METE u heq licencat 45 shoqërive minerare

Postuar në 14 Tetor, 2011 14:02

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u ka hequr sot lejen minerare 45 shoqërive.
Nga ana e ministrisë thuhet se revokimi i lejeve minerare për kompanitë që operojnë në sektorin minerar në vendin tonë vjen pasi nuk kanë realizuar detyrimet e tyre ligjore.
Vendimi i kreut të METE, Nasip Naço, erdhi pas një vendimi të marrë një muaj më parë, për nisjen e procedurave për revokimin e lejeve minerare për shoqëritë në fjalë.
Mësohet se nga kontrollet e bëra mbi subjektet nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është verifikuar se këto subjekte minerare nuk kanë realizuar detyrimet sipas ligjit, nuk kanë punuar, si dhe nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse.
Në njoftimet përkatëse që iu janë dërguar shoqërive minerare, këto të fundit janë vënë në dijeni për mosplotësimin e detyrimeve ligjore, si mos realizimin e detyrimeve sipas neneve 56,57 dhe 59 të Ligjit Minerar Shqiptar nr.7796, datë 17.02.1994, i shtuar dhe i amenduar, apo mos realizimin e detyrimeve sipas nenit 25 të ligjit nr.10304, datë 15.07.2010 "Për Sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë".
Për këtë arsye, sipas propozimeve të AKBN-së, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, sot revokoj lejet minerare për këto shoqëri.
Ndërkaq Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shprehet prerë se do të vijojë të zbatojë me përpikmëri legjislacionin përkatës për sektorin minerar në vend duke penalizuar çdo kompani që nuk realizon detyrimet ligjore.

Shoqëritë minerare që u është revokuar leja:

1. IN - EL - 2001
2. A & S - ALBANIA
3. PALMA
4. LUVAL
5. MOLVA
6. LACE KOLI
7. L.FELEQI
8. L.FELEQI
9. Vjosa . V & S
10. INERTO & CO
11. KEPI I DRAGOJVE
12. LESI
13. BOKA - AXH
14. HAMIT DYLI
15. Rr. Ura Asfaltim Elbasan
16. ALBAXENI
17. GRESI
18. TABAKU
19. I.B.E
20. XBP
21. FABRIKA E TULLAVE PREZE
22. B.E.F
23. STAVRO - INERT
24. SHENGJERGJI
25. RENXA
26. ARJAN
27. KRASTA - C
28. KATANA
29. LAMA
30. PALUSHI
31. KALTERSIA
32. BLEDI - S
33. Echo
34. BABA 2007
35. Cementos Aguila
36. BESA ALBANIA
37. Rr Ura Asfaltim Nr.2, Elbasan
38. KIRCHBERGER
39. ALBANIAN REOSURCES
40. Meçja
41. XHEKER
42. Mineral - Invest
43. Edil Construksion 2000
44. Fusha
45. A – 91

Marrë nga noa.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.