Vrasja e gjyqtarit Konomi, largohen drejtuesit e Policisë së Vlorës

Postuar në 20 Shtator, 2011 07:29

Drejtuesit kryesorë të Policisë së Vlorës janë larguar nga posti, duke u transferuar në rrethe të tjera, pas ekzekutimit mafioz në qendër të qytetit të gjyqtarit Skerdilaid Konomi.

Kështu, Nazmi Kotarja është emëruar në krye të policisë të qytetit bregdetar, ndërsa në postin e Zv.drejtorit të policisë është emëruar Elidon Veizi, i cili më parë ka mbajtur postin e Zv.drejtorit të policisë së Korçës. Nëndrejtori i Vlorës Myftar Demirlika ka shkuar në postin e zëvendësuesit të tij, atë të policisë së Korçës.Gjithashtu, në postin e shefit të ri të komisariatit të Vlorës është emëruar Alfred Elezi, i cili ka mbajtur të njëjtin post, por në rrethin e Mirditës. Shefi i komisaritatit të qytetit bregdetar, Nikolin Thana, është emëruar në të njëtin pozicion, por në qytetin e Ballshit. Drejtuesit e policisë së Vlorës kanë mohuar se transferimet kanë të bëjnë me vrasjen e gjyqtarit Konomi, pasi sipas tyre, këto lëvizje janë rutinë. Por, të kryera të gjitha në të njëtën kohë, të bëjnë të mendosh pikërisht se vrasja e Konomit ka lidhje me transferimin e tyre.

Marrë nga Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.