Arkiv-Lajme të përditësuara

Reformat dhe statusi, nesër tryeza e opozitës

Postuar në 17 Tetor, 2011 15:47

Partitë e majta pjesë e grupimit "Opozita e Bashkuar" pritet të mblidhen nesër, për të diskutuar mbi çëshjet kryesore si reforma zgjedhore apo situata politike aktuale në vend. 
Një javë më parë përfaqësuesi i së majtës, Preç Zogaj, pas takimit informal të kryetarëve të partive opozitare lajmëroi tryezën zyrtare të opozitës në 18 tetor.
Mësohet se 3 do të jenë temat për të cilat pritet të diskutohen: Raporti i Progresit i publikuar nga Bashkimi Europian 5 ditë më parë, si edhe përgjegjësitë mbi mesazhet e këtij raporti. 

Gjuha amtare, përballja Topi – Topalli dhe Bashkimi Europian

Postuar në 17 Tetor, 2011 15:40

Presidenti i vendit Bamir Topi që nga Ura Vajgurore ka kërkuar nga institucionet e vendit që të nisin punën për të përmbushur me seriozitet 12 rekomandimet e Bashkimit Europian në mënyrë që të ecet përpara për integrimin.
Ndërsa duke devijuar dhe shmangur përgjigjen ndaj gazetarëve lidhur me debatet e fundit mes tij dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, Kreu i Shtetit ka cilësuar si prioritare çështjen e integrimit.

Korçë, vritet më thikë 24-vjeçari

Postuar në 17 Tetor, 2011 15:36

 

Një 24-vjeçar është qëlluar me thikë për vdekje pas një zënke në qytetin e Korçës.

Sipas burimeve nga policia mësohet se vitkima është Dorian Kocaqi. Nga informacionet e para mësohet se vrasja e 24 vjeçarit ndodhi pas një konflikti në një lokal lojërash fati, ndërsa nga zënka edhe dy persona të tjerë janë plagosur .
 

Elton Beluli 22 vjeç është një nga të plagosurit ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Marrë nga ora-news.com

Reforma dhe refuzimi i statusit, nesër tryeza e opozitës

Postuar në 17 Tetor, 2011 15:33

Partitë e majta pjesë e grupimit "Opozita e Bashkuar" pritet të mblidhen nesër, për të diskutuar mbi çëshjet kryesore si reforma zgjedhore apo situata aktuale në vend. 
Një javë më parë përfaqësuesi i së majtës, Preç Zogaj, pas takimit informal të kryetarëve të partive opozitare lajmëroi tryezën zyrtare të opozitës në mesditën e 18 tetorit.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se 3 do të jenë temat për të cilat pritet të dilet me një qëndrim të përbashkët: Raporti i Progresit i publikuar nga Bashkimi Europian 5 ditë më parë, si edhe përgjegjësitë mbi mesazhet e këtij raporti. 

Byroja Kuvendore i thotë "jo" PS-së: Nuk përjashtojmë Berishën

Postuar në 17 Tetor, 2011 15:29

Byroja e Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për të përjashtuar kryeministrin Sali Berisha nga Kuvendi për 15 ditë.
Sipas njoftimit zyrtar në faqen online të Kuvendit, Byroja u mblodh për t'u njohur e diskutuar me projekt-buxhetin e Parlamentit për vitin e ardhshëm. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kërkoi që, Sekretariati për buxhetin të shqyrtojë gjithashtu buxhetin para miratimit të tij në Qeveri.
Sa i përket kërkesës së 9 deputetëve të PS, Byroja e hodhi poshtë si të pabazuar. 

Rëndohet situata në Krujë, 3 të plagosur

Postuar në 17 Tetor, 2011 09:19

Zjarri i rënë mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Krujës në një fabrikë dyshekësh ka marrë përmasa të mëdha duke shënuar edhe të lënduar.
Si rrjedhojë e tij 3 persona kanë ngelur të plagosur, dy prej të cilëve kanë pësuar djegje të rënda dhe janë nisur me urgjencë në drejtim të repartit të djegieve në QSUT.
Ndonëse prej orësh forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e flakëve të zjarrit përmasat e tij janë zgjeruar së tepërmi, ndërsa dyshohet se në brendësi të fabrikës ndodhet një bombol me 5 mijë litra gaz dhe druhet nga një shpërthim i mundshëm i saj.

Hollande, sfidanti i Sarkozisë

Postuar në 17 Tetor, 2011 09:15

Francois Hollande eshte njeriu qe do te perballet me Nikolas Sarkozi, si kandidat i Partise Socialiste franceze ne zgjedhjet presidenciale te 2012-es.
Rivalja e tij, Martine Aubry i njohu fitoren ne balotazhin e se dieles qe perpara se te jepej rezultati perfundimtar i votimit. Ne fjalimin e mbajtur me pas, Hollande tha se do te mbeshtese te gjithe ata qe nuk i durojne dot me politikat e Sarkozise.

PS-Byrosë së Kuvendit: Berisha të përjashtohet 15 ditë

Postuar në 17 Tetor, 2011 09:15

 

Durrës, bllokohet anija me armë, do nisej drejt Irakut

Postuar në 17 Tetor, 2011 09:13

Një anije me armë me destinacion Irakun është bllokuar sot pasdite në portin e Durrësit.
Lajmi konfirmohet nga kapitaneria e portit të Durrësit e cila sqaron se anija me pronar shqiptar dhe flamur moldaz ishte furnizuar me armë në Kroaci e Mal të Zi.
Sipas të dhënave të para anija ishte ndaluar në port të premten për riparimin e një defekti.
Kapiteneria saktëson se ngarkesa me armë e anijes është ligjore, konfirmon se bllokimi i anijes ndodhi pasi agjencia e lundrimit kërkoi të bëhen verifikime të mëtejshme.

Robbins: Partitë të çlirohen nga retorikat agresive, të ecin drejt integrimit

Postuar në 17 Tetor, 2011 09:12

I ngarkuari amerikan me punë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Gary Robbins komenton zhvillimet në Shqipëri, në përgjigje të fjalimit të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Edmond Haxhinasto në sesionin e 14 tetorit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara