Letër Komisionit të Helsinkit

Postuar në 06 Maj, 2013 04:31

Zotit Robert Hand, Këshilltar Politik i Komisionit të Helsinkit,Uashington DC

 

Zoti Hand,

Jam duke Ju shkruajtur lidhur me seancën dëgjimore të Komitetit të Helsinkit për Shqipërinë të planifikuar për këtë të hënë, 6 maj 2013 në Uashington DC.

Loja e rrezikshme që Sali Berisha është duke luajtur me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duhet të vijë si një befasi për cilindo që ka pak njohuri për Shqipërinë. Komisioni i Helsinkit është i vetëdijshëm që zgjedhjet e kaluara ishin të mbushura me shumë parregullsi, ndërsa rezultatet ishin shumë të diskutueshme në rastin më të mirë dhe, me shumë gjasa, të paligjshme. Megjithatë, rezultatet e zgjedhjeve u vulosën nxitimthi nga ndërkombëtarët që ishin të ngarkuar me monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

 

Një mesazh i fortë i është dërguar lidhur me këtë qeverisë Berisha nga SHBA/BE për mosrespektim të institucioneve demokratike: progresin e çështjeve të sigurisë rajonale të Shqipërisë si një demokraci. Kjo është me të vërtetë për të ardhur keq, sepse në fakt ajo minon vullnetin e mirë të popullit të Shqipërisë, i cili është padyshim ndër mbështetësit më të vendosur të Shteteve të Bashkuara.

 

Siç iu kam theksuar në raste të tjera më përpara zyrtarëve të SHBA dhe BE në lidhje me Shqipërinë, qëllimi i Berishës është triumfojë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht nga rezultati që do të dalë nga zgjedhjet. Ne kemi marrë raporte të shumta nga Shqipëria se Berisha ka mobilizuar forcat e tij për të futur duart në kutitë e votimit, për të shtuar votues të paligjshëm nga Kosova, për të blerë votat në Shqipëri dhe për të mobilizuar zyrtarët e tij për të frikësuar votuesit në qendrat e votimit. Kjo është e njëjta metodë që ai ka përdorur në zgjedhjet e mëparshme, kur komuniteti ndërkombëtar tregoi një rast akut verbërie me paramendim. Dhe Berisha është i bindur se mund të shkojë larg me përbuzjen ndaj institucioneve demokratike, sepse ai këtë e ka treguar shumë herë edhe në të kaluarën. Dhe nëse të gjithë të tjerët dështojnë, ai thjesht do të përdorë dominimin e tij në KQZ për të manipuluar rezultatin, ashtu siç bëri kur i dhuroi bashkinë e Tiranës Lulzim Bashës.

 

Zyrtarët amerikanë dhe europianë kanë përgjegjësi për këtë gjendje të krijuar në Shqipëri. Kjo situatë është krijuar ngaqë në të kaluarën zyrtarët e BE-së dhe të Departamentit të Shtetit e kanë lejuar Berishën që të shkonte aq larg me mashtrimin zgjedhor, vrasjet, frikësimin e medias, abuzimin me parimet themelore të sundimit të ligjit dhe korrupsionin në një shkallë masive. Dhe, për shkak të këtyre dështimeve për të marrë një veprim vendimtar në sulmin e Berishës ndaj institucioneve demokratike, Berisha ka mësuar se mund të shkojë shumë larg me sjelljet e tij tiranike, sepse ai është mësuar të përfitojë pak më shumë se gjuha fshikulluese dhe shuplakat e lehta të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.

 

Po të mos urdhërohet Berisha në mënyrën se si ai merr vesh pa lënë asnjë hapësirë për keqinterpretim, ai padyshim do të përpiqet të kontrollojë dhe manipulojë rezultatin e zgjedhjeve të Shqipërisë në këtë 23 qershor. Prandaj dhe është e domosdoshme që zyrtarët më të lartë të qeverisë amerikane të ushtrojnë një trysni të rreptë ndaj Berishës që ai të tërhiqet nga pozicioni i tij aktual ndaj KQZ-së dhe ta detyrojnë atë t’i bindet plotësisht ligjit për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 23 qershor. Dhe, nëse ai nuk iu përgjigjet këtyre kërkesave, atëherë do të jetë e nevojshme ndërhyrja agresive. Një ndërhyrje e tillë duhet të përfshijë veprimin e drejtpërdrejt nga Departamenti i Shtetit dhe Kongresi për ta poshtëruar publikisht atë me anë të publikimit të provave dëmtuese për praktikat korruptive të Berishës, të cilat ekzistojnë në dosjet e Departamentit të Shtetit, FBI-së dhe CIA-s dhe t’u thonë shqiptarëve se Berisha është duke u përpjekur për ta kthyer Shqipërinë në një dikataturë de facto.

 

Përsa i përket seancës dëgjimore të së hënës të Komisionit të Helsinkit, ne jemi të shqetësuar nga fakti se dy nga ata që janë zgjedhur për të dëshmuar kanë shërbyer si mbështetës të Sali Berishës, prandaj dhe dëshmia e tyre duhet të shihet me dyshim sipas natyrës së procedimeve tuaja. Ne do të jemi të lumtur të japim më shumë detaje mbi këtë çështje, nëse kërkohet.

 

Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar që Berisha ka qenë duke përdorur lobistët e Uashingtonit për të vazhduar ndërhyrjet pro regjimit të tij të korruptuar. Këta konsulentë, të cilët përfshijnë  Patton Boggs dhe Podesta Group, mund të prodhojnë dëshmi se ata janë financuar direkt nga Berisha dhe/ose Partia e tij Demokratike, dhe kjo është zbuluar plotësisht. (siç kërkohet nga Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj marrëdhënia e tyre kontraktuale nuk duhet te kete asnjë konflikt interesi me Republikën e Shqipërisë); atëherë, nëse ata përpiqen të përdorin ndikimin e tyre për të mbështetur Berishën, ata mund të jenë në shkelje të drejtpërdrejt të statuteve të Departamentit të Drejtësisë që lidhen me FARA-n. Nëqoftëse këto grupe do të përpiqen për të përdorur ndikimin e tyre për të implikuar pjesëtarët e Komisionit të Helsinkit dhe/ose të Kongresit, kjo duhet të zbulohet menjëherë.

 

Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike nuk mbështesin ndonjë parti politike apo kandidat në Shqipëri. As nuk kemi ndonjë iluzion për ndonjë nga kandidatët politikë.  Ajo që ne dimë është se Sali Berisha është rreziku më i madh për demokracinë në Shqipëri.

 

Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike kërkojnë që shqetësimet e tyre të ngrihen në seancën dëgjimore të Komisionit të Helsinkit të hënën. Ne kërkojmë gjithashtu që ky mesazh t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve të Kongresit që bëjnë pjesë në Komisionin e Helsinkit. Ju lutem mos nguroni të kontaktoni me mua, nëse do të keni ndonjë pyetje. Faleminderit,Sinqerisht, Gary Q. Kokalari - DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.