Arkiv-Lajme të përditësuara

Spahiu: Censusi godet çamët

Postuar në 05 Tetor, 2011 05:59

Nenkryetari i KLD-së dhe kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, deklaroi sot se procesi i regjistrimit të popullsisë shkel të drejtat e çamëve, në të njëjtën kohë që po bën një ulje artificiale të numrit të shqiptarëve në Ballkan.

”Censusi nuk mban parasysh të drejtat e çamëve. Propozimi ligjor për këtë klasë të popullsisë u përjashtua nga ky regjistrim”, u shpreh Spahiu, i ftuar në një takim nga Instituti i Çamërisë.

Censusi, minoritarët nuk bojkotojnë

Postuar në 05 Tetor, 2011 05:55

Një pjesë e mirë e banorëve të Dropullit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të anketuesve për të plotësuar formularët e censusit të popullësisë.

Në zonat e banuara nga minoriteti grek, organizata “Omonia” ka vendosur thirrje për bojkotin e procesit, por banorët nuk i janë përgjigjur e kanë respektuar anketimet.

”Ne kemi qenë grekë dhe do të vdesim si të tillë, por e dimë që banojmë në Shqipëri dhe nëse këto të dhëna i nevojiten shtetit, nuk kemi përse të mos i japim”, shprehet njëri prej banorëve.

20-vjet marrëdhënie Shqipëri-SHBA, mbledh krerët e lartë të shtetit

Postuar në 04 Tetor, 2011 17:52

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka organizuar pasditen e sotme një pritje në rezidencë, me rastin e 20 vjetorit të hapjes së ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, ku marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto. Ndërkohë në pritjen e organizuar në ambientet jashtë ishte i ftuar edhe kreu i opozitës Edi Rama, i cili shoqërohej nga zonja e tij Linda Rama.

Përfaqësuesi i OSBE: Dialogu politik duhet të bëhet brenda institucioneve

Postuar në 04 Tetor, 2011 11:05

Gjatë takimit me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, përfaqësuesi special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore Roberto Battelli tha se, "Dialogu politik duhet të bëhet mbi çështje të arsyeshme. Dialogu duhet të jetë i hapur, pa parakushte dhe të zhvillohet brenda institucioneve".
Qëndrimi i Batellit erdhi në kuadër të situatës politike në vend ku në vijim shtoi se reformat vijnë përmes votës.
Përfaqësuesi i OSBE-së theksoi se, "Shqipëria ka një energji shumë pozitive dhe vendi juaj është një vend me perspektivë europiane."

Reforma zgjedhore, Berisha: Të gjitha hapësirat opozitës

Postuar në 04 Tetor, 2011 11:03

Qeveria do të krijojë të gjitha hapësirat e nevojshme opozitës në kuadër të 52 rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe brenda kuadrit kushtetues të Republikës së Shqipërisë, për një reformë zgjedhore tërësisht transparente dhe konsensuale.

Deklarata u bë nga kryeministri Berisha gjatë takimit me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE të kryesuar nga Roberto Bateli, përfaqësuesi i posacëm i asamblesë për Evropën Juglindore.

Financimi i universiteteve private

Postuar në 04 Tetor, 2011 11:01

Kreu i Senatit dhe rektori i universitetit të Tiranes, Dhori Kule i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit detaje teknike, por edhe elementare sic është autorësia e draftit mbi financimin e universiteve, apo edhe vendi nga ku është adoptuar kjo praktikë, që qeveria kërkon ta zbatojë në 2013. 

Rektori Kule theksoi se arsimi eshte nje nga shtyllat baze te politikave te qeverise, me te cilin nuk mund te behet pazar.

Projektligji i plotë i PS, sa ulet TVSH-ja tek ushqimet dhe ilaçet

Postuar në 04 Tetor, 2011 10:58

Partia Socialiste e ka përfunduar dhe ka dorëzuar projektligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) tek disa artikuj të konsumit të përditshëm dhe heqjen tërësore të disa të tjera dhe tek medikamentet.
Mimi Kodheli, deputete e Partisë Socialiste, një ndër nismëtaret dhe udhëheqëset e këtij projektligji, i tha agjencisë NOA se "kjo nismë gjen mbështetjen edhe në programin politik të Partisë Socialiste, si forca politike që gjendet më pranë qytetarëve shqiptarë në këtë periudhë krize që ka përfshirë ekonominë e vendit tonë".

Shkarkohet drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën

Postuar në 04 Tetor, 2011 07:33

Drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën, z Ferdinand Shehu, është shkarkuar nga ky post. Përfaqësuesja e ALUIZNI-t, Shpresa Muha, bëri me dije se shkarkimi erdhi si pasojë e mungesës së integritetit moral.
Vendimi është marrë nga drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Shaban Memia, me motivacionin për mungesë të integritetit personal.

Sipas vendimit të shkarkimit të Shehut bëhet e ditur se ky i fundit ka shkelur performancën e detyrimeve ligjore duke mashtruar dhe manipuluar.

Censusi, AK: Jo transparent, po përdoret lapsi

Postuar në 04 Tetor, 2011 05:42

“Procesi i regjistrimit te popullise dhe banesave nuk po zhvillohet ne menyre transparente”.

Shqetesimi eshte ngritur sot nga aleanca  “Kuq e Zi”, e cila gjate nje deklarate per mediat ka njoftuar se ka prova dhe fakte që censusi po shoqerohet me nje sere abuzimesh qe do te vene ne dyshim te dhenat.

Sipas AK,  ne shume raste anketuesit po perdorin lapsin gjate plotesimit te formularit, gje qe le vend per dyshime lidhur me transparencen, nderkohe qe jane njoftuar raste per nje sere myslimanesh qe jane vetedeklaruar si greke, sa i takon kombesise.

Studimi i ISHP: Ndotja në Tiranë në nivele alarmante

Postuar në 04 Tetor, 2011 05:20

Ndotja e ajrit në Tiranë konsiderohet një kërcënim për jetën e banorëve nga specialistët e Shëndetit Publik. Shkaktari kryesor i këtij niveli ndotjeje veç çlirimit të gazrave nga automjetet janë edhe punimet që po bëhen në qendër në sheshin "Skënderbej".

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara