Arkiv-Lajme të përditësuara

Statusi në BE, PD-PS akuza të ndërsjellta për përgjegjësitë

Postuar në 20 Shtator, 2011 13:53

Kur kanë mbetur edhe vetëm 22 ditë nga dalja e progres raportit për statusin e vendit kandidat ligjvënësit socialistë por edhe ata demokratë pranojnë dështimin e këtij procesi, duke vënë gishtin e akuzës në drejtim të njëri-tjetrit. Deputeti socialist Ditmir Bushati thotë se, nëse nuk fillon menjëherë puna për përmbushjen e 12 rekomandimeve të BE, statusi rrezikohet edhe vitin tjetër dhe për këtë, përgjegjësia sipas tij është e qeverisë.

Shkarkimet në policinë e Vlorës, Burgaj: Do forcojmë rendin

Postuar në 20 Shtator, 2011 13:40

Drejtori i përgjitshëm i policisë së shtetit Hysni Buragj ka komentuar sot pasdite lëvizjet e krerëve të policisë në qytetin e Vlorës, pas vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Pas takimit me një zyrtar të lartë të policisë së shtetit austriak, Burgaj deklaroi se ndryshimet në polici ndodhin shpesh.
I pyetur nga gazetrët ai ka pohuar se lëvizjet në policinë e Vlorësa kanë lidhje edhe me atentatin ndaj gjyqtarit.
"Ne po punojmë për zbardhjen e vrasjes dhe ndryshimet në rradhët e policisë bëhen për forcimin e rendit", tha drejtori i përgjithshëm i policisë.

Dhunohet Top Channel!

Postuar në 20 Shtator, 2011 13:23

Ndonëse ndërtimi i kësaj porte ka shërbyer disa herë si burim konflikti, këtë radhë është polica bashkiake e cila ka qenë në krah të personave që kanë abuzuar mbi një sipërfaqe që i përket një tjetër subjekti, për të cilin ai ka kontratë të rregullt me Ministrinë e Ekonomisë, leje të rregullt për rrethimin e tij nga KRT-ja e Bashkisë së Tiranës.

Fier, PS humb Këshillin Bashkiak

Postuar në 20 Shtator, 2011 12:27

Ne nje mbledhje jashte rradhe 16 keshilltaret e djathte bashke me dy keshilltare nje nga PS dhe nje nga PSD vendosen te shkarkojne kreun e keshillit bashkiak dhe te emerojne ne vend te tij nje tjeter. Mbledhja eshte zhvilluar me pranine e dy deputeteve te PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Vasillaq Ngresi.

Wolfarth - Bashës: Lejet e ndërtimit sa më transparente

Postuar në 20 Shtator, 2011 11:01

Kreu i prezencës së OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar nga kreu i bashksië së Tiranës Lulzim Basha që lejet e ndërtimit të jenë sa më transparente.

“Një aspekt i diskutimit tonë ishte dhënia e lejeve, e cila do të jetë një proces transparent dhe i garantuar. Ky është një aspekt që duhet të kryhet, në përputhje me ligjin dhe është një nga fushat ku do të vazhdojë bashkëpunimi i OSBE-së me Bashkinë e Tiranës”,- theksoi Basha.

Në takimin e zhvilluar në Bashki u diskutua dhe mbi planin rregullues të kryeqytetit dhe projektet e tjera të bashkisë.

Veriu drejt administrimit ndërkombëtar

Postuar në 20 Shtator, 2011 07:49

Para nisjes së negociatave për statusin e Kosovës, Grupi i Kontaktit kishte përcaktuar parimet, në bazë të të cilave do të zgjidhej ky status. Një nga parimet ishte mosndarja e Kosovës apo mosndryshimi i kufijve të saj.

Vrasja e gjyqtarit Konomi, largohen drejtuesit e Policisë së Vlorës

Postuar në 20 Shtator, 2011 07:29

Drejtuesit kryesorë të Policisë së Vlorës janë larguar nga posti, duke u transferuar në rrethe të tjera, pas ekzekutimit mafioz në qendër të qytetit të gjyqtarit Skerdilaid Konomi.

Reforma zgjedhore, Rama mbledh aleatët

Postuar në 20 Shtator, 2011 07:28

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ka mbledhur ne nje takim aleatet e majte Takimi, qe vjen nje dite pasi Rama beri publike objektivat politike te PS dhe punen e saj ne Kuvend, mendohet se ka ne qender te tij nje sere diskutimesh, mes tyre edhe punen per reformen zgjedhore.

Takimi, zhvillohet në zyrat e Partisë Demokristiane kanë marrë pjesë kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i PDK-së Nard Ndoka , kreu i G99-ës Ervin Mete dhe Kurt Kola.

Mësohet se Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela e Vangjel Dule nuk jane te pranishem.

Banda e Lushnjës në Apel, lirohen 2 anëtarë

Postuar në 20 Shtator, 2011 07:26

Gjykata e Apelit të krimeve ka dhënë sot vendimet për anëtarët e Bandës së Lushnjës, që kishin apeluar dënimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Avokatët mbrojtës të të pandehurve në proces, kërkuan rigjykimin e çështjes ndaj klientëve të tyre, me pretendimin se, gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë, ishin shkelur procedurat ligjore.

Fushë Krujë, 4 të dënuar tentojnë të arratisen nga burgu

Postuar në 20 Shtator, 2011 07:24

Katër të burgosur, 3 prej të cilëve të dënuar me burgim të përjetshëm kanë tentuar të arratisen nga qelitë e burgut të sigurisë së lartë në qytetin e Fushë Krujës. Arratia është pikasur në momentin e fundit, nga Forcat e sigurisë të institucionit të cilët janë vënë në alarm dhe kanë arritur të parandalonin planin e të burgosurve.

Policia bën të ditur se ngjarja është shënuar rreth orës 04. 45 minuta, të mëngjesit të sotëm. Protagonistë të arratisjes, ishin Fran Marashi, Altin Kodra, Gëzim Gjuri dhe Prel Vuçaj. Arratisja e 4 të burgosurve u ndalua momentet e fundit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara