Topi: Shpërthimet e Berishës nuk janë të denja, provuan përfundimet e BE-së

Postuar në 14 Tetor, 2011 05:58

Presidenti Bamir Topi e ka cilësuar si të padenjë shpërthimin e Berishës dje në parlament, duke fyer dhe duke kërcënuar deputetin e PS-së, Sajmir Tahiri. Sipas presidentit, shpërthimi i Berishës provoi përfundimet e Komisionit Europian për politikën shqiptare.

“Reagimet e djeshme provuan përfundimet e Komisionit Europian. Sharjet e fyerjet nuk janë të denja për parlamentin. Shoqëria shqiptare po penalizohet nga politika”, është shprehur presidenti Topi nga qyteti i Fierit.

Ndërkohë, pak para deklaratës së presidentit Topi, kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli është shprehur se Topi ka qenë në krah të Ramës për bllokimin e statusit kandidat për në BE.

“Sa i takon bllokazhit, unë i kam parë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe, z. Topi dhe z. Rama”, ka thënë Topalli, sipas së cilës, dështimi për marrjen e statusit është përgjegjësi vetëm e opozitës, pasi sipas Topallit, qeveria i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Por, ndryshe nga Topalli, komisioneri Stefan Fyle shprehej dje se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë prej 12 kritereve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.