Arkiv-Lajme të përditësuara

Bllokohen 2,5 ton drogë në 24 orë

Postuar në 19 Nëntor, 2013 03:17

Brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri është sekuestruar 2.5 tonë kanabis sativa në disa operacione të ndryshme, ndërsa sasia më e madhe është bllokuar në qytetin e Vlorës.

Policia kufitare njoftoi në mbrëmje se sekuestroi rreth 700 kg kanabis në gjrin e Karaburunit, në vendin e njohur Gjiri i Arushës. Droga ka qenë e ngarkuar në një gomone rreth 7 metra të gjatë. Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative u kontrollua mjeti lundrues dhe në të u gjet droga e paketuar dhe gati për t’u trafikuar drejt Italisë.

Timmermans: Nuk ka asnjë shtet që mund t’u thotë “OK” armëve kimike

Postuar në 18 Nëntor, 2013 14:44

Asnjë shtet i Bashkimit Evropian nuk doli sot si kandidat për të marrë përsipër shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Madje disa prej shteteve thanë që Siria t’i shkatërrojë vetë armët kimike.

“Belgjika shikohej si kandidati më i mundshëm që do të pranonte armët e Sirisë, pas refuzimit të Shqipërisë, por ministri i Mbrojtjes, Pieter De Crem, tha se transportimi i armëve përbën një detyrë tepër të vështirë dhe e bën të pamundur që Belgjika t’i pranojë këto armë”, -raporton “The Washington Post”.

Biznesmeni i naftës i akuzuar për evazion fiskal, dënohet me 6 muaj burg

Postuar në 18 Nëntor, 2013 14:42

Biznesmeni shqiptar, Hajri Elezaj, i akuzuar se ka kryer krimin më të madh financiar të zbuluar ndonjëherë në Shqipëri, është dënuar me 6 muaj burg më 31 tetor, edhe pse vendimi u bë publik vetëm fundjavën e shkuar.

Elezaj akuzohej se së bashku me një biznesmen tjetër, dhe me bashkëpunëtorë në tatime dhe dogana, kishte manipuluar eksportet e asaj që njihet si nafta virgine, e cila më vonë tregtohej në mënyrë ilegale në tregun shqiptar nga viti 2007 deri në vitin 2009.

Korça/ Kolegji rrëzon padinë e PD-së, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Postuar në 18 Nëntor, 2013 14:40

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot padinë e Partia Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve në Korçë në zgjedhjet e nëntorit për kryebashkiakun e ri. Prova e paraqitur nga opozita ishte kaseta filmike e emisionit “Fiks Fare” ku tregohej blerja e votave me 20 mijë lekë të vjetra, por për Kolegjin nuk ka qenë një provë e cila mund të çonte në përsëritjen e zgjedhjeve.

Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari, ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje

Postuar në 18 Nëntor, 2013 14:39

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një të shumëkërkuar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me dashje. Aleks (Aljosha) Gjonaj, 47 vjeç, banues ne fshatin Levan, Fier është arrestuar pasditen e sotme rreth orës 17:00 nga strukturat Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë Fier. Gjonaj ishte shpallur në kërkim për “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Fier, arrestohet kreu i trafiqeve

Postuar në 18 Nëntor, 2013 14:37

Shefi i Sektorit të Trafiqeve në Policinë e Rrethit të Fierit, Altin Hadëri u prangos nën akuzën e korrupsionit.

Hadëri u arrestua ditën e hënë. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Mësohet se efektivi i policisë së Fierit, duke shfrytëzuar detyrën e tij, ka përfituar në mënyrë të paligjshme 200 mijë lekë nga një shtetas në këmbim të dhënies së dokumentacionit për një automjet. Dokumentacioni i mjetit në fjalë ishte bllokuar pasi dyshohej që automjeti ishte i vjedhur.

Inaugurohet instituti “Konfuci” në Tiranë. Rama: Mes dijes e njohjes, nxitje zhvillimit

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:35

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka vlerësuar si një ngjarje të rëndësishme inaugurimin e institutit Konfuci në Tiranë, duke besuar se ai do të shërbejë si qendër për nxitjen e dijes, njohjes e mes tyre edhe zhvillimit.

Zgjedhjet e Korçës, Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e provave të PD

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:33

Kolegji Zgjedhor ka nisur sot shqyrtimin e provave lidhur me ankimimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e Korçës.

Të premten, Kolegji Zgjedhor ka pranuar të marrë në administrim provat e dorëzuara pak ditë më parë nga Partia Demokratike, e cila pretendon se zgjedhjet në Korçë janë të parregullta, pasi sipas saj votat janë blerë.

Pasi janë marrë në shqyrtim provat e paraqitura nga PD (mes të cilave edhe videoja e Fiks Fare), Kolegji ka vendosur shtyrjen e seancës për në datën 18 nëntor, ora 15:00.

E hëna nis me një aksident tragjik, katër të vdekur, dy të plagosur

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:32

E hëna e kësaj jave ka nisur me një aksident tragjik, nga i cili kanë mbetur kater të vdekur dhe dy të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në mesditë në rrugën Elbasan-Peqin. Sipas burimeve jo zyrtare bëhet me dije se janë përplasur tre makina si pasojë e të cilave kanë ngelur të vdekur e të plagosur 6 persona. Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimave të aksidentit tragjik. Ata janë: Xhevit Beu, Besim Tupi, Gentian Lila dhe 31-vjeçari Besmir Beu.
Mësohet se personat që kanë humbur jetën janë të tre drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.

Basha: Vetëm mendja e Ramës mund të guxojë e të ndërtojë antiamerikanizëm

Postuar në 18 Nëntor, 2013 08:31

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e armëve kimike të Sirisë. Gjatë mbledhjes së grupit kuvendor demokrat, Basha ka theksuar se vendimi i Ramës për tu tërhequr nga pranimi i armëve kimike ishte rezultat i vendimarrjen e njëhsuar të protestuesve shqiptarë, të Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara