9 zonat më të ndotura në Shqipëri

Qindra mijëra kilogramë mbetje cianuri, kimikate, pesticide, mbetje metalesh të rënda, gjenden prej dekadash në 31 zonat të cilësuara si 'hot spote'.
Ekspertët, të cilët kanë kryer një studim, mbi ndikimin në mjedis kanë renditur 9 zonat më të ndotura, me mbetje të rrezikshme dhe Elbasani gjenden në krye të listës. Për rehabilitimin e plotë të këtyre 9 zonave, që gjenden të shtrira ne Tiranë, Berat, Përrenjas, Korçë, Elbasan, Rrëshen kërkohen rreth 620 milionë euro dhe 320 mijë euro për ndërhyrjet operative.
Në krye të listës së 9 zonave më të ndotura, mbetet Uzina e Shkrirjes së Ferrokromit në Elbasan. Prej disa dekadash në këtë zonë gjenden rreth 400 mijë metër kub mbetje industriale me përmbajtje metalesh të renda, tejet të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
Ekspertët kanë sqaruar se rrezikshmëria e këtyre zonave tek njerëzit lidhet me kontaktin fizik. Nëse pranë këtyre zonave jetojnë familje, atëherë shëndeti i tyre është i rrezikuar.
Sipas Ministrisë së Mjedisit, kompanitë koncensionare duhet të paguajnë koston për rehabilitimin e këtyre zonave.
Shekulli
Add new comment