Arkiv-Lajme të përditësuara
OSBE: Asnjë prej partive nuk po lëviz nga "llogoret"
Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, gjatë një interviste për Top Channel shprehet i shqetësuar për qëndrimin e partive politike, të cilat janë ende larg një dialogu.
"Partitë duket se nuk po lëvizin nga llogoret e tyre, deklaroi Ëollfarth, dhe se janë të përgatitura të rrinë në këto llogore".
Z. Ambasador, ju keni qenë shumë aktiv në sugjerimin e disa propozimeve për reformën e ardhshme të Kodit Zgjedhor. A mund të na thoni diçka më tepër se çfarë propozoni më saktësisht dhe çfarë duhet bërë?
Djali i Remzi Hoxhës: Kumbaro të mbrohet fizikisht që e vërteta të dalë në shesh
Ardian Hoxha djali i Remzi Hoxha biznesmeni shqiptaro maqedonas, i rrëmbyer dhe më pas i ekzekutuar në vitin 1995, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Drejtësisë Shqiptare për të ekstraduar Ilir Kumbaron, ish SHIK-asin që rrëmbeu, torturoi dhe më pas zhduku babain e tij 16 vite më parë.
Duke shprehur kënaqësinë e familjes Hoxha që procesi i familjarit të tyre po shkon para, djali i biznesmenit të vrarë ka kërkuar që cështja të mos zvarritet.
METE u heq licencat 45 shoqërive minerare
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u ka hequr sot lejen minerare 45 shoqërive.
Nga ana e ministrisë thuhet se revokimi i lejeve minerare për kompanitë që operojnë në sektorin minerar në vendin tonë vjen pasi nuk kanë realizuar detyrimet e tyre ligjore.
Vendimi i kreut të METE, Nasip Naço, erdhi pas një vendimi të marrë një muaj më parë, për nisjen e procedurave për revokimin e lejeve minerare për shoqëritë në fjalë.
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
TCH: Publiku në Shqipëri nuk po sheh që drejtësia të vihet në vend. Kjo e vërtetë qëndron dhe për ngjarjet tragjike të 21 janarit, ku 4 qytetarë të pafajshëm u vranë. Mendoj se të gjithë ne duam të shohim vendosjen e drejtësisë për incidentin e tmerrshëm të 21 janarit. Po ju si e shihni, cfarë komenti mund të bëni mbi këtë?
Dritëro Agolli: PS të zhbllokojë ngërçin politik
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ka lëshuar sot një mesazh për politikën shqiptare. Në festën e organizuar nga Partia Socialiste me rastin e 80-vjetorit të lindjes, shkrimtari Agolli i kërkoi opozitës të zhbllokojë ngërçin politik, duke theksuar se situata politike është e acaruar.
Ndërsa i pyetur rreth këtij mesazhi kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka theksuar se këshillat e Dritëro Agollit janë një gur i çmuar për veprimtarinë dhe aksion politik të Partisë Socialiste.
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu komentoi për Top Channel raportin e Komisionit Europian. I ndodhur në Bruksel, zoti Arvizu deklaroi në një intervistë për Arta Tozajn se ky raport solli një rezultat zhgënjyes për Shqipërinë dhe bëri përgjegjëse të dy palët, duke argumentuar se retorika ka sjellë ndarje në vend.
Topi: Shpërthimet e Berishës nuk janë të denja, provuan përfundimet e BE-së
Presidenti Bamir Topi e ka cilësuar si të padenjë shpërthimin e Berishës dje në parlament, duke fyer dhe duke kërcënuar deputetin e PS-së, Sajmir Tahiri. Sipas presidentit, shpërthimi i Berishës provoi përfundimet e Komisionit Europian për politikën shqiptare.
“Reagimet e djeshme provuan përfundimet e Komisionit Europian. Sharjet e fyerjet nuk janë të denja për parlamentin. Shoqëria shqiptare po penalizohet nga politika”, është shprehur presidenti Topi nga qyteti i Fierit.
Topi kthen në Kuvend Ligjin për Mbetjet: Duhet rishqyrtim
Presidenti i vendit Bamir Topi ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve".
Në argumentin e tij Presidenti Topi e konsideron ligjin si një përpjekje të rëndësishme dhe të domosdoshme për zgjidhjen e një problemi me pasoja për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Një ligj i tillë, thotë Kreu i Shtetit dhe zbatimi me korrektësi i rregullimeve dhe detyrimeve që ai vendos, do të garantonin qëllimin për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.
Durrës, makina bie në kanal, shuhet familja 4 anëtarëshe
Një familje e tërë është aksidentuar për vdekje gjatë natës në një fshat të Durrësit.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Gjopalaj gjate mesnatës ndersa shkak mund të ketë qënë furtuna. Pasagjere ne automjet ishin Baki Keçi 43-vec e Mimoza Keçi 39- vjec si dhe femijet, Arber Keçi 14 vjec dhe Renato Keçi 10 vjec, banore te fshatit Gjopalaj. Sot janë gjetur të vdekur 3 prej familjareve ndersa trupi i nje prej femijeve që ndodhej në automjet eshte zhdukur në ujrat e kanalit. Policia aktualisht po kërkon trupin e nje prej femijeve.
Kosova druan se BE-ja do autonomi për veriun
Prishtina zyrtare nuk e ka deshifruar ftesën e Komisionit Evropian të inkorporuar në Raportin e Progresit që të dalë me një “agjendë gjithëpërfshirëse për veriun”. Megjithëkëtë, ka arritur t’ia japë dy interpretime. Nga njëri druan, dhe thotë se, po u nënkuptua ashtu, e ka të gatshme përgjigjen negative.
Një zyrtar i lartë qeveritar që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se nga formulimi mund të nxirren edhe dilema se me këtë është kërkuar një autonomi për pjesën e veriut, përtej asaj çfarë parashihet në Pakon e presidentit Martti Ahtisaari.