën çmuar. Vetëm kur më kujtohej fundi i njerëzve të mi, sepse më shembej gjithë kalaja dhe bëhesha i heshtur. Njerëzit atëherë më dukeshin si ca keqbërës, kurse Dostojevski si një mashtrues që merrte në mbrojtje dhe vetë djallin. Mirëpo prapë më shqetësonte një pyetje: si i bëhej me ata që s’meritojnë të duhen dhe të respektohen? Sepse, t’ju them të drejtën, më vinte turp nga vetja që s’mundja të urreja! Por dhe këtu më erdhi në ndihmë mësuesi im, i cili e çmuakësh si më të rëndë përbuzjen keqardhëse, sesa urrejtjen dhe, bilé, hakmarrjen. Kështu po rridhnin ditët e mia pa shpresë. Kur, papritur, s’di si ndodhi që m’u krijua befas një lloj iluzioni për jetën. Duhet të ketë qenë një nga ato kohë kur komunistët sepse e zbutnin paksa egërsinë e luftës së tyre. Por, vonë e mora vesh që këtë ata e bëkëshin jo nga zemërgjerësia, por nga frika. Se dhe tiranët paskan frikë kur viktimave iu vajtka thika në kockë. Kështu ndodhi, duket, që në një nga këto “zbutje hileqare”, të caktohem mësues në një fshat të largët. Qenkësh lumturí e madhe të mbillje mirësí në shpirtin e krijesave të pafajshme, që të shihnin me sy engjëllorë! Tani unë, i eturi për një grimë dhembshuri, u bëra prind i dytë për qenie që i shihja si ca lule delikate, të cilat vegjetonin në një shkëmb të thatë. Dhe çudí! Sa shumë e ndienin fëmijët sinqeritetin!…

Një ditë, pikërisht kur kisha fituar simpatisë e të gjithëve për punën që bëja, se nga vjen një urdhër që të më viheshin “hekurat” në duar!… Këtu zë fill jeta që më qe caktuar nga fati!… Por… … Duke mos dashur ta lodhim lexuesin me historítë e rrëmbimit që më bëri Sigurimi i Shtetit, apo mizorítë që përdori ai për të pranuar fajësí, të cilat as i pata imagjinuar, nuk mund të rri pa treguar këtu një copëz nga hetuesía ime. Ishte natë e errët kur më thirrën në pyetje. Veç kryetarit të Degës, në dhomë kish dhe ca oficerë të tjerë Sigurimi. Sa hyra, i pashë të étur për diçka të keqe, ndaj mendova se do ta kisha vështirë.
- Fol! Ç’ke bërë?! – klithi kapoja, që mezi po hipte mbi tavolinë për të më ngritur peshë nga flokët.
- Urdhëro? – pyeta instinktivisht. – Ç’kam bërë? S’kam bërë gjë!… – belbëzova. – Si the?! – ulëriti. – S’ke bërë gjë ?! Pse, kur të bësh do të të marrim ne?!…
– Po si, pa bërë gjë?! – tentova të shtoj unë. – Ta pret mendja! Pse quhemi Sigurimi i Shtetit!?…Të presim sa të bësh zotrote ndonjë proçkë, pastaj të të vëmë hekurat?! – Dhe iu kthye shokëve të vet:
- Neve na kanë thënë që është burrë i zgjuar!? Ky qenka kërriç gomari!…
– Përse duhet arrestimi im, kur unë s’kam bërë gjë të keqe?! – pyeta i pikëlluar. – Po si thua zotrote? Të arrestojmë djemtë tanë?! Ata që këndojnë kanconeta italiane nëpër pikníqe?!- Ata të marrim këtu ?!…
- Dhe më kapi për mjekre. – Pa shikomë pak në sy? Dhe përgjigjmu shkurt: – Na do ti ne?!…
- Si? – më doli papritur nga gryka. Kryetari zbriti dhe nisi të lëvizë nervoz nëpër dhomë.
- Të pyeta: “Ti, na do ne!?!”…
– Po ju… më doni…? – mërmërita.
- Si?!…Ne të të duam ty?!… – ulëriti.
Pastaj më lëshoi në kokë një grusht, i cili, pasi më rrëzoi përtokë, u përsërit dhe atje disa herë. Ndjeva dorën të lagur. Duket hekurat gjermane, kalitur te kovaçi, më kishin çarë ndonjë venë. Më ngritën dhe më plasën në karrige si të isha një lodër fëmijësh. Pastaj, ndërsa njëri prej tyre më ndalte gjakun, kryetari vijoi:
- Mos na kujton se jemi ai princi Mishkin i Dostojevskit tënd?! – klithi.
– E di që s’mund të jeni ai, zotërí!
- Po si guxon të thuash “nëse të duam!”?!…
- Jo! Desha të them… Meqë unë s’jam marrë fare me ju… – shtova si me vete. – Si? Si? S’je marrë fare me ne?! – ulëriti.
- Ç’do të thuash? Që ke pasur të drejtë të merreshe, por s’ke dashur?! Pse s’je marrë dhe pse s’ke dashur të merresh me ne?!…
- E dija ç’më gjente, zotërí! Por arsye kam pasur…
- Si? Ke pasur arsye!?… Për çfarë!?… Për të na urryer?!…
Dhe, kur unë fola pa zemërim se sa të drejtë kisha pasur dhe t’i urreja, kryetari klithi:
- Dëgjo këtu! Bëj shyqyr që ke në krye të shtetit njerëz kaq largpamës, se, për ideal të Partisë, unë ta hap kafkën me bisturínë e operacionit dhe t’i ha trutë me lugën e kafésë!
- Dhe iu drejtua shokëve të tij: “Kurse ju thoni ta dënojmë këtë vetëm dhjetë vjet burg!? Ky po na mbush mendjen neve se qenkemi burra të poshtër!… Dhe thirri si i dalë mendsh: “Hiqmani sysh!…

Pas dy muajsh më nxorën në gjyq. Kur publiku priste të dëgjonte krimet që kisha bërë, zëri i prokurorit gjëmoi:
- E ke lexuar Dostojevskin?!
- Po! – gjegja shkurt.
- Pse e ke lexuar?! – vijoi i parapërgatitur njeriu i drejtësisë.
- Si mësues, mendova se duhej të dija diçka… – thashë.
- Që të ruaje kalamajtë nga ndikimi i tij? – pyeti me ironí prokurori.
- Po! – belbëzova i hutuar
- Ndoshta!.. Nxënësit…
- Po ti ç’ndikim ke pasur prej tij?!
- Këtë duhet të ma thoni ju! – thashë i vendosur.
- Kurse ne e presim prej teje! Fol! Ç’ndikim ke pasur prej atij maskarai?! Dikush në sallë qeshi. Unë ndërhyra:
- Kam kuptuar që nën ndikimin e tij kisha filluar t’i doja njerëzit thjesht e vetëm si njerëz.
– Po ne si i duam? – ia pat prokurori.
- Mos, vallë, i duam si kafshë?!
- Jo, zotërí, nuk thashë ashtu! Ju i doni njerëzit, por jo njëlloj. Ju s’mund të doni kulakun apo armikun e klasës njëlloj me komunistin! Dhe s’di pse më erdhi ndër mend një thënie e Dostojevskit: “O Zot! Na shpëto nga vetja jonë!”.

Panorama

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

Shkrim i mire, respekt per vuajtjet e z. Myftiu.

@ Respublica & z. Muc Po beni nje pune te mire, pra mos e merrni kete koment si kritike, thjesht si observim.

Ne lexim te shpejte te titujve keni gati 16 shkrime qe jane (per, perreth, lidhur,) fillim e fund me PD; Berishen, Bashen, Olldashin, letra e votimit, car (si/ku) po ben PD-ja, levizjet e te dy kandidateve dhe cdo frymemarrje te tyre kudo qe ato shkojne. Mund te jete kjo gati 35-40% e te gjithe faqes sot. Nje Parti qe humbi, dicka e ngajshme me nje ''bande cubash'' me nje udheheqes agresiv-manipulues-zullumqar, vertete nuk e meriton kete. Shume po thone t'ja ''heqim oksigjenin e publicitetit'' jo cdo gje qe bejne keta ''te paqene'' meriton te publikohet.

Nese duhet thene dicka (si partia no2 ne Shqiperi, per fatkeqesine tone qe 20 vjet) atehere tu kerkohet llogari dhe artikujt te jene jo vetem pasqyrues, c'ben Olldashi, c'tha Basha! Ne shume vende Kryetar Partie eshte pune me Kohe te Plote! Nuk drejtohet Bashkia dhe Partia ne te njejten kohe, nje praktike degraduese dhe arrogante, e futur nga z Rama. Nese Basha shkon ne fushate duhet thene: Si iku, pse braktisi punen, a ben te marresh rroge ne nje institucion publik {Bashki} e te besh fushate per Nje Parti politike? Shpenzimet, efektet, perkrahesit, karburantin... . Duhet theksuar nga media shume here, Paraja Publike!! Ku shkon ajo dhe kush e shpenzon e per cfare arsyesh. Duhet thene fuqishem qe votat Z Basha nuk i mori per ''part-time'' dhe per te marre funksione te tjera pervec Bashkise se Tiranes, ne varesi te kohes apo konjukturave politike. Ai eshte aty ti sherbeje Tiranes, asnje post tjeter nuk bashkohet me te; nese do te merret me Partine - ti kerkohet doreheqja! Perse asnje media nuk e permend kete?

- Sot Rama, ka 3 foto, Berisha ka 5 te tilla. Vetem keto jane ne Shqiperi? Ne kete faqe -respublica- kam pare mbi nje here ''na mbyti politika'' Berisha s'po na del nga shtepia, ne cdo kanal te futet ai. Ta kuptojme pak dhe ta themi sic eshte: Nuk eshte Berisha qe del ne TV-Media, jeni ju, te medias qe nuk e lini rehat Berishen!! Ai mund te flase, po ju s'keni pse jepni gjithshka qe ben ky malukat pervers per konsumim masiv. Akoma gazetat dhe TV shqipe kane ne faqe te I-re, ''Kr/ Ministri takoi delegacionin Kinez, Grek, Maqedonas, ai i tha, ky i tha...'' sikur jemi ne 1981... Turp e per faqe te zeze.

O njerez te mire (me falni per thirroren) akoma s'jeni lodhur me keto gjera, nuk pasqyrohet gjithe puna e Kr-ministrit dhe cdo fjale, ndodhi apo gjest banal i tyre. Ato jane ne pune dhe do takojne/takohen me te tjere. Me kete po beni overkill, kur t'ju duhet te flasini per korrupsionin, vjedhjet, manipulimet, fjala juaj nuk ka me vlere; Berisha i permendur 19999 here ne dite, ka de-sensibilizuar ''veshin Shqiptar'' dhe cdo gje harrohet e nuk ka me peshe.

- Letra te ''hapura'' replika direkte apo kujtime pa vlere. Tek tema e ish-Ambasadorit Tarifa, komentet kane nje vije, ''s'me besohet qe humba 6 minuta nga jeta ime, per te lexuar kete'' (!) Aty nuk ka as ngjarje, as humor fin, as dicka tjeter te terheqe lexuesin; te jemi serioze tani. Lejeni aty ne gazeten origjinale ku eshte botuar, nese ja vlen e lexojme aty. Sinqerisht qe gjera te tilla e ulin kualitetin e faqes. Tufa shkruan per Fevizun, Xhani per Ylviun (sic) ai per kete dhe ajo per ate, kane nje fryme asfiksuese, e mbledh dhe redukton gjithshka ne ''fshatin mediatik'' shqiptar, po lexuesit ku jane?

Shenova ne fillim, ''ky eshte nje observim'' dhe une e di shume mire qe Respublica merr shume shkrime nga media te tjera, gjithsesi... nuk duhet marre gjithshka meqenese media te tjera e botojne. Politikat editoriale te tyret jane jashte kontrollollit tuaj por ama ka shume artikuj qe nuk e meritojne nje botim te dyte ne kete faqe. Faktet jepen gabim, pasioni dominon mbi objektivitetin, pa u futur me pas ne tematikat, menyren e shprehjes, ''doren'' dhe stilin.

Miqesisht

PoorAlbanianBoy

Londer-M.B

Submitted by dom Gjergji (not verified) on

Sa kohe kisha pa lexuar shqip ne kohet tona nje gje kaq te bukur. Me mahniti dhe befasoi njekohesisht pershkrimi i efekteve qe krijon te lexuesi Dostojevskij. Kam perjetuar edhe vete te njejtat emocione sa here kam lexuar kete gjigand te letersise ruse, sidomos romanin "Idoti". Pergezime edhe Republica-s per kete hapesire.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.