Arkiv-Lajme të përditësuara
“Konfidencialitet” për armët
Qeverisë shqiptare i është kërkuar nga organizata e OKB-së për parandalimin e armëve kimike, e cila udhëheq procesin e çarmatimit nga këto armë të Asadit, një konfidencialitet i plotë për gjithçka që dikutohej për këtë proces.
69-vjetori i çlirimit të Tiranës, Basha: Nderim e reflektim, të mos tradhtojmë idealet e lirisë
TIRANE- Kreu i bashkise, njeheresh lideri i opozites shqiptare, Lulzim Basha ka nderuar sot me homazhe ne Varrezat e Deshmoreve 69-vjetorin e clirimit te Tiranes.
Dite nderimi, respekti, por edhe reflektimi e quajti ate kete dite, pasi vendosi kurore me lule dhe u perkul ne shenje nderimi para monumentit “Nene Shqiperi”.
Ne nje prononcim per mediat, Basha theksoi se bashke me nderimin me respekt per vepren e tyre te pavdekshme, brezi i ri e brez pas brezi duhet te kujtojne e te mos tradhtojne me idealet e lirise per te cilet deshmoret dhane jeten.
Sekuestrohen 8.4 kuintalë hashash në Karaburun, kishte destinacion Italinë
841 kg kanabis janë sekuestruar nga policia e Vlorës mbrëmjen e së shtunës në zonën e Karaburunit.
Lënda është kapur në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.
“Si rezultat i krehjes së zonës nga efektivat e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Delta Forcë në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës” rreth orëve të para të mëngjesit janë konstatuar rreth 20 çanta të zeza dhe 38 thasë të cilët ishin mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, e cila në total ishte 841 kg”, bën të ditur policia.
Policia dyshon se lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë.
Armët kimike/ Ministri Bushati: S’kishte as negociata, ne donim, por nuk kishim kushte
Në këndvështrimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati Shqipëria nuk pranoi të merrte pjesë në shkatërrimin e armëve kimike siriane jo sepse nuk donte, por sepse e pa të pamundur dhe të pasigurtë këtë pjesëmarrje. Në një intervistë ekskluzive dhënë Deutsche Welle-s, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e sqaron qartë këtë pikë madje duke mohuar dhe negocitata me SHBA-në për këtë çështje. Ai thotë se ka pasur vetëm kontaktim me Shqipërinë për këtë çështje dhe Shqipëria e ka parë si mundësi të mirë për të qenë factor gjeopolitik, por “jo”-ja erdhi për shkak të pamundësisë.
Skandali i naftës virgin, nuk ka mashtrim dhe cilësi të dobët, por vetëm falsifikim!
Zbardhet vendimi i gjykatës, që dënoi Hajri Elezin me 6 muaj burg
Sokol Çobo
CEZ, aksion për prerjen e lidhjeve të paligjshme
Shoqëria CEZ Shpërndarje ka njoftuar nisjen e një aksioni në zonën e ish-Bllokut për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe debitorëve.
Sipas CEZ, nuk do të tolerohet asnjë debitor dhe askush që vjedh energjinë.
Gjithashtu, CEZ bën të ditur se deri tani janë bërë 1500 prerje lidhjesh të paligjshme.
Ky aksion mbështetet nga Policia e Shtetit.
TOP CHANNEL
Rivotimi në veri, masa të rrepta sigurie
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-iparalajmërojnë masa të shtuara sigurie për të krijuar mbarëvajtje të zgjedhjeve në tri qendra të votimit në pjesën veriore të Mitrovicës, këtë të diel.
Përsëritja e votimeve në këto tri qendra, vjen si pasojë e dhunës që ishte ushtruar nga një grup njerëzish më 3 nëntor që kishte sjellë deri te mbyllja e parakohshme e tyre. Andaj, më pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marrë vendim që votimet në këto 3 qendra të përsëriten më 17 nëntor.
Vasili: Rama u tregua racional dhe gjakftohtë, vendimi nuk ishte i lehtë
Petrit Vasili komenton vendimin e kryeministrit Rama për të refuzuar shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri. Nënkryetari i LSI-së thotë se Rama u tregua racional dhe gjakftohtë, për një vendim që nuk ishte i lehtë për t’u marrë.
Vasili tha se u vlerësuan mundësitë reale që Shqipëria ka në lidhje me atë çka iu propozua, ndërsa shtoi se në cilësinë e aleatit më të madh, kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka qenë gjatë gjithë kohës i informuar aq sa duhej.
DITA
Dritëroi: Rama s’doli kundër popullit, Braçe karkalec
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, që kishte kërkuar një përgjigje “Jo” të armëve nga Siria, vlerësoi qëndrimin e Kryeministrit Rama dhe argumentet që solli. Agolli thotë se në gjithë këtë çështje fituam një gjeneratë reale qytetare, që proteston për interesat e saj dhe jo për ato partiake.
Si e komentoni sqarimin e Edi Ramës për armët kimike?
Tahiri: Me urdhër të Ramës nuk u procedua askush për protestat pavarësisht devijimit ligjor
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk ka asnjë procedim penal për personat që protestuan kundër ardhjes së armëve kimike në Sirisë në Shqipëri. Pas publikimit në media të lajmit se policia ka nisur procedim penal për tubim të paligjshëm, ka ardhur reagimi i kreut të Ministrisë së Brendshme.