Autostrada e Baldushkut, krimi ekonomik dhe tuneli i Krrabës

Postuar në 19 Qershor, 2013 03:54

Opinioni publik jetoi për një kohë të gjatë me përpjekjet e zbulimit të Korridorit Qendror  Jugor (Boshti  Jugut), përjetoi me vetë sakrificat për të ndërtuar segmentin e parë rrugor me financime private ose siç  quhet me format e pastra konçesionare. Propoganda se nuk u siguruan financimet nga kompanitë private    nuk është e vërtetë. Financimet e  ndërtimit  autostradës  Baldushkut  u  siguruan , kjo është e  dekumentuar  . Por  grupet  e  interesit  larguan invesitorët  , shkatërruan autorin   dhe  po  ndërtojnë me dhunën  e pushtetit , me  kosto të  lartë   rrugën  Tiranë – Tynel – Unazë , Elbasan .   Rruga  e  re do  të  kushtoj  mbi  V = 400 milion $ , si   dhe  nevoitet  edhe   tre vjet  kohë  të  përfundojë …  Tirana  dhe  Elbasani  në  vijë  ajrore  kanë  gjatësinë  L = 32, 4 – 33  km  dhe largësia  midis  dy  qëndrave  arrin   reth   L = 40  km ……..Çdo  rrugë  ka  interes  të  ndërtohet . Ato  janë  pasuri e  vepra  arti për  vëndin .  Qëndrat  urbane kanë   disa  lidhje  rrugore  . Por   radha e  ndërtimit  varet  nga kostot  dhe  mundësitë e  ndërtimit . Rrugët nuk  ndërtohen me  konceptin e  Pietrit Madh , sepse  me  llogjikën  e  xhahilit ne ndërtuam     Bunkerat , që  na  pinë  Gjakun , ndërsa    tani  na  u  shpik  hapja   e  Tyneleve ..   Konceptet  antiekonomike  se nuk gjenden  financime  private për  rrugët  shqiptare  formojnë  boshtin kryesor  të  shkatërrimit  ekonomisë  dhe  dëmtimit  të  arritjeve të  qeverisë  aktuale …    Invesitorët  privatë  nuk mund  të  financojnë rrugët  (e  Faruk – Bodes ) , Tiranë – Tynel – Elbasan ,  Thumanë – Pezë – Rrogozhinë –  rrugën e  Arbërit  , rrugën e  Plloçës , rrugën e  deformuar  Papër -  Kuçovë  – Berat  , sepse  kanë  rentabilitetin  e  vonuar  etj …

 

Në gazetën RD, date 27 dhjetor 2012 , artikulli  “Ritja e  Mirqënies , Shqipëria e  treta”,  doktori  shkruante  :Çfar  ka  ndodhur me  rrugën e Arbrit ? Ka ndodhur nji ngadalesim , sepse autostrada  Tiran – Elbasan ka  qënë  e parashikuar pa  tynel .  Ka  qënë  nji  trajektore e cila kalonte  Tiran – Baldushk – Papër  dhe  aks kombëtar . Nji trajektore e cila duhet të  pranojmë  se për kosto e  kishte katër  ( 4 ) herë më të  ulët në mos pesë  ( 5 ), se sa autostrada me tynelin e Krrabës …..Por besoj se qytetarët e gjithë vëndit bien dakort se kjo nyje dhe  ky  tynel ka impaktin më të  jashtzakonshëm në zhvillimin e vëndit në tërësi .Sepse nuk po marr këtu , po marr Shqipërin nga Leskoviku deri  në  Elbasan , nga Berati në Skrapar i gjithë  ky pellg  që ka mbi 1 milion banor ,fitojnë nji orë kohë në  mbrritjen e  tyre në metropolin e  vendit ,,

Po të  mos  i  kishte  shkruar K. Ministri  kostot  e  mësipërme  , asnji nuk do ti  besonte  , që  autostrada e  Baldushkut kushton N = 4 -5 he  më pak se rruga e Krrabës …Por  doktori  harroi të  shtonte se cilat  ishin arsyet që  Bllokoi ndërtimin e  Autostradës  Baldushkut .. E cila  zgjidhte  kalimin në  Elbasan dhe  Jug  (  Berat – Memaliaj  ) ..dhe  do  të  financohej dhe ndërtohej me  financime private dhe mbi v = 60 % të ndërtimeve do të kryeheshin nga  ndërtuesit shqiptar.

 

AUTOSTRADA  TIRANE –  SAUK  -TEGU – SAUK   – TUNEL – ELBASAN ….( ose    RRUGA  TEGUT )

Kërkesa  për  të  lidhur  Tiranën me  Elbasanin është  e  vjetër , por  kurora e kodrave  të  basenit  ujmbledhës  të  Erzenit dhe  Shkumbinit  kanë bllokuar  lidhjen direkt  të  kryeqytetit dhe  Elbasanit  .  Italianët rrugën në  kreshtën e Krrabës për  qëllime  ushtarake …Lartësia  e  kodrave  nga  ana  e  Minierës ( Ibës )  arrin  H = ± 650 m dhe  për kalimin  fushor   të  malit , gjurma e rrugës   është e  detyruar  të kalojë  në  tynele…. Qeveria  shqiptare  ka vendosur  ndërtimin e  Autostradës  Tiranë  – Sauk  ose   Liqen  – Tegu -  Bërzhit  – Minierë  -  Tynel  -   ura e  Hekurudhës në  unazën e  Elbasanit .  Rruga  e  re  zëvëndson kalimin  e rrugës   alpine  të  Krrabës , shkurton  udhëtimin nga  Tirana  në  Elbasan dhe shkurton  rrugë  për   mjetet  e  tranzitit  për  në  Lindje  , Qaf  Thanë  , Korçë  , Kapshticë.

Autostrada e  re nuk  është  pjesë e  Boshtit  Jugut … Per  të  shkuar  në  Jug  , mjetet ose   duhet   të  udhëtojnë  deri  në Papër  , ose  do  të  ndërtohet  nji  segment i  ri  rrugor  L =  8 – 10  km  dhe nji  urë  e   re   deri në  Shals  ,  ose  do  ti  bien  vërdallë  nga  Elbasani  në  Cërrik … për  të  marë  drejtimin e  Jugut   .. Intesiteti  mjeteve   në  rrugën e  re të  Elbasanit   , duke  qënë se  mbulon vetëm lindjen  ,  nuk  kalon N = 5000…. mjete  ditë  .  Kjo  spjegohet  me  qarkullimin ekonomik dhe  urban.. të  zonës  lindore  ..Autostrada e  re ka  kosto të  lartë , ka  nji  kthim  të  interesit  pasiv   , nuk  justifikohet nga  ana  ekonomike , do  të  kërkoj  kosto të  lart  mirëmbajtje … Nuk ka  interesa  të  ndërtohej   dhe  mirmbahet    me  konçesion .   Por dhe  si  Skemë  Qarkullimi  nuk  është  funksionale …….Për  të  shkuar   në  Elbasan      mjetet  e  Veriut dhe Durrësit  duket  të  kalojnë   nga   Kthesa e  Kamzës -  Rotonda e  Doganës – kryqëzimi  Teknollogjikut  -  Qëndra  Kristal -  Liqen …..Tegu …. Tynel – Elbasan  .   Nga sa  kuptohet   kryqëzimeve  të  Doganës  , ish  Teknollogjikut , Kristalit do  ti  shtohen  dhe  mjetet e  tranzitit të  Durrësit dhe Veriut ………  M.Trasportit po  quan me dhunë  si  unazë  të  jashtëme   segmentin  Rotonda e  Doganës – kryqëzimi  Teknollogjikut  -  Qëndra  Kristal -  Liqen …..  Kjo ka  qënë unazë e  jashtëme  në  vitet 1980 , tashmë  kjo  është  nji  rrugë    e  brëndëshme dhe  shumë e  ngarkuar …

Në  lidhje  me  zhvillimin  urban  të  Tiranës  dhe  Elbasanit  ,   ai  do  të  jetë i  kufizuar . Sepse  lugina  e  Erzenit  nga  ana e  Tiranës është e  thyer dhe    më  shumë  turistike  se   Tregtare ….  Perspektiva e  shtrirjes  Tiranës  për  arsye  të  relieveit  është  në  drejtim Durrësit dhe  Kamzës ….Ishmit .  Bulevardi Tiranës  nuk  po  zgjatet  nga Liqeni apo  Sauku  por  nga  Perëdimi dhe  Jug – Perëndimi ….   Ndërsa  Elbasani  nuk  ka    interes  urban të  zhvillohet në     mënyrë  intensive  në  rëpirat  e  luginës  të  përroit    Kushes ….Dikush e  dizinformon K.Ministrin …Juve  në  tavolinë  u  shprehët se  nuk i  pyes  fare  ata  të  M. Trasportit  ..

 

AUTOSTRADA  TIRANË – VAQAR -  BALDUSHK – PAPËR

Autostrada e  Baldushkut  ndërtohet në  anën  Jugore  të  rrugës  ex. që  kalon në  kreshtën e qafës së  Krrabës. Traseja  kalon në  ultësirën e  luginës   Baldushkut  dhe  simotra e saj  luginës lumit Paprit. Trasenë e ka vetëndërtuar  natyra, është  plotësisht  fushore nuk kalon pjerrsinë  n = 4  % ,  vepra më e  madhe e  artit është  nji  urë  mbi  lumin Erzen, kufiri  ndarës midis  lugianve nuk kalon lartësin H = 440 m. Traseja nuk ka  tynele,  ka  pak shpronsime dhe   lënda  ndërtimore gjendet në  gjatësin  e trasesë  rrugore… Të  dyja  luginat  janë  thellsishtë  të  gjelbruara dhe  krijojnë  vizione panoramike.  Gjatësia  Vaqar – Papër  ishte L = 34,5 km. Kostoja  e  azhornuar  ishte V = 86  milion euro.  Autostrada e  Baldushkut përfundon në  Papër  ose  në qëndrën  e gravitetit të  kryqzimeve të Shqipërisë (Papër –Cërrik – Belsh). Një vektor shkon në  drejtim të  Elbasanit, ndërsa  tjetri shkon në drejtim të  Kuçovës, Beratit dhe  Memaliajt. Autostrada  zëvëndëson  rrugën alpine të  Krrabës, shkurton pak  rrugë  për në  Elbasan, shkurton  40–70  km për gjithë  Boshtin e  Jugut, kushton n = 5  herë  më  pak  se  rruga  me  Tynel e  Krrabës  dhe është  pjesë e  Unazës  jashtëme  ose  Tanxhenciales së  Tiranës.

Kthesa  e  Kamzës  – Vaqar – Ura e  Farkës

Autostrada e  Baldushkut, nëpërmjet Vaqarit, Lalmit, Mëzezit  lidhet  direkt  me  mbikalimin e  Kthesës  Kamzës  duke  krijuar  mundësinë  që  mjetet që  vijnë  nga veriu  dhe   nga  Durrësi  të  kalojnë  direkt në  Elbasan  dhe  në  Jug, pa  kaluar  në brëndësi  të  segmenteve  dhe  unazave   të  Tiranës.  Në perspektivë   do  të  ndërtohej dhe  unaza e  jashtme ose Unaza  Jugore  Perëndimore e  Tiranës,  Kthesa e  Kamzës  – Mëzes  -  Lalmi – Vaqar – Picall – Stërmas  – Ura  e  Farkës,  e cila në  pika të  ndryshme  lidhet  me rrugët që  dalin nga Tirana.

Autostrada e  Baldushkut  është dosja  më e kompletuar  nga  ana   teknike dhe  juridike, përbën  Bypassin natyral të  kalimit  nga  lugina e  Erzenit në  luginën e  lumit  Shkumbin, formon Çerniern  e  Koridorit  Qëndror  Jugor  duke  siguruar  me  vështirësi  N = 8000  mjete  ditë. Autostrada  e  Baldushkut  dhe  segmentet  Papër  – Kuçovë  -Berat – Memaliaj shkurtojnë   deri   L = 70 km për  të gjitha qendrat e banuara  në Shqipërinë Qendrore dhe  Jugore. Kuçova, Berati  afrohen  L = 40  km, Memaliaj,  Përmeti, Kakavija  L = 70 km, Fieri, Lushja   L = 20  km. Nëpërmjet  Autostradës së Baldushkut,  ekonomia  shqiptare  do  të  kishte  përmirësime direkte  në  kostot e qarkullimit  të  mjeteve, pasagjerëve, mallrave. Rruga Tiranë  – Tynel – Elbasan nuk ka  lidhje  me  Boshtin e  Jugut, ndërsa  deformimet e aksit  natyral  të Korridorit  Qendror  Jugor  (Boshtit  Jugut)  formojnë  veprime  antikombëtare.

 

A  U  SIGURUAN  FINANCIMET  E   AUTOSTRADËS  SË PARË  KONCcESIONARE ?

Në datën  26  Maj  2008  në  ambientet  e  Comp.   *S. * janë  firmosur  të gjitha  kontratat  e  financimeve për  ndërtimin  e  Autostradës  Vaqar – Baldushk –Papër me  gjatësi  L = 34,5  km    me  vlerë  V =  150  milion  €uro. Në   koston V = 86  milion euro  u  shtuan  vlerat e  siguracioneve, shpronësimeve, kostot  shtetërore  adminstrative etj .

Mbas  4  muaj  kontrolle  teknike, dosja e  autostradës  parë  konçesionare  është  vlerësuar  si  dosja  më e  kompletuar  nga  ana  teknike,  juridike dhe  administrative. Korridori  rrugor  përbën nji segment  të  rëndësishëm në  perspektivën e  ndërtimit  të  rrugëve  të  reja  për  në Jug dhe  Lindje të  vëndit… Ky  ishte   konkluzioni  i  investitorëve.  Kjo  ishte arsyeja që  u  siguruan financimet  e autostradës   panoramike  të  Baldushkut.

Me  datën 10  Korrik  2008 kryeministri   miratoi   me  shumë  gëzim sigurimin e  financimeve, vlerësoi  invesitorët  seriozë, miratoi   filllimin  e  punimeve  në  shtator  dhe  koferencën  e  shtypit   më  datën  11 Korrik ….. Ndërsa   më  datën  1  shtator, kryeministri  bllokon   projektin e  ndërtimit  konçesionar  … Ai  iu  shpreh  invesitorve  ….”Nuk do  të  ndërtojmë  rrugë  me  konçesion që  populli  të  paguaj  taksa  për  udhëtim,  do  të  ndërtojmë    rrugë  me  financimet  tona dhe  të  komunitetit  europian … na  falni që  nuk  ju  kemi  njoftuar më  parë”. Pa  u  shqetësuar  për  kostot në  ekonominë  vendore ,  pa  u shqetësuar  për  dekumentacionet e  firmosura  nga  ana  etj  ,   pa  u  shqetsuar  për kostot dhe  sakrificat  dhjetë  vjeçare  për  konceptin e  Koridorit  Qëndror  Jugor ( Boshtit  Jugut  )   dhe  kostot e  projektit  Autostradës  Baldushkut, të  cilat  kjo qeveri  i  ka  përdorur  tre  legjislatura  për  të  ardhur  në  pushtet ..Ndërsa   autorit  i ka  lënë  peshqesh projektin  e  Autostradës ,  i  cili  është  realizuar   me  miratimin e  organeve të  qeverisë .  Duke shkatërruar   nga  ana  ekonomike dhe  morale në  radhë  të  parë  autorin ..  …Kur  ishin të  majtët  në  pushtet autorin e konsideronin ekstremist të  djathtë , ndërsa  të  djathtët  ka  mbetur  ta  vrasin mbrapa  krahëve.

Para  zgjedhjeve të  viteve 2005  ekspozuam hartat  në  nji  takim me kryeministrin, i  cili  vlerësoi dhe  pëlqeu shumë  Korridorin  Qëndror  Jugor ,  i vuri  emrin Boshti i Jugut  dhe  e shfrytëzoi  si  program  të  qeverisë. Mbasi  shkatërruan  autorin,  kanë financuar  tendera  për  deformimin e Koridorit  Qëndror  Jugor   , deformimin e  autostradës  Baldushkut , deformimin  e segmentit   Papër -Kuçovë  -  Berat  dhe  gjithë  Boshtit  Jugut. Për  Boshtin e  Jugut është  mbajtur dhe  firmosur  n = 24  pushtetar   nji  memoradum në  Berat (  Koridori Uneskos ) etj. Lloj   lloj  pushtetarësh  apo deputetësh   përdorin  për  të ardhur në pushtet Boshtin e  Jugut …duke  ia  atribuar me  servilizëm dhe  hipokrizi  doktorit.   Nuk  është  doktori  autor.  Por  para  syve  të  doktorit  po  deformohet dhe  shkatërrohet Koridori  më  i  rëndësishëm  i  infrastrukturës  rrugore dhe  hekurudhore në   brëndësinë  tokësore  të  vendit.  Sot Koridori Qëndor  Jugor  ka  dy – tre herë  më  shumë  mjete  se  rruga e  Kombit.  Të  gjitha këto qëndrime anti-intelektuale nuk  i  lejohen  sidomos  doktorit, kultura e  të  cilit bazohet  në  guximin e  autodidaktit.  Kur  nuk  i mbroni ju intelektualët   autodidaktë, Juve që  gjithë  kulturën e  keni  qëmtuar në  trasenë  që  ke  hapur me  forcën e  vullnetit  (dhe  aksiomën  ordnung  ist das  halbe  leben ),   kush  do  t’i  mbrojë gjithë  këta  të  rinj që  ju u  flisni  për  ëndrrat e  guximin?  Do  të  ishte  morale dhe  adminstrative që  juve  të  kryeni  detyrimet ndaj  Koridorit  Qëndror  Jugor dhe  Autostradës  Konçesionare   Vaqar – Baldushk  – Papër .

 

DREJTIMI  GABUAR  I    INFRASTRUKTURËS

Për  të  siguruar  financime   në  europë  ose    gjetkë  duhet  të  kesh  nji  projekt  rentabël dhe  të  gjitha  Lejet  teknike dhe  Administrative .  Këto  dekumenta  autostrada e  Baldushkut  i  kishte  të  dyja  dhe  mbas  katër  muaj  siguroi  financimet e  ndërtimit.

Sot  në  Shqipëri nuk ka  nji nji  projekt të  studjuar  dhe  të  miratuar , nuk ka  strategji  për  infrastrukturën  tokësore , hekurudhore dhe sidomos  detare    .  Natyrishtë  të  lidhura  me  shfrytëzimin e  burimeve  natyrore  kanë  vetëm  projektin  Thumanë – Pezë  – Rogozhinë  që  këkojnë  ta  japin me  forcë  me  konçesion.

Me  konçesionin e  Rinasit  kanë  shitur  Qiellin  e  Shqipërisë  dhe  i  thurin  lavde  konçesionarit kur  monopoli  i  trafikut kaloi  nji  million  posagjer , ndërsa  me monopolin  e  portit  Durrësit kanë bllokuar gjithë aktivitetin  e  ndërtimeve  portuale  detare.

Rruga e  Kombit në  qoftë  se  nuk  ndërtohet  Euro  Porti  Shëngjinit për  tranzitin e   mallrave  të  Ballkanit   do të  mbesi  nji  rrugë me  qarkullim të  ngadalshëm , në  kufijtë e  interesit   të  dy shteteve .Emërtimi  Durrës – Kukës ,  të  cilën ne e  kemi  kundërshtuar  nuk   justifikon   përmbajten e saj. Koridori  Mirditës ose  rruga e  Kombit nuk  ka  lidhje vetëm me  Durrësin  por  me  shqipërinë  dhe  sidomos  me  bregdetin .  Sepse  Ballkanit dhe  Europës  nuk  ju  hap  barku   për  arritjet e  Tiranës  por  për  pozicionin gjeografik dhe  sidomos  Bregdetin.

Porti Durrësit  nuk  mban ose  nuk shton intesitetin   e  qarkullimit në  rrugën e  Kombit  as  në  rrugën  Tiranë -  Tynel – Elbasan  dhe  nuk  mban  gjallè  hekurudhën.  Nga  porti  pothuaj nuk    nuk  sigurohet  asnji  ton mall  tranzit  për  ekonominë  vendore . Shqipëria  megjithëse  është  urë  Tranziti  nuk   tranziton  asnji  ton mall  për  në  Ballkan dhe  anasjelltas. Edhe  sikur  të  kishte  , asnji  mjet  nuk ka  interes  të  vijë  nga  Durrësi  në  Tiranë  , të  udhëtojë  në   unazat e  Tiranës  dhe  nga  Kristali e  Liqeni   të  shkojë  në  Elbasan …    Kjo nënkupton se  rruga  Tiranë –Tynel – Elbasan nuk  ka  lidhje  direkt  me  tranzitin  ose me  Koridorin  *8 * ..

Rruga e  Arbërit  përveç se  lidh  krahinën  fisnike  të Dibrës  me  Tiranën nuk ka  asnji  interes  ekonomik .  Intesiteti  mjeteve  nuk do  të  kalojë  N = 2000  mjete  ditë.  Bëhet  nji  propogandë  e  çfrenuar  për  ndërtimin e  saj duke  harruar  koridoret  me  intesitet  të  lartë  zhvillimi.  Duke  krahësuar  ose  barazuar rrugën e  Arbërit  me  Boshtin e  Jugut  .  Kanë  frikë  të deklarojnë se  në  koridoret  fushore  të  Osumit  në  çdo  kilometër  ka  nji  zonë  urbane.

Po  investohet   në  pyllin e  Sodës për  ndërtimin e nji  porti  , atje  ku nuk  u  ndërtua  porti  Konteinerëve  dhe aty  ku  nuk  ndërtohet  port  tregtar . Vetëm dhe  vetëm të  shkatërrohet  zona  turistike  e  gjirit  Vlorës.   Në  gjirin e  Shëngjinit as  nuk ka  as  nuk  ndërtohet port  tregtar  për  Kosovën .

Po  projektohet  hapja e  tynelit  Llogorasë  .  Kalimi  nga  Orikumi  në Palasë realizohet   nëpërmjet fushës  Ravenës ( h = 280 m )  dhe  nuk  ka  nevojë për  tynele . Por  si  duket  do  ti  hapet punë kompanisë   greke. Ose  Vorio Epirit  Ekonomik .

Studimet  e  Strategjisë  e infrastrukturës  shqiptare  deklarojnë se  janë   L = 500 km   autostrada të reja dhe nji  grup  portesh   turistike , peshkimi e  tregtare ( Europorti Shëngjinit , Semanit  ,  Orikumit  ose  Dajlanit  ) , që ndërtohen me   financime  private   konçesionare  . Është  përpunuar  nji  strategji  për  zhvillimin  e  Infrastrukturën  detare  , bregdetare dhe  tokësore . Koridoret e  Osumit, Koridori  Qëndror  Jugor, Koridori  Myzeqesë, Tre  Koridoret  Turistike, Koridori  Salarisë,  Koridori Voskopjës,  qëndra e  gravitetit  të  infrastrukturës  Shqiptare do  të  jenë  pjesë e  programeve  perspektive   të  infrastrukturës shqiptare . Studimet  do  të  prezantohen së  afërmi në opinionin publik.

Ministria e  trasportit  ka  nevojë  të   ndahet  ,  reformohet   mbi    koncepte  të  reja  zhvillimi . Kostot  e  ndërtimit  të  rrugës  Kombit dhe rrugës  Tegut   kanë  futur  ekonominë  në  lebrozën e interesave  klanore,   kurimi të   cilës do  kërkojë  nji karentinë  të  zgjatur  rimëkëmbje. Dëshiroj  të  mbyll të  vërtetat  me  thirjen: “Ndal  hapjes  me  dhunë  të tyneleve, ndal rrugëve  me  lekët  e  popullit  më  fukara të  Ballkanit”. Rrugët e  nji  kombi  nuk  fillojnë  as  nuk  mbarojnë me  një apo pesë  mandate. Ato  në  Shqipëri sapo  kanë  filluar, mbi koncepte  dhe  kurajo të  reja.  Një  nga  drejtimet urgjente  të rimëkëmbjes  ekonomisë janë  financimet private  në infrastrukturë . Ne  kostoja dhe  eksperinca e  Autostradës  konçesionare  të  Baldushkut na  ka  aftësuar  të  sigurojmë  njohje dhe  financime  për shumë  degë  të infratsrukturës  vendore .

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.