Censusi: AK: Nëse 5% refuzojnë një pyetje ajo bëhet nul

Aleanca Kuz E Zi deklaron se një javë nga fillimi regjistrimit të popullsisë në vend po monitoron gjithë procesin.
Aleanca Kuq e Zi rithekson edhe një herë apelin se proces regjistrimi ka për qëllim të mbledhë të dhëna mbi të cilat shteti shqiptar të hartojë politika, ndërsa dy pyetjet e fundit, përkatësisht pyetjet 39 dhe 40 për etninë dhe fenë, sipas Aleancës janë në interes të Athinës dhe jo të shipëtarëve.
Aleanca Kuq e Zi bën me dije se ka zhvilluar një anketë me 1200 të intervistuar, të cilët janë pyetur rreth procesit të regjistrimit dhe përgjigjet e tyre, duke nënvizuar se ka vërejtur parregullsi, të cilat do ti publikojnë në një raport final për gjithë procesin e regjistrimit.
“Nga të dhënat tona deri ani, 40% e qytetarëve kanë refuzuar ti përgjigjen pyetjeve mbi kombësinë dhe fenë (refuzim i cili ka qenë i përgjithshëm ose i pjesshëm). Që nga sot tentativa për të vendosur pyetjet mbi kombësinë dhe mbi fenë kundër vullnetit të popullit dhe kundër parimeve Kushtetuese, mund të quhet e dështuar”,- bën me dije Aleanca Kuq e Zi.
Aleanca Kuq e Zi vëren se sipas të dhënave të Eurostat nëse 5% e anketuesve e refuzojnë një pyetje ajo bëhet nul.
“E themi këtë pasi sipas udhëzimit të Eurostat të gjithë shtetet që kryejnë regjistrimin duhet të mbajnë parasysh se ato pyetje të cilave më shum se 5% e tët anketuarve refuzojne tu përgjigjet nuk merren parasysh në raportin final, pra bëhen nul”,- theksohet në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi.
Marrë nga balkanweb
Add new comment