Kërcënohet Taulant Balla

Menjëherë pas interpelancës së të enjtes në parlament me ministrin Genc Pollo, nismëtari i interpelancës, deputeti i opozitës Taulant Balla ka marrë një kërcënim përmes telefonit.
Nje person e ka telefonuar deputetin Balla duke i deklaruar se atij do t'ia mbyllin gojen dhe presin gjuhen.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme kanë pohuar se deputeti Balla mesditen e së premtes ka dorëzuar një kallëzim prane ketij organi i regjistruar si kanosje per shkak te detyres.
Deputeti Balla u dorezoi prokuroreve edhe nje kopje te fjalimit ne tekstin e te cilit ai ngriti disa ceshtje qe kishin te benim me koncesionin e shtrirjes kombetare se fibrave optike.
Ai akuzoi Ministrin Pollo se ka ndjekur disa kritere pasi ka marre rryshfet nga kompania qe sipas tij, Zotit Pollo ka paracaktuar se do te fitoje tenderin ne kete sektor strategjik dhe fitimprures, jo vetem se sipas Taulant Balles, ne kritere thuhet, se qeveria do t’i bleje paraprakisht firmes fituese 50 perqind te tregut per ta perdorur internetin me baze te gjere per institucionet shteterore.
Debati Balla-Pollo ne parlament
Pollo: Për të arritur këtë cilësi dhe për të arritur sidomos cmime të lira kemi vendosur, që të hapim një garë koncesionare, e cila mbahet në mes të muajit të ardhshëm, pikërisht për të ftuar ato kompani ndërkombëtare, përfshi edhe shqiptare. Këtu nuk ka përkufizime nacionale, por ka kerkesa financiare të qarta. Duhet të kesh pervojë, të kesh bërë në botë aktivitete të tilla dhe të kesh një shëndet financiar të prodhuar me certifikata bankare për të mos lejuar kompanitë fantazmë. Termat janë mëse të qarta, të konsultuara. Ajo që ne duam është një kompani botërore me përvoja të ngjashme, me shëndet financiar që të mos e lërë punën përgjysmë.
Balla: Këtu filloi lufta mes ministrave Olldashi dhe Pollo. Fillimisht gjeti kompaninë e interesuar për të cilën u ra dakort, për shifrën dhe më pas u përcaktuan kriteret. Ndërkohë një ministër tjetër e kishte dhënë lejen për shtrirjen e fibrave. Secili prej nesh lëviz nëpër Shqipëri dhe i sheh anët e rrugëve që janë të cara dhe në to janë vendosur fibrat optikë. Zoti Pollo po jep një licensë, e cila kushton 12.5 milionë euro, nëse merret përmes tenderimit. Zoti Pollo është duke ia dhënë falas, pra t'i falesh një kompanie që do të bëjë një investim edhe 12.5 milionë euro vlerë tregon që ti ke dhe përqindjen tënde. Kjo qeveri që të paktën merr 10 përqind, zoti Pollo justifikon 1.2 milion euroshin e marrë për këtë tender. Ministri përballë deputetëve ka dhënë falas 12.5 milionë euro vlerë, një kompanie të preferuar prej tij.
Pollo: Gjithësesi do të preferoja mënyrën e përgjigjes së Sokratit, filozofit të lashtë të Greqisë, që kur i kafshoi këmbën qeni u tha miqve të vet se nuk mund të përgjigjej me në të njëjtën monedhe.
Balla: Dua të konstatoj sepse ky sektor strategjik që po jepet përmes lidhjeve personale dhe përfitimeve personale të këtij ministri rrezikon të rrëshqasë të thyeshme përsa i përket nivelit të sigurisë kombëtare. Sepse një ditë të bukur ne deputetët, ministritë, institucionet e tjera shtetërore do të duhet t'i kalojnë të dhënat përmes një rrjeti që administrohet jo nga një kompani shqiptare, jo një nga institucionet publik shqiptar, por do ta regjistrojë nga një kompani aksionet e së cilës paketën drejtuese të së cilës e ka blerë një vend jo anëtar i NATO-s dhe aspak miqësor me Shqipërinë. Kjo është e vërteta e madhe që lidhet me këtë sektor.
Top-channel
Add new comment