Timmermans: Nuk ka asnjë shtet që mund t’u thotë “OK” armëve kimike

Postuar në 18 Nëntor, 2013 14:44

Asnjë shtet i Bashkimit Evropian nuk doli sot si kandidat për të marrë përsipër shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Madje disa prej shteteve thanë që Siria t’i shkatërrojë vetë armët kimike.

“Belgjika shikohej si kandidati më i mundshëm që do të pranonte armët e Sirisë, pas refuzimit të Shqipërisë, por ministri i Mbrojtjes, Pieter De Crem, tha se transportimi i armëve përbën një detyrë tepër të vështirë dhe e bën të pamundur që Belgjika t’i pranojë këto armë”, -raporton “The Washington Post”.

“Nuk ka asnjë shtet që mund të thotë OK”, -ka deklaruar ministri i Jashtëm i Holandës, Frans Timmermans.

Pas refuzimit që i bëri vendi ynë të premten armëve kimike, Belgjika dhe Franca u panë si dy vendet më të mundshme, të cilat mund të pranonin armët e Sirisë, sepse këto dy shtete kanë përvojë në shkatërrimin e armëve kimike pas Luftës së parë Botërore.

Edhe ministri gjerman, Guido Westrewelle, e la jashtë këtij plani vendin e tij. “Kur shikoj çështjen teknike, shtrirjen gjeografike, mendoj se një diskutim i tillë nuk ka kuptim”, -tha Westerwelle.

Organizata Botërore e Shkatërrimit të Armëve Kimike ende nuk ka gjetur një shtet ku mund t’i shkatërrojë armët kimike të Sirisë, por është e bindur se brenda vitit 2014 i gjithë arsenali kimik do të jetë shkatërruar.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.