Arkiv-Lajme të përditësuara

Moody’s paralajmëron Shqipërinë

Postuar në 19 Nëntor, 2013 15:58

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s konstaton se gjendja e financave publike të Shqipërisë është përkeqësuar duke vënë në rrezik vlerësimin e borxhit publik nëse Qeveria nuk do arrijë të ndalë përkeqësimin e treguesve fiskal.

Në një raport të publikuar një ditë më parë, Moody’s paralajmëron se vlerësimi i borxhit të Qeverisë shqiptare tashmë është i kushtëzuar nga sfidat e mëdha fiskale të vendit, borxhi publik në rritje dhe ngadalësimi i fortë i ekonomisë që pritet të vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim.

Armët kimike, Kerry: Vijojmë sipas programit, kemi dy opsione për shqyrtim

Postuar në 19 Nëntor, 2013 07:53

Pas refuzimit te Shqiperise, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë duke shqyrtuar dy opsione për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Deklarata eshte bere nga sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, por pa specifikuar asnje prej ketyre dy opsioneve.

Ai ka hedhur poshte zerat se mospercaktimi ende i nje vendi per shkaterrimin e lendeve do te vpoje procesin, duke pranuar se gjithcka do te finalizohet ne kohe.

Veliaj: Nuk kam udhëtuar në klasin biznes, biletat e avionit, ekonomike (FOTO)

Postuar në 19 Nëntor, 2013 07:50

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, ka përgënjeshtruar sot një shkrim të botuar në te perditshmen Gazeta Shqiptare, ku thuhej se ministri ka shpenzuar 2 mijë dollarë për një biletë avioni në Business class.

Veliaj ka publikuar fotot e biletave, të cilat i përkasin kategorisë ekonomike.

Shpjegimin se kategoria Y i takon klasit ekonomik të udhëtimit: http://en.wikipedia.org/wiki/Travel_class

Miratohen kreditë e strehimit për 679 banorë, shtyhet vendimi për Bulevardin

Postuar në 19 Nëntor, 2013 07:48

Këshilli Bashkiak miratoi dje dhënien e kredisë së strehimit për 679 qytetarë të Tiranës dhe shtyu vendimin për shpronësimet e Bulevardit të Ri. Në seancën e djeshme nuk munguan debatet, për shkak se banorët e zonës ku po ndërtohet bulevardi protestonin jashtë Bashkisë, në kërkim të dëmshpërblimit. Këshilli Bashkiak miratoi edhe dhënien e kredisë së strehimit. Nënkryetari Bozdo kërkoi që lista të miratohet pasi ka kaluar në çdo hallkë të Bashkisë. Lista e miratuar për dhënien e kredisë përfshin 679 qytetarë.

Punësimet, qeveria shtyn rekrutimet për fillimin e vitit tjetër

Postuar në 19 Nëntor, 2013 07:47

Pavarësisht shkurtimeve me 30 për qind në ministritë dhe institucionet kryesore, punësimet e reja pritet të vonojnë

Fatjona Mejdini

Naço i propozon KLD procedim disiplinor për 7 gjyqtarë

Postuar në 19 Nëntor, 2013 07:45

Shtatë gjyqtarë pritet t'i nënshtrohen kërkesës për procedim disipilinor pas ankesave të qytetarëve se ata kishin zvarritur procesin gjyqësor tej çdo afati dhe se kishin shkelur etiken. Në një kohë që Ministria e Drejtesise ben me dije se keta gjyqtare jane ne detyre ne Gjykatat e Shkalles se pare Tirane, Shkoder, Elbasan, Korcë dhe Kruje, KLD bën me dije se kerkesat e ministrit te Drejtesise Nasip Naço per procedim disipilinor do te shqyrtohen nga anetaret e KLD ne mbledhjen me te afert.

ODIHR jep rekomandime për zgjedhjet e ardhshme

Postuar në 19 Nëntor, 2013 03:25

Misioni i ODIHR-it i e nisi sot axhendën e takimeve me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Misioni kryesohet nga Conny McCormack, kryetare e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 23 qershorit dhe Steven Martin, këshilltar zgjedhor pranë ODIHR.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, zonja Conny McCormack theksoi se ndodhet në Shqipëri për një vizitë të shkurtër, për të rishikuar me përfaqësues të partive dhe grupeve të interesit, rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it për vendin tonë.

Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën

Postuar në 19 Nëntor, 2013 03:24

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot debatohet për Kosovën.
Gjatë debatit do të prezantohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki-moon, për zhvillimet në Kosovë, prej 16 korrikut e deri më 15 tetor të vitit 2013.Në raportin e tij prej 17 faqesh, që është publikuar në Internet, theksohet se situata e sigurisë “në Kosovë ka mbetur në përgjithësi e qetë, me incidente të herëpashershme të raportuara në hapësirat e përziera etnike”.

Çuçi: Do çojmë për hetim në Prokurori çdo zyrtar që ka abuzuar me detyrën

Postuar në 19 Nëntor, 2013 03:21

Ministrat e kabinetit Rama po kalojnë në filtër çdo dokumentacion të lënë nga paraardhësit e tyre, për të kontrolluar rastet e abuzimit. Sipas ministrit për pushtetin vendor, njëkohësisht koordinatori kombëtar anti-korrupsion, Bledi Çuçi, nën sitë po kalon jo vetëm puna e mëhershme në dikastere por dhe institucionet e varësisë. Dosjet do të kalojnë menjëherë në prokurori.

Meta: Shqetësimi për armët nuk mund të injorohej

Postuar në 19 Nëntor, 2013 03:19

Meta – Nuk mund të themi se ka qenë shqetësim i pabazë. Në këto dy drejtime mendoj se qeveria nuk mundet kurrsesi t’i injoronte këto shqetësime

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara