Arkiv-Lajme të përditësuara
Pa ndryshime: KFOR-i pret, serbët nuk largohen
Trupat e KFOR-it janë ende duke qëndruar jo larg barrikadës në fshatin Rudare, rrugë kjo që të çon në vendkalimin e pikës kufitare në Jarinje. Ushtarët e NATO-s u nisën mbrëmë pas mesnate për një aksion të ri për heqjen e barrikadave, por hasën në rezistencën e rreth 500 serbëve, të cilët u mblodhën shpejt te barrikada dhe nuk largoheshin nga aty. KFOR-i, duke e parë këtë situatë, pas disa orës pritjeje ka bërë tërheqje nga vendi ku gjendet barrikada.
Idrizi: Ikonomus, përfaqësuesi i një shteti pa letër
KORCË- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe shoqata “Çamëria” zhvilluan një tubim masiv në qytetin e Korçës me pjesëmarrjen e më shumë se 800 korçarëve, duke mbyllur kështu turin “Ji krenar që je shqiptar”.
Në Kosovë (s')ka gazetari hulumtuese
Në Kosovë mungon ende liria e shprehjes. Më të rrezikuarit janë gazetarët që zhvillojnë tema hulumtuese. Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka evidentuar dhjetëra raste, në të cilat gazetarët janë penguar në punën e tyre, janë kërcënuar, e madje edhe rrahur.
Mungesën e lirisë së shprehjes në Kosovë e ka theksuar edhe Raporti i fundit i Progresit, i publikuar nga Komisioni Evropian.
Publicisti Halil Matoshi tha se përpjekjet e gazetarëve për tema hulumtuese mbesin në gjysmë të rrugës për shumë shkaqe.
Tiranë, grabitet argjendaria, vritet pronari
Një argjendari është tentuar të grabitet pasditen e sotme mes rrugës “Siri Kodra” e “Ferid Xhajko”. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja është shënuar rreth orës 17:35 minuta.
Gazetari i NEWS24, Spartak Koka, nga vendngjarja, raporton se ka pasur të shtëna armësh brenda në argjendari, si dhe për një person të vrarë.
Ekspertë të kriminalistikës ndodhen brenda në argjendari dhe po kryejnë veprimet hetimore, si dhe po punohet për të identifikuar dëshmitarët e ngjarjes.
Meta-Lavitola, Frattini në parlament
Zgjerohen përmasat e skandalit mbi takimin e Valter Lavitola-s me shefat e diplomacisë shqiptare dhe asaj italiane Ilir Meta dhe Franco Frattini, në selinë e Ministrisë së Jashtme në Romë, në kuadrin e një vizitë zyrtare me 21 tetor të vitit 2009.
Kërcënohet Taulant Balla
Menjëherë pas interpelancës së të enjtes në parlament me ministrin Genc Pollo, nismëtari i interpelancës, deputeti i opozitës Taulant Balla ka marrë një kërcënim përmes telefonit.
Nje person e ka telefonuar deputetin Balla duke i deklaruar se atij do t'ia mbyllin gojen dhe presin gjuhen.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme kanë pohuar se deputeti Balla mesditen e së premtes ka dorëzuar një kallëzim prane ketij organi i regjistruar si kanosje per shkak te detyres.
Shërbimet informative s’kanë “vdekur”
Partitë politike në Kosovë nuk i kanë shuar shërbimet e tyre informative, por përkundrazi, këto shërbime vazhdojnë të jenë aktive edhe në ditët e sotme dhe, si të tilla, ato funksionojnë si një trup i përbashkët me subjektet politike. Së paku kështu vlerëson Raporti i progresit, i publikuar ditë më parë nga Komisioni Evropian.
“Për më tepër, partitë kryesore politike në Kosovë vazhdojnë të operojnë me rrjetet e tyre të sigurisë”, thuhet shkurt në faqen e dhjetë të këtij dokumenti të BE-së.
Gaddafi u vra nga një “plumb qorr”
Ish-diktatori i Libisë, koloneli Muammar Gaddafi, u vra në një shkëmbim zjarri pasi u zu rob në qytetin e fundit që kontrollonte, Sirte.
Kryeministri në detyrë i vendit, Mahmoud Jibril, deklaroi se koloneli u godit në kokë ndërsa trupat e tij dhe ato qeveritare qëllonin njëra tjetrën, pak pasi ishte dorëzuar.
Serbët me automobila e shatorë afër barrikadave
Zubin Potok, 21 tetor – Policia e Kosovës bën të ditur se nata në veriun e Kosovës ka kaluar përgjithësisht e qetë, pas operacionit të djeshëm të KFOR-it për largimin e barrikadave rrugore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se trupat e KFOR-it kanë larguar përfundimisht barrikadën mbi urën e fshatit Zupç.
Tiranë, hipotekat e apartamenteve, si do të merren
Qeveria ndërhyn sërish në draftin për hipotekimin e apartamenteve të reja. Procedurat nisin që në fillim të ndërtimit duke i dhënë kompanisë ndërtuese një certifikatë pronësie të përkohshme, e cila më pas do të përdoret për dhënien e hipotekës për secilin blerës apartamenti. Ligji përcakton procedurat dhe konkretisht në momentin kur do të ndërtojë një pallat, kompania ndërtuese i drejtohet Zyrës së Hipotekës duke kërkuar regjistrimin e lejes së ndërtimit. Edhe kontratat e blerjes të lidhura midis kompanisë ndërtuese dhe qytetarëve regjistrohen automatikisht në hipotekë.