PS-Byrosë së Kuvendit: Berisha të përjashtohet 15 ditë

Postuar në 17 Tetor, 2011 09:15

 

Partia Socialiste i ka bërë kërkesë Byrosë së Kuvendit për të marrë masën disiplinore të ndalimit 15 ditë të pjesemarrjes në seance plenare ndaj kryeministrit Sali Berisha si dhe me sanksionin financiar të mbajtjes së pagës për aq ditë sa zgjat masa disiplinore. Sipas selisë rozë në seancën e datës 13 Tetor 2011, kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij, përdori ndaj deputeteve të opozitës fjalë fyese dhe kërcënuese, duke shkelur jo vetëm çdo rregull etik dhe moral, por njëkohësisht dhe përcaktimet e Rregullores së Kuvendit sa i përket rregullit dhe sjelljes së deputetëve në Kuvend gjatë seancave plenare. 
“Bazuar në nenin 65, pika 2 të Rregullores sipas të cilës "Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione nga 2 deri në 15 ditë" theksohet në letrën e PS drejtuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Më herët gjatë seancës së kaluar kreu i qeverisë në fjalën e tij iu drejtua deputetit të PS, Saimri Tahiri me shprehjen "Do të ta bëj fytyrën më të zezë se këpucën". 

Marrë nga ora-news.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.