Gaddafi u vra nga një “plumb qorr”

Ish-diktatori i Libisë, koloneli Muammar Gaddafi, u vra në një shkëmbim zjarri pasi u zu rob në qytetin e fundit që kontrollonte, Sirte.
Kryeministri në detyrë i vendit, Mahmoud Jibril, deklaroi se koloneli u godit në kokë ndërsa trupat e tij dhe ato qeveritare qëllonin njëra tjetrën, pak pasi ishte dorëzuar.
Ai konfirmoi se koloneli ishte kapur i gjallë, por ndërroi jetë përpara se të mbërrinte në spital. Jibril shtoi se një mjek ligjor që i bëri ekspertizën nuk mundi të përcaktonte nëse goditja fatale kishte ardhur nga trupat besnike të ish-diktatorit apo prej trupave revolucionare. Pas 42 vitesh, regjimi i frikës që instaloi në vend Gaddafi ka përfunduar. i bëj thirrje popullit libian që të lërë divergjencat mënjanë dhe të fillojë të punojë për një të ardhme të përbashkët të begatë
Ndërkohë, NATO pritet që gjatë një takimi që do të ketë më vonë gjatë ditës, të deklarojë fundin e fushatës së bombardimeve mbi Libi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen deklaroi se “vdekja e kolonelit e ka sjellë shumë më afër fundin e operacioneve tona. Pas 42 vitesh, regjimi i frikës që instaloi në vend Gaddafi ka përfunduar. I bëj thirrje popullit libian që të lërë divergjencat mënjanë dhe të fillojë të punojë për një të ardhme të përbashkët më të ndritur”.
Festimet vazhduan gjatë të gjithë mbrëmjes së të enjtes dhe mëngjesit të së premtes, në të gjitha kryesore të vendit. Në kryeqytetin Tripoli, të shtënat në ajër dhe buritë e makinave vazhdojnë ende. Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha, në një deklaratë të dhënë gjatë të enjtes përshëndetën ngjarjen.
Autoritetet libiane janë duke planifikuar të mbajnë një funeral të fshehtë gjatë orëve të ardhshme, për ish-diktatorin Muammar Gaddafi, të vrarë të enjten gjatë një “shkëmbimi zjarri”.
Burime zyrtare nga Tripoli thonë se nuk kanë vendosur ende se ku do ta varrosin. Për momentin, trupi i pajetë i njeriut që udhëhoqi Libinë për më shumë se katër dekada duket se ndodhet në qytetin e Misuratës, vend ku u dërgua pas rënies së Sirtes.
Pavarësisht se flitet që diktatori është ekzekutuar me një plumb në kokë, autoritetet e refuzojnë këtë teori dhe flasin vetëm për një vdekjes aksidentale, pasi koloneli ishte dorëzuar.
Top-channel
Add new comment