Arkiv-Lajme të përditësuara
Të vërtetat e aktit normativ për varrezat e makinave dhe kush përfiton
Një vendim emergjent i qeverisë, që synon të bëjë riciklimin e makinave më ambient-dashës, ka rezultuar në mbylljen e 220 varrezave të makinave në Shqipëri.
Akti u kalua në parlament më 30 shtator nga mazhoranca qeverisëse e kryeministrit Sali Berisha. Kjo do thotë se bizneset e pjesëve të makinave të përdorura, duhet të zhvendosen së paku 1 kilometër larg rrugëve.
Integrimi, Fisher: Mungesa e kulturës politike po ndëshkon Shqipërinë
Historiani i njohur dhe studiuesi i çështjeve shqiptare, Bernd Fisher, mendon se raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë nuk do të jetë pozitiv. Fisher thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se populli po vuan nga një bllokim thuajse i plotë qe ka shkaktuar politika, dhe se shumica e problemeve vjen prej mungesës së kulturës politike.
Ilaçet, INSTAT “dorëzon” Berishën
Kryeministi Sali Berisha pretendon se vendosja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek ilacet ka ulur dukshëm cmimet e tyre në treg.
INSTAT ka nxjerrë si të pavërtetë pretendimin e kryeministrit. Sipas të dhënave të fundit zyrtare vetëm për muajin shtator cmimi i ilaceve në treg u rrit me 1.8 për qind krahasuar me gushtin e këtij viti.
Homazhe në nder të ish-presidentit Ramiz Alia
Bëjnë homazhe, Gramoz Ruçi, Sërvet Pëllumbi, Namik Dokle, Ilir Meta, Fatos Nano, Pëllumb Xhufi.
Pak pas orës 10:00 kanë nisur homazhet për ish-presidentin e ndjerë, Ramiz Alia. Homazhet po mbahen në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë. Alia ndëroi jetë 2 ditë më parë pas një sëmundje të gjatë, në moshën 86- vjeçare. Homazhet jane parashikuar te mbahen ne 60 minuta kohe.
Borxhet kërcenojnë ekonominë
Ish-Ministri socialist i Financave, Anastas Angjeli, thotë se paralajmërimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për borxhin janë një këmbanë alarmi për Shqipërinë, e cila përveç rritjes së detyrimeve të qeverisë duhet të përballet tashmë edhe me shlyerjen e borxheve të marra gjatë tranzicionit.
Gjeniu i Apple, Steve Jobs la pas ide për katër vjet
Dy ditë nga vdekja e gjeniut dhe krijuesit të Apple dhe kompanisë mëmë të Mac, Steve Jobs, që nxorri në dritë iPod-in dhe iPad-in analistët kanë nisur të adresojnë pyetjet se çfarë do të ndodhë tashmë me botën teknologjike që ai la.
"Po tani?!".
Çelësi i tërë kësaj pyetjeje është pikërisht këtu. Steve Jobs vdiq, thonë analistët.
Bota e kujton krijuesin e Apple prej 48 orësh, por dikush po sheh përpara.
Letër e Edi Ramës: I dashur Ambasador Withers
Fort i nderuari Ambasador Withers,
Ju shkruaj në emër të shumë njerëzve që e lexuan me vëmendje e respekt të thellë letrën Tuaj publike dhe dëshiroj t’Ju them, që në krye të herës, se të gjithë ata që unë njoh ruajnë prej Jush mbresat e shkëlqyera të një miqësie të posaçme, të cilën Ju e ndërtuat me shqiptarët në vitet e shërbimit Tuaj këtu si një shprehje të prekshme të miqësisë së madhe mes Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara.
Censusi: AK: Nëse 5% refuzojnë një pyetje ajo bëhet nul
Aleanca Kuz E Zi deklaron se një javë nga fillimi regjistrimit të popullsisë në vend po monitoron gjithë procesin.
Aleanca Kuq e Zi rithekson edhe një herë apelin se proces regjistrimi ka për qëllim të mbledhë të dhëna mbi të cilat shteti shqiptar të hartojë politika, ndërsa dy pyetjet e fundit, përkatësisht pyetjet 39 dhe 40 për etninë dhe fenë, sipas Aleancës janë në interes të Athinës dhe jo të shipëtarëve.
Prokurori i Eulex-it implikon Thaçin në tregtinë e armëve
Kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaci akuzohet për tregti armësh nga një prokuror i Eulex.
“Interesimin për blerje armësh ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk po e fsheh as nga pozita e kryeministrit. Me autoritetin që ka ai, ka bërë që gjatë blerjes së armëve të mos respektohet fare Ligji për prokurim publik i Kosovës”,-raporton Koha Ditore.
Sipas prokurorit të Eulex i cili po heton mbi blerjen e armëve të kundraligjshme për policinë e Kosovës, në hetimet e tij përmendet ndërhyrja e kryeministrit Thaci.
Elez Biberaj dhe “Shqipëria në Tranzicion”
Gazetari i njohur Elez Biberaj ka sjellë opinionin e tij mbi dy dekadat pas rënies së regjimit komunist, përmes librit “Shqipëria në Tranzicion”. Në libër ai rrëfen edhe eksperiencën e tij, që në vitet e para të demokracisë spikati me përkthimin e fjalimit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker.
Në një intervistë për Top Channel, Biberaj rrëfen emocionet dhe kujtimet e asaj kohe. “Unë në atë kohë isha mjaft idealist. Mendoja se me përmbysjen e komunizmit, ndryshimet do të ndodhnin shumë shpejt dhe do ishin pozitive”, tregon ai.