Serbët me automobila e shatorë afër barrikadave

Postuar në 21 Tetor, 2011 02:55

Zubin Potok, 21 tetor – Policia e Kosovës bën të ditur se nata në veriun e Kosovës ka kaluar përgjithësisht e qetë, pas operacionit të djeshëm të KFOR-it për largimin e barrikadave rrugore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se trupat e KFOR-it kanë larguar përfundimisht barrikadën mbi urën e fshatit Zupç.
“...edhe pse të njëjtën e kishte vënë nën kontroll gjatë ditës, për shkaqe teknike dhe fortësisë së materialit që ishte vendosur aty, është dashur të porositen pajisje të veçanta për ta larguar si barrikadë fizike”, bëri të ditur Hoti për Radion Evropa e Lirë.
Ai po ashtu tha se serbët kanë vazhduar të qëndrojnë në disa barrikada gjatë gjithë natës, ndonëse në një numër më të vogël.
Hoti njëherësh shprehu gatishmërinë e Policisë së Kosovës për t’u bërë pjesë e çdo kërkese apo operacioni, që mund t’i kërkohet
Serbët nëpër në fshatrat Jegenicë dhe Zupç në komunën e Zubin Potokut kanë kaluar natën nëpër automobila, shatorë dhe përreth t zjarreve ndezur nëpër disa lokacione.
Gjatë nuk ka pasur lëvizje të KFOR-it, njoftojnë medie serbe
Serbëve të kësaj pjese, njofton Tanjug, u kanë shkuar në përkrahje serbë nga Mirovica.
Në Jegnicë katër kamionë të ngarkuar ndajnë ushtarët e KFOR-it dhe serbët që qëndrojnë aty pranë..
Ushtarët e KFOR-it janë ende 150 metra larg barrikadës në Zupçit që serbët e kanë ngritur e që KFORI nuk hoqi dje. 
Në Bërnjak ushtarët francezë të KFOR – e kanë marrë vendkalimin dhe kanë zgjeruar zonën e kontrollit.

Koha Ditore

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.