Homazhe në nder të ish-presidentit Ramiz Alia

Postuar në 09 Tetor, 2011 06:31

Bëjnë homazhe, Gramoz Ruçi, Sërvet Pëllumbi, Namik Dokle, Ilir Meta, Fatos Nano, Pëllumb Xhufi.

Pak pas orës 10:00 kanë nisur homazhet për ish-presidentin e ndjerë, Ramiz Alia. Homazhet po mbahen në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë. Alia ndëroi jetë 2 ditë më parë pas një sëmundje të gjatë, në moshën 86- vjeçare. Homazhet jane parashikuar te mbahen ne 60 minuta kohe.

Homazhe në nder të ish-presidentit Alia kanë bërë edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i cili u shpreh “ Mendoj se nderimin më të mirë për çdo figurë politike e bën historia. Dua të vlerësoj figurën e zotit Alia si një figurë e shquar e luftës anti-fashiste, dhe për përpjekjet e tij për mirëkuptuar aq sa mundej pluralizmin politik.  Në fund të fundit është presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste, I pari personalitet politik që jep dorëheqjen pasi partia e tij humb zgjedhjet.

Thuajse në të njëjtën kohë ka bërë homazhe edhe ish- kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili e vlerësoi figurën e ish-presidentit Ramiz Alia.

“Besoj se është në respekt të një epoke historike, e cila ka pasur protagonistët e saj. Shpreh respektin për kontributin që ka dhënë në luftën anti-fashiste. Në rastin e homazheve duhet të shpreh vlerësimin tim për figurën e Alisë që ka dhënë në etapa të rëndësishme të historisë kombëtare, deri në institucionalizimin e pluralizmit politik.”- tha Nano.

Ruçi, Pëllumbi dhe Dokle bëjnë homazhe

Ndërsa Partia Socialiste nuk ka reaguar aspak pas vdekjes së, ishe- presidentit Ramiz Alia, në homazhe ajo është përfaqësuar nga kreu i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi dhe një prej figurave historike të PS-së, Sërvet Pëllumbi, si dhe Namik Dokle.

Marrë nga Panorama

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.