Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama takohet me Cameron
David Cameron, Kryeministër i Britanisë së Madhe priti në 10 Downing Street në Londër homologun shqiptar Edi Rama. Siç njofton Departamenti i Informacionit i Kryeministrit shqiptar, gjatë takimit Rama u përqendrua tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe theksoi reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dy kryeministrat biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, që u cilësuan të shkëlqyera, si edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
‘Policia veprim të paligjshëm me pallatin në Vlorë. Administrata? S’kemi ankesa nga të larguarit’
TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani ka dekaruar gjate seances degjimore thirrur nga Komisioni i Ligjeve se policia ka vepruar ne menyre te paligjshme per bllokimin e pallatit ne Vlore.
Deklarata eshte bere gjate seances se sotme ne Komision, ku Totozani eshte therritur per te diskutuar ne lidhje me progres raportin e KE.
“Po studiojme ankesen e bere per ceshtjen e pallatit ne Vlore. I kemi bere rekomandim ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri per policine, pasi ajo veproi atje ne menyre te paligjshme. Vendosja e shiritit, skene krimi, e paligjshme”-tha Totozani.
Shkodër, ekzekutohet në mes të ditës 49-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri. Policia bën të ditur se viktima është një 49-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së “Dervishbegut” në Shkodër, ku 49-vjeçari Palok Lazri është qëlluar me pistoletë nga afër, teksa ishte duke ecur në trotuar.
Rama sot vizitë zyrtare në Londër, takohet me kryeministrin Cameron
Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Londër me një takim me homologun britanik Cameron. Ky eshte takimi i pare ems tyre. Zyra e Shtypit pranë kryeministrit në një njoftim të shkurtër bën të ditur se “Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në 10 Doëning Street, ku u takua me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron. Gjatë takimit me homologun britanik, Kryeministri Rama u përqendrua tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe theksoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Moody’s”: Përkeqësohen financat e Shqipërisë
Agjencia e vlerësimit e vë theksin te borxhi i lartë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike
“Raportet me SHBA, asnjë fije cënimi”
Pak ditë kanë kaluar nga thënia “Jo” demontimit të armëve kimike, që do të vinin nga Siria në Shqipëri. Por, a ishte ky vendimi i duhur? A kishte tjetër rrugëdalje kryeministri Rama, të premten, në orën 17:00, kur ai artikuloi “Jo”-në në lidhje me pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë operacion?
9 zonat më të ndotura në Shqipëri
Qindra mijëra kilogramë mbetje cianuri, kimikate, pesticide, mbetje metalesh të rënda, gjenden prej dekadash në 31 zonat të cilësuara si 'hot spote'.
Ekspertët, të cilët kanë kryer një studim, mbi ndikimin në mjedis kanë renditur 9 zonat më të ndotura, me mbetje të rrezikshme dhe Elbasani gjenden në krye të listës. Për rehabilitimin e plotë të këtyre 9 zonave, që gjenden të shtrira ne Tiranë, Berat, Përrenjas, Korçë, Elbasan, Rrëshen kërkohen rreth 620 milionë euro dhe 320 mijë euro për ndërhyrjet operative.
Braçe: Berisha, kush ta paguan qiranë e zyrës te kulla, pronë e mikut tënd?!
Erjon Braçe me një shwnim në Facebook, pyet ish-kryeministrin Sali Berisha se, kush ja paguan qeranë e zyrës së tij në kullën më të shtrenjë të Tiranës.
“Mirëmbrëma Sali!! Para se të them çfarë mendoj për gjithe “argumentat” e tu, po e nis me këtë pyetje: Kush ta ka blerë apo kush paguan qeranë e zyrës tënde në kullën më të shtrenjtë të Tiranës?
Pronari i kullës është biznesmeni që ka marrë me firmen tënde: Kontrata publike në infrastrukturën rrugore e ndërtime të tjera civile”, shkruan në Facebook deputeti Erjon Braçe duke rënditur edhe të tjera përfitime.
ODIHR kërkon përsëri Reformë Zgjedhore
Zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë një ngërç demokratik dhe pse vendi ynë në çdo zgjedhje bën reform ligjore. Ka ndryshuar madje dhe Kushtetuta për sistemin zgjedhor dhe shumë dispozita ligjore por duket se kjo reform do të jetë e përhershme. Delegacioni i ODIHR-it në Tiranë ka kërkuar që të vazhdohet me reformën zgjedhore në vend dhe kjo është pranuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Berisha: Basha kreu i PD me të gjitha atributet, pyetja e Arvizu, e pamend
Berisha komenton 60 ditë qeveri të majtë: Meta-Rama po instalojnë shtetin policor
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar sot gazetarët për të bërë një analizë të 60 ditëve të para të qeverisë Rama, ndërsa e ka akuzuar këtë të fundit se së bashku me Metën po instalojnë në vend një shtet të egër policor.
Sipas Berishës, Rama e ka mbushur policinë me mercenarë që nuk pyesin për ligjin dhe kushtetutën, por vetëm për urdhrat e kryekreut Rama.