Arkiv-Lajme të përditësuara

Arvizu: 80% e asaj çka po dëgjoni në TV është dezinformim! Do zhgënjeheshim nëse Rama thotë JO

Postuar në 15 Nëntor, 2013 03:21

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alekander Arvizu i ftuar në emisionin Top Story komentoi protestat e ditës së sotme. Sipas tij, demonstrata para ambasadës së SHBA është një zhvillim pozitiv pasi ka qenë tabu të protestojë në rrugën e Elbasanit dhe tabutë duhen thyer.

Në 17:00 qëndrimi për armët

Postuar në 15 Nëntor, 2013 03:20

Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi se do të ndajë publikisht qëndrimin e tij sa i përket armëve kimike siriane, pasditen e sotme në orën 17:00. 

Këtë njoftimin Rama e shpërndau nëpërmjet profilit të tij zyrtar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, në një kohë kur para kryeministrisë dhe në sheshet e vendit janë paralajmëruar protesta kundër armëve kimike. 

Dhjetra persona kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë, duke iu bashkuar grupit të vogël që e gdhiu para godinës në shenjë proteste ndaj armëve kimike. 

Lirohen nga detyra rreth 50 efektivë policie

Postuar në 14 Nëntor, 2013 14:18

TIRANE- Rreth 50 efektivë të Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë liruar sot nga detyra.  Urdhri është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, dhe shkak për këtë duket se është bërë struktura e re e Policisë së Shtetit.

Burime policore bëjnë me dije se 50 efektivët janë liruar  me motivacionin për shkarkim të organikës me hyrjen në fuqi të strukturës së re të policisë, dhe pamundësi për emërim në ndonjë vend tjetër.

 

 

 

PANORAMA

Rama ndërpret vizitën në Malin e Zi

Postuar në 14 Nëntor, 2013 14:16

Kryeministri Edi Rama ndërpret vizitën e tij zyrtare në Mal të Zi. Burime brenda qeverisë Rama bëjnë me dije se Kryeministri pritet të dalë në një konferencë për shtyp, për t’i thëne jo sjelljes së armëve kimike të Assad për demontim në Shqipëri.

Përballë protestave qytetare që përfshinë gjithë vendin, duket tashmë se Tirana zyrtare do tërhiqet nga bisedimet për shkatërrimin e armëve kimike siriane.

Shpërthejnë spekulimet, media kosovare: Armët kimike do vijnë këtu

Postuar në 14 Nëntor, 2013 14:14

Ngërçi ndërkombëtar i krijuar për shkak të armëve kimike mund të zgjidhet nga shteti më i ri në Europë?

“Në rast të refuzimit të Shqipërisë, Kosova është opsioni i dytë, -  sipas gazetës “Express”, e cila shkruan në versionin e saj online se sipas disa burimeve, ka pasur bisedime me vendet e NATO-s lidhur me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në malin e Goleshit apo në furrat e Trepçes.

Letra e Withers për DASH-in: Shqipëria në rrezik nga mbetjet e saj kimike

Postuar në 14 Nëntor, 2013 14:13

A është Shqipëria një vend i sigurtë për shkatërrimin e armëve kimike? Kjo është një pyetje që duhet të shtrohet në njëmoment kur flitet për ardhjen e tonelatave me mbetje kimike nga Siria në vendin tonë për tu shkatërruar. Një pyetje që nuk lë shumë hapësirë për përgjigje pozitive pasi të lexosh një letërkëmbim mes ish-ambasadorit amerikan në Tiranë John Withers me Departamentin Amerikan të Shtetit. Letra e marrë nga kabllogramet e Wikileaks tregon hapur frikën e ambasadës amerikane për mbetjet kimike.

Qytetarët pushtojnë sheshin

Postuar në 14 Nëntor, 2013 14:11

Prej orëve të para të mëngjesit po vijon protesta e qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile para godinës së Kryeministrisë, e organizuar për herë të parë kaq masive përmes rrjeteve sociale. Protesta e nisur që në orën 09:00 përpara Parlamentit po vijon edhe në këto caste përpara selisë së Qeverise dhe pjesëmarrësit thonë se nuk do të lëvizin prej andej pa dëgjuar vendimin e qeverisë shqiptare për armët kimike të Sirisë.   

‘Nëpunësi Civil’, Kuvendi rrëzon dekretin e Nishanit për Aktin Normativ

Postuar në 14 Nëntor, 2013 08:40

TIRANE- Shumica ne Kuvend ka rrezuar dekretin e Presidentit Nishani, i cili ktheu per rishqyrtim si antikushtetues Aktin Normativ per shtyrjen me 6 muaj te Statusit per Nepunesin Civil. 

Mes debatesh ne Kuvend, e nderkohe qe opozita protestonte, dekreti eshte rrezuar me 75 vota pro e 1 abstenim. 

Me heret ky dekret u rrezua edhe ne Komisionin e Ligjeve me votat e deputeteve te maxhorances, nderkohe qe opozita e kundershtoi voten kunder, duke i qendruar argumenteve qe kishte dhene kreu i shtetit.

 

 

PANORAMA

Protestuesit dëbojnë Berishën dhe Bashën: Larg plehërave politike

Postuar në 14 Nëntor, 2013 08:39

Ish-kryeministri Berisha dhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha tentuan të bëhen pjesë e protestës, por u dëbuan nga turma, me thirrjet: “Luli ik, Luli ik...Largojuni plehërave me dy këmbë; Mos u tregoni servilë; Jemi vetëm; IK IK IK…”

Veliaj: Sali Berisha përdori armë kimike kundër popullit të vet

Postuar në 14 Nëntor, 2013 08:38

Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me armët kimike. Kryeministri ka thënë vetëm të vërtetën lidhur me këtë çështje. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ripërsëriti qëndrimin e qeverisë lidhur me ato që maxhoranca i quan spekulime për armët kimike. Pas një vizite në Kryegjyshatën Bektashiane me rastin e Festës së Hashures, ministri Erion Veliaj tha për mediat se çështja po përdoret për qëllime politike, ndërkohë që nuk është vendosur ende asgjë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara