Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama: Keqardhje therëse për humbjen e Olldashit, la boshllëk në skenën politike
Kryeministri Rama ngushëllon familjen Olldashi. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se aid he familja e tij janë pranë familjes Olldashi në këtë moment të vështirë.
Gara për krerët e DAR, MAS: Ja kandidatët që kalojnë në fazën finale
TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Sportit ne vijim te gares per kreret e DAR publikon emrat e kandidatëve për çdo qark, të cilët kanë arritur të marrin rezultatet më të larta dhe të kalojnë në fazën e fundit të konkurrimit, atë të finaleve publike. “Pas vlerësimit që komiteti ad hoc i bëri kandidaturave, bazuar në rezultatin më të mirë për pozicionin e Drejtor/e në Drejtoritë Arsimore Rajonale, komiteti i propozoi Ministres së Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla, që ne fazën finale, të kalojnë kandidaturat e kesaj liste”- thuhet ne njoftim.
Ekspertiza: Shkak i aksidentit, humbja e kontrollit
Vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit tragjik, ku humbi jetën deputeti i PD-së, Sokol Olldashi. Një grup prej 5 ekspertësh, prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme kanë shkuar sërish, për të bërë ekspertizën në vendin ku humbi jetën deputeti Olldashi. Sipas ekspertizës paraprake automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur 154 metra më larg, në një rrugë rurale që lidh aksin kombëtar me Qafë-Kërrabën.
I jepet lamtumira Sokol Olldashit
Mes lotësh dhe dhimbjes, deputeti i ndjerë Sokol Olldashi, politikani i njohur, ish-ministër në qeverinë Berisha, u përcoll për në banesën e fundit.
Mes reshjesh të rënduara të shiut, me qindra qytetarë, miq, të afërm, politikanë e zyrtare qëndruan për minuta të tëra jashtë sallës së Kuvendit në nderim të 40-vjeçarit, i cili u nda nga jeta tragjikisht për shkak të një aksidenti rrugor mbrëmjen e të mërkurës në Qafë-Krrabë.
Fjalën e fundit të kësaj ceremonie mortore prane ambienteve te Kuvendit e mbajti kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Baraj: Përfitimi nga armët kimike, si thesari te Shkëmbi i Kavajës
Deputeti socialist, Besnik Baraj ne nje interviste per gazeten “Panorama” shprehet se me përgjigjen “Jo” ndaj armëve kimike, Shqipëria fitoi dinjitet, përgjegjshmëri dhe imazh pozitiv në botë dhe nuk ka humbur asgjë. Ai i konsideron naive dhe delirante opinionet sipas të cilave Shqipëria humbi një shans për të qenë në një pozitë me shtetet e mëdha për të vendosur për fatet e botës. Vendimi i Kryeministrit Rama, sipas Barajt, ishte i jashtëzakonshëm dhe në sinkron të plotë me ndjeshmërinë e qytetarëve dhe prioritetet e vendit.
Raporti i trazicionit 2013, Rama: Të investojmë tek kapitali njerëzor
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimi në kapitalin njerëzor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.
Duke folur në aktivitetin e BERZH-it të organizuar në Londër, kryeministri shqiptar theksoi se kapaciteti njerëzor është zgjidhja më e mirë mbarëvajtjen ekonomike dhe bashkëpunimin europian
Fushë-Krujë/ Gjendet në kanal trupi i një vajze 18-vjeçare
Një 18-vjeçare është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës. Sipas policisë së këtij qyteti, viktima është Enkelejda Mhilli. Vajza është gjetur nga familjarët në një kanal pranë shtëpisë së saj.
Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka bërë verifikimet e para, nga të cilat dyshohet se vajza mund të jetë vrarë.
Enkelejda Mëhilli punonte në një fabrikë këpucësh dhe po kthehej në shtëpi pasi kishte marrë pagën. Për këtë arsye policia, po heton mundësinë e grabitjes, me pasojë vrasjen.
Mapo
Pallati i vjehrrit të Bashës, Manjani: Do ta pastrojmë bregdetin
Rama - Katër ditë më parë, Kryeministri Rama ndoqi nga afër situatën e prishjeve të ndërtimeve pa leje në zonën e shëtitores së plazhit të Vlorës.
Situata - Inspektorati Ndërtimor nën drejtimin e Zydi Dajtit ka shembur deri në këto momente rreth 60 ndërtime pa leje në qytetin e Vlorës.
Berisha - Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Rama po hakmerret politikisht për këtë ndërtim, pasi ndërtues aty është vjehrri i Bashës.
Humb jetën tragjikisht Sokol Olldashi
Aksidenti tragjik, i ndodhur në orën 21 e 20 minuta në Krrabë të Tiranës, i ka marrë jetën deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Makina ka rënë në humnerë, në afërsi të vendit të quajtur Lapidari në Krrabë. Forcat policore dhe autoambulancat fillimisht e patën të vështirë të nxirrnin nga makina trupin e deputetit Sokol Olldashi, për shkak të motit të keq dhe dëmtimit që kishte pësuar automjeti. Të ndihmuar edhe nga forcat zjarrfikëse, pas rreth dy orësh ata kanë mundur të rrotullojnë makinën e përmbysur dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit të deputetit.
Rama: Kur investon mbi dijen nuk rizgjidhesh
Pjesë nga fjala e Kryeministrit Edi Rama në konferencën e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku u publikua Raporti mbi Tranzicionin 2013
Edi Rama
- Faleminderit për mundësinë që më dhatë! Në të njëjtën kohë unë ndihem shumë mirënjohës ndaj Erikut dhe ekipit të BERZH-it, të cilët na vunë ne në një pozitë, nga ku jemi në gjendje të fillojmë një program të përbashkët që në thelb do të trajtojë problemet që u përmenden disi këtu.
