Idrizi: Ikonomus, përfaqësuesi i një shteti pa letër

Postuar në 21 Tetor, 2011 14:01

KORCË- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe shoqata “Çamëria” zhvilluan një tubim masiv në qytetin e Korçës me pjesëmarrjen e më shumë se 800 korçarëve, duke mbyllur kështu turin “Ji krenar që je shqiptar”.

Pas tubimit, në një marshim pa fjalime, pjesëmarrësit në aktivitet zhvilluan një protestë përpara konsullatës greke. Me parullat “jam krenar që jam shqiptar”, “shqiptari mysliman qoftë, ortodhosoks qoftë, katholik qoftë, është gjithmonë shqiptar”, “o sa mirë me qenë shqiptar”, etj, duke kënduar këngë patriotike dhe hymnin kombëtar, mbështetësit e PDIU-së në Korçë, kërkuan që të mos përsëriteshin më veprimet antishqiptare nga kjo konsullatë dhe konsulli të mos tentojë të rikthehet.

Më herët, gjatë tubimit të zhvilluar në teatrin “Andon Zako Çajupi”, kryetari i PDIU-së kishte deklaruar se ikja e paparalajmëruar e konsullit nuk kishte hequr mentalitetin grek që kishte sjellë këtë konsull në Shqipëri.

“Duke ardhur për në Korçë, mësova se konsulli ishte larguar, këtë herë përfundimisht. Duke qenë se ka deklaruar largimin edhe herë të tjera, pas presionit të shoqërisë shqiptare dhe tuajën si korçarë patriotë, dua të sigurojë se ai nuk do të kthehet sërish dhe se ne do të bëhemi garantë për këtë. Por, mentaliteti që ka sjellë konsullin grek këtu, mentaliteti i megaloidhesë ende nuk ka ikur. Amendamentet tona e kanë frenuar atë, ia kanë hequr mundësinë që të abuzohej me censusin. Tashmë asnjë që është shqiptar nuk mund të deklarohet ndryshe” – theksoi Idrizi.

Duke iu referuar censusit, kreu i PDIU theksoi se procesi i regjistrimit në qytetin e Korcës është dhunuar, ndërkohë deklaroi se emigrantët u përjashtuan nga ky proces.

“U kërkuan formularë për t’i çuar në konsullatë, ndërkohë censusi u shndërrua në luftë për identitetin. Në census nuk marrin pjesë emigrantët”,- u shpreh kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.
(e.m/BalkanWeb)
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.