Tiranë, grabitet argjendaria, vritet pronari

Postuar në 21 Tetor, 2011 11:27

Një argjendari është tentuar të grabitet pasditen e sotme mes rrugës “Siri Kodra” e “Ferid Xhajko”. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja është shënuar rreth orës 17:35 minuta.
Gazetari i NEWS24, Spartak Koka, nga vendngjarja, raporton se ka pasur të shtëna armësh brenda në argjendari, si dhe për një person të vrarë.
Ekspertë të kriminalistikës ndodhen brenda në argjendari dhe po kryejnë veprimet hetimore, si dhe po punohet për të identifikuar dëshmitarët e ngjarjes. 
Policia konfirmon se viktima është pronari i argjendarisë. Në orën 18. 16 minuta makina e morgut mori trupin e pajetë për ta transportuar në morg ku do i bëhet dhe ekspertiza mjeko ligjore. Për momentin nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimës.

Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.